Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kandidatura e Arben Taravarit është diskutuar edhe më 30 janar në Prishtinë, gjatë një takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe katër udhëheqësve të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
SHKUP- Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, shpalli kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill dhe 8 maj. Taravari shpalljen e kandidaturës e bëri më 15 shkurt në qytetin e Gostivarit të Maqedonisë së Veriut.
Ai do të jetë kandidat i koalicionit të opozitës shqiptare, Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN). Ky koalicion përbëhet nga Lëvizja Besa, Alternativa, Lidhja Demokratike, njëri krah i Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet në Kosovë.
Kandidatura e Arben Taravarit është diskutuar edhe më 30 janar në Prishtinë, gjatë një takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe katër udhëheqësve të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
“Është privilegj të kem besimin e kaq shumë faktorëve. Është përgjegjësi të jem i zgjedhuri dhe i besuari i tyre. Është mision të jem zëri juaj...Ne kemi mundësinë që diversitetin e vendit tonë ta shndërrojmë në artin e bashkëjetesës dhe harmonisë. Ndryshimi ka nisur dhe kjo tashmë shihet”, tha Taravari para drejtuesve të opozitës shqiptare, ku ishte i pranishëm edhe Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Kurti.
Arben Taravari aktualisht është kryetari i Komunës së Gostivarit. Ai tha se pret që në zgjedhjet presidenciale të ketë mbështetjen e të gjitha etnive në Maqedoninë e Veriut.
“Unë do të kërkoj mbështetje nga të gjitha partitë politike, përfshirë edhe partitë tjera shqiptare, maqedonase, boshnjake, turke, rome dhe të të gjithë atyre që vlerësojnë se unë jam njeriu që duhet të udhëheq shtetin”, theksoi Taravari.
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut u shpallën një ditë më parë nga kreu i Kuvendit, Jovan Mitrevski.
Kandidaturën për president deri tani e ka shpallur vetëm se partia “E Majta”. Kjo parti do të garojë me profesoreshën, Biljana Vankovska. Afati për shpalljen e kandidaturave për garën presidenciale është deri më 19 mars.
Partia në pushtet, Lidhja Social Demokrate (LSDM), sipas presidentit aktual maqedonas, Stevo Pendarovski, do të duhet ta caktojë kandidatin për president brenda dhjetë ditësh. Si kandidat i mundshëm është edhe presidenti Pendarovski, ndërsa përfliten edhe emrat e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, dhe i sekretarit të LSDM-së, Mile Zeqeviç.
Partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE, kandidatin e saj do të shpallë në konventën partiake që do ta mbajë më 2 mars. Partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, ende nuk ka bërë të ditur nëse do të mbështesë kandidatin e LSDM-së, apo do ta garojë me kandidatin e saj për president./REL
foto ilustruese UKRAINË-Lufta në Ukrainë ka shkaktuar dëme të drejtpërdrejta me vlerë të paktën 152 miliard&eu...
Forcat izraelite në Rripin e Gazës më 21 janar 2024. LINDJE E MESME- Forcat izraelite kanë hyrë në spitalin kryesor në j...
foto ilustruese KOSOVË- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka propozuar tri alternativa për transaksionet ndërshtetëro...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Numri i viktimave civile nga dy sulme ajrore izraelite në Liban është rritur në dhjetë, raportoi m...
Anand Sujith Henry dhe familja SHBA- Një ngjarje e rëndë është regjitruarnë Kaliforni, ku një ish-inxhinier i Me...
mitrovice KOSOVË- Policia e Kosovës ka ndaluar dy të dyshuar lidhur me rastin e shpërndarjes së disa fletushkave në Mitrovic&...
kaja kallas RUSI- Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas është emri i fundit në listën e Rusisë ku kërkohen edhe 160 evrop...
Jens Stoltenberg BRUKSEL- Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, 18 nga 31 shtetet anëtare do ta arrijn...
Foto nga vendi i ngjarjes SHBA- Një makinë u përplas të martën në dhomën e urgjencës në spitalin 'St. Dav...
pamje nga shfaqja me drone DUBAI- Një shfaqje në Dubai në kuadër të festës së Vitit të Ri Kinez thu...