LIVE UPDATES
Bota

Familjarët e akuzojnë se e rrahu nxënësin, mësimdhënësi e mohon: Nuk i rashë shuplakë, është i pasjellshëm

Ndërsa për ndodhinë në shkollë, dreJtori i Arsimit në Dragash, Selim Kryeziu, i cili paralajmëroi masa për personat në përfshirë në këtë rast.

11 Shkurt 2023, 18:57 Nga I.A
Familjarët e akuzojnë se e rrahu nxënësin,
Foto Ilustruese

KOSOVË- Në Dragash ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Në një shkollë në këtë qytet, është raportuar se një mësimdhënës e ka rrahur një nxënës, i cili pastaj është ankuar në Policinë e Kosovës. Mësimdhësi që po akuzohet për këtë çështje, e ka mohuar rastin, gjersa familjarët e nxënësit theksojnë se fëmiju ka pasur lëndime fizike si pasojë e rrahjes. Gazeta Nacionale shkruan se për ndodhinë në shkollë, drejtori i Arsimit në Dragash, Selim Kryeziu, paralajmëroi masa për personat në përfshirë në këtë rast.

Në një prononcim, një familjar i nxënësit tha se ai ka pasur lëndime fizike dhe se mbi të është ushtruar edhe dhunë psiqike.

“Po ka pasur lëndimë fizike, dhunë psiqike, brenda objektit të shkollës. Ka pasur dhunë prej Drejtorit të shkollës, e kemi edhe raportin që e kemi dërgu tek mjeku. Ka thënë se e ka goditur në kokë, në fytyrë. Drejtori nuk po i jep imunitet, po i thotë që ta bëjë më zi sesa ta ka bërë arsimtari. I ka dhënë dhunë psiqike, i ka thënë mos gabo me hip në emergjencë. Ne e kemi pasur tek psikologu, i ka qit disa terapi. Nuk don me dalë në shkollë sepse po ka frikë që mund të ndodhë e njëjta.”, ka thënë njëri nga familjarët.” – tha familjari i nxënësit që raportohet të jetë rrahur.

Nacionale ka kontaktuar sot edhe me mësimdhënësin që dyshohet se ka rrahur nxënësi, Fitim Tërshnjaku, i cili i mohoi të gjitha akuzat se e ka rrahur nxënësin. Arsimtari Tërshnjaku, ka thënë se edhe nxënëstë tjerë ishin ankuar për nxënësin në fjalë. Tutje, mësimdhënësi ka thënë se nuk e ka prekur me dorë, ndonëse thotë se vetëm e ka kapur me forcë për xhakete.

Dje isha kujdestar ditor, tre katër herë i njëjti nxënës në pushim të gjatë e të shkurtër del në mënyrë të pakontrolluar. Në pushimin e shkurtë pas orës së 5-të, erdhën dy nxënës dhe mu ankuan për këtë person. Nxënësi është në 9/3. Ato mu ankuan se ky nxënës bashkë me një shok tjetër po i ngacmojnë. Unë jam i vetmi arsimtar që kam bëtë diskriminim pozitiv ndaj atij nxënësi, pasi ka pasur nota të dobta dhe unë ja kam vënë 2-sh duke ja njohur prindin. Aty janë kamerat e sigurisë dhe janë edhe nxënësit. Ai kish dhënë deklaratë gjoja unë i kam dhënë shuplakë. Ia ngjita me forcë dhe më të vërtetë e kam futur në klasën e tij. Është pak i pasjellshëm. Aty nuk ka pasur kurrfarë dhune. Më shajti pak dhe më tha që kam me e lajmëru policinë”, ka thënë tutje ai.

Në një prononcim, Kryeziu e ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në shkollën ’Sezai Surroi’ dhe se ka thënë se do të kthejnë kamerat e asaj dite për të kuptuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

"Jemi të njoftuar me rastin, rasti ka ndodhur në shkollën 'Selami Hallaçi’, për momentin kam kontaktuar me drejtorin e shkollës dhe pritet që të shikohen kamerat e asaj dite se kur ka ndodhur rasti, me pas do të ndërmarrim masat e duhura ndaj arsimtarit, po presim të shohim kamerat pasi që gjithçka aty filmohet dhe më pas shohim për rastin.” - ka thënë Kryeziu për Nacionale.

Ndërsa drejtori i shkollës “Sezai Surroi”, ka refuzuar të komentojë ngjarjen që ndodhi në objektin që ai drejton. Gazeta Nacionale ka kontaktuar edhe me kryetari e Komunës, Bexhet Xheladini, i cili tha se është në dijeni për këtë rast.

"Po jemi në dijeni në lidhje me rastin, për momentin rasti është në procedurë më shumë nuk mund të jap detaje", ka thënë Xheladini.

Ndërsa, Policia e Kosovës në mëngjes kishte njoftuar se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:20, në Dragash. Tutje ishtë bërë e ditur se viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga arsimtari, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

selim kryeziu fitim tërshnjaku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet