LIVE UPDATES
Bota

Programi i ri i inteligjencës artificiale krijon video nga përshkrimet e tekstit, çfarë është Sora?

Shndërruesi i tekstit në video nga OpenAI, i quajtur Sora, nuk është i pari i llojit të tij. Google, Meta dhe Runway ML janë në mesin e kompanive të tjera që kanë demonstruar teknologji të ngjashme.

16 Shkurt 2024, 13:37 Nga N.F
Programi i ri i inteligjencës artificiale krijon video nga përshkrimet
Foto ilustruese

SHBA- Prodhuesi i programit ChatGPT ka bërë hapin e tij të radhës në fushën e inteligjencës artificiale gjeneruese, me një mjet të ri që krijon aty për aty video të shkurtra, sipas komandave me shkrim që i merr. Shndërruesi i tekstit në video nga OpenAI, i quajtur Sora, nuk është i pari i llojit të tij. Google, Meta dhe Runway ML janë në mesin e kompanive të tjera që kanë demonstruar teknologji të ngjashme.

Por, cilësia e lartë e videove të prezantuara nga OpenAI – disa prej tyre pasi shefi ekzekutiv i kompanisë nga San Francisko i pyeti përdoruesit e mediave sociale që të dërgojnë ide për komanda të shkruara – mahniti publikun, teksa rriti frikën për implikimet etike dhe shoqërore.

“Një kurs gatimi për njoki shtëpie, të cilin e mban një gjyshe, personalitet i mediave sociale, në kuzhinën e një shtëpie fshatarake diku në Toskanë, me ndriçim kinematik” – kjo ishte kërkesa e sugjeruar në platformën X, që dikur njihej si Twitter, nga një fotograf i pavarur nga Nju-Hempshëri.

Altman iu përgjigj pas një kohe të shkurtër, duke publikuar një video që paraqiste atë që ishte përshkruar në kërkesë. Ai publikoi edhe video të tjera, përfshirë një që shfaqte dy qen duke realizuar një podkast në një mal, dhe një tjetër që shfaqte “një gjysmë patë e gjysmë dragua që fluturon gjatë një perëndimi të bukur, duke mbajtur një brejtës të pajisur për udhëtim në shpinën e tij”.

Mjeti nuk është ende në dispozicion për përdorim publik, ndërsa OpenAI ka zbuluar pak informata për mënyrën e krijimit të tij. Kompania, e cila është paditur nga disa autorë dhe nga gazeta The New York Times për shkeljen e të drejtës së autorit me përdorimin e shkrimeve për trajnimin e ChatGPT-së, po ashtu nuk ka zbuluar se çfarë burime imazhesh dhe videosh janë përdorur për ta trajnuar Sora-n.

OpenAI ka thënë nëpërmjet një njoftimi se po diskuton me artistë, politikëbërës dhe të tjerë, para se të vendosë për ofrimin e mjetit të ri për të gjithë. Tani për tani, Sora është falas për testuesit, të cilëve do t’ju jepet qasje e hershme. Por, nuk dihet nëse OpenAI do ta bëjë programin me pagesë kur ta lëshojë për publikun e gjerë. Kompania tashmë ka nxjerrë versione me pagesë të ChatGPT-së dhe të mjetit të saj për krijimin e fotografive, Dall-E.

OpenAI ka bërë të ditur se po punon me profesionistë – “ekspertë të fushave si keqinformimi, përmbajtja me gjuhë të urrejtjes dhe anshmëria, të cilët do ta testojnë modelin si kundërshtarë”.

“Ne, po ashtu, po ndërtojmë mjete për të ndihmuar në detektimin e përmbajtjes mashtruese, si, për shembull, një që mund të tregojë nëse një video është gjeneruar nga Sora”, ka njoftuar OpenAI.

Ky mjet detektimi do të “kontrollojë dhe refuzojë komandat me shkrim që shkelin politikat e përdorimit” të Sora-s, në rastet kur një përdorues kërkon përmbajtje me dhunë ekstreme, seksuale apo urrejtëse, apo përmbajtje që lidhen me ngjashmërinë me të famshëm apo me pronën intelektuale të të tjerëve, ka bërë të ditur OpenAI.

Kompania, e cila mbështetet nga Microsoft-i, ka thënë se Sora “mund të gjenerojë video me gjatësi deri në një minutë, duke ruajtur cilësinë vizuale dhe duke vepruar në përputhje me komandën e përdoruesit”. Modeli i ri i inteligjencës artificiale mundet, po ashtu, të përdorë një fotografi ekzistuese dhe të gjenerojë një video nga ajo. Megjithatë, OpenAI ka paralajmëruar se “modeli aktual ka të meta”, teksa e përzien të majtën dhe të djathtën, ose nuk arrin të ruajë vazhdimësinë vizuale gjatë tërë videos.

Marrë nga REL

chatgpt openai sora

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj