LIVE UPDATES
Bota

Familja e suedezit të arrestuar në Iran bën thirrje për mbështetje ndërkombëtare

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të martën se burgimi i zotit Johan Floderus ishte ngritur në mënyrë të përsëritur me autoritetet iraniane.

10 Shtator 2023, 22:50 Nga I.A
Familja e suedezit të arrestuar në Iran bën thirrje për
Johan Floderus

IRAN- Familja e një shtetasi suedez që punon për Bashkimin Evropian, i cili është arrestuar në Iran, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kontribuojë në lirimin e tij. Johan Floderus ndodhet prej më shumë se 500 ditësh në qelitë iraniane nën dyshimet për spiunazh, tha familja e tij të dielën.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të martën se burgimi i zotit Johan Floderus ishte ngritur në mënyrë të përsëritur me autoritetet iraniane.

“Familja, miqtë dhe mbështetësit e Johanit po bëjnë thirrje për vëmendje urgjente ndërkombëtare për të siguruar lirimin e tij të menjëhershëm dhe kthimin e sigurt në Evropë”, shkruante familja në një faqe interneti kushtuar lirimit të tij, në ditëlindjen e 33 të Johanit.

Ata thanë se zoti Floderus po mbahej pa akuza zyrtare në burgun Evin të Teheranit, ku dërgohen të burgosurit politikë dhe shumë të burgosur që përballen me akuza sigurie, përfshirë iranianë me shtetësi të dyfishtë.

Familja e tij tha se zoti Floderus kishte udhëtuar në të gjithë Lindjen e Mesme për të studiuar gjuhët, për të eksploruar vendet historike dhe për të mbështetur projektet e bashkëpunimit humanitar në Iran në emër të BE-së. Ai u arrestua në prill të vitit 2022 përpara se të largohej nga Irani.

“Nevojat e tij për racione ushqimore adekuate, dalje në ambjentet e jashtme, kontrolle mjekësore dhe të tjera, nuk respektohen (në burg)”, shprehet familja e tij, duke shtuar se atij i ishte mohuar “komunikimi” me ambasadën e Suedisë në Teheran, përveç disa vizitave konsullore.

Ata thanë se duke filluar nga shkurti i këtij vitit, zoti Floderus u kufizua në një telefonatë të shkurtër në muaj.

Për vite me radhë, Garda Revolucionare e Iranit ka arrestuar dhjetëra individë me shtetësi të dyfishtë dhe të huaj, kryesisht për spiunazh dhe akuza të lidhura me sigurinë.

Grupe të të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore e kanë akuzuar Iranin se po kryen arrestime me qëllim shantazhimin e vendeve të tjera për lëshime politike.

Teherani thotë se arrestime të tilla bazohen në kodin penal dhe mohon të mbajë njerëz për arsye politike.

Marrëdhëniet mes Stokholmit dhe Teheranit kanë qenë të tensionuara që nga viti 2019 kur Suedia arrestoi një ish-zyrtar iranian për pjesmarrje në ekzekutimin masiv dhe torturimin e të burgosurve politikë në Iran në vitet 1980. Ai u dënua me burgim të përjetshëm vitin e kaluar, duke bërë që Irani të tërheqë të dërguarin e tij në Suedi në shenjë proteste.

Marrë nga VOA

johan floderus josep borrell

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj