LIVE UPDATES
Bota

Çfarë do të thotë për Kosovën mbështetja e SHBA-së?

Mbi 2 miliardë dollarë, kjo është shuma që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë për Kosovën, që nga viti 1998.

15 Shkurt 2024, 12:51 Nga Krenare Cubolli
Çfarë do të thotë për Kosovën mbështetja e
Një burrë duke ecur mbrapa mbishkrimit “Faleminderit NATO” dhe "Faleminderit SHBA", si dhe flamurit amerikan në Stagovë, vendbanim në Kaçanik, Kosovë.

KOSOVA- Ndër temat më të diskutuara të kësaj jave është partneriteti në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, i cili, sipas Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, është vënë në pikëpyetje për shkak të vendimit të Kosovës që e ndalon përdorimin e dinarit serb. Mbi 2 miliardë dollarë, kjo është shuma që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë për Kosovën, që nga viti 1998. Mbështetja amerikane ka qenë vendimtare për nisjen e bombardimeve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) kundër caqeve të ushtrisë serbe, më 1999, dhe në rrugën e Kosovës drejt pavarësisë. Uashingtoni ka qenë ndër të parët që e ka njohur shtetësinë e Kosovës, më 2008. Udhëheqës shtetërorë kosovarë e përsërisin shpesh që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike. Megjithatë, në disa raste, viteve të fundit, raportet me Uashingtonin janë tendosur. Shtetet e Bashkuara, aktualisht, po kërkojnë pezullimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që e bën euron valutë të vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme.

Zyrtarët amerikanë shqetësohen se me rregulloren e re të BQK-së mund të dëmtohen pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, të cilët e përdorin valutën e Serbisë, dinarin. Beogradi ndan miliona euro për serbët në Kosovë dhe ua paguan – përmes një sistemi paralel, rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë. Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, është shprehur qartë se mungesa e koordinimit po i rrezikon marrëdhëniet SHBA-Kosovë.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thosha, nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere”, ka thënë O’Brien për Zërin e Amerikës.

Pas kësaj deklarate, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk ka aleate dhe mike më të rëndësishme se SHBA-në. Në maj të vitit 2023, Kosova është përjashtuar nga stërvitjet ushtarake “Defender Europe ‘23”, pasi nuk e ka dëgjuar këshillën e SHBA-së për hapa drejt uljes së tensioneve në veri të vendit. SHBA-ja pati thënë se nuk ka entuziazëm për të reaguar ndaj interesave të Kosovës, përfshirë angazhimin me vendet mosnjohëse dhe avancimin e Kosovës në rrugën euroatlantike. Në marsin e vitit 2020, Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) e Qeverisë amerikane pati pezulluar fonde në vlerë të 50 milionë dollarëve për programe të zhvillimit ekonomik në Kosovë. Shkak ishte bërë një vendim i ekzekutivit të atëhershëm, i udhëhequr nga Ramush Haradinaj, për vendosjen e tarifave ndaj mallrave serbe. Pas shfuqizimit të vendimit nga qeveria pasuese, MCC-ja e pati rifilluar programin e ndihmave. Për shkak të vendimit për taksën, zyrtarët amerikanë patën anuluar vizita dhe pjesëmarrjen e Kosovës në disa programe. Disa senatorë edhe e patën vënë në pikëpyetje ekzistencën e bazës ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë.

Amerika i ka trupat e veta ushtarake në Kosovë, të angazhuara në misionin e NATO-s, KFOR, ndërsa Bondsteel-i është baza e saj më e madhe ushtarake në vend. Janë dy institucione që Uashingtoni përdor për t’u angazhuar në Kosovë: Ambasadën e tij në Prishtinë, dhe Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). SHBA-ja synon ta përmirësojë fushën e sundimit të ligjit në Kosovë, ta ndihmojë atë të ketë rritje ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të sigurojë që Kosova të kontribuojë pozitivisht në stabilitetin rajonal – duke përfshirë transformimin e sektorit të sigurisë, luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, promovimin e të drejtave të pakicave dhe integrimin në struktura euroatlantike. Vetëm në shtator të 2023-tës, USAID-i ka ndarë një grant prej 35 milionë eurosh për Kosovën, për ta ndihmuar në fushën e integrimeve.Ndër vite, programet e agjencisë u janë dedikuar luftës kundër korrupsionit, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë; luftës kundër dezinformimit dhe avokimit për media të pavarura; programeve dhe bursave të ndryshme në fushën e edukimit; fuqizimit të shoqërisë civile dhe rritjes së demokracisë; si dhe zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve të huaja.

Ndonëse NATO-ja e pati kundërshtuar më 2018 vendimin e Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, SHBA-ja e ka mbështetur këtë proces dhe ka punuar në avancimin e kësaj force. Ambasadori i atëhershëm amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, pati deklaruar se “është e natyrshme për Kosovën, si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse”. Më 2021, në bashkëpunim me SHBA-në, kontingjenti i parë i FSK-së mori pjesë në një mision paqeruajtës jashtë vendit. Po atë vit, SHBA-ja i dhuroi Kosovës një donacion prej 55 automjetesh ushtarake. Profesori i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins, David Kanin, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk e përjashton mundësinë e sanksioneve pas mospajtimeve të fundit për dinarin. Megjithatë, ai ka theksuar se SHBA-ja “nuk do të shkojë aq larg dhe, thjesht, ta ndërpresë marrëdhënien me Kosovën”. Kanin ka thënë se nuk beson që do të ndryshojnë pohimet e SHBA-së se është mbrojtëse e Kosovës./ REL

kosova shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj