LIVE UPDATES
Bota

Çfarë mund të bëjë Perëndimi me rezervat e ngrira të Rusisë?

Disa politikbërës ndërkombëtare dhe avokatë, kanë thënë se rezervat ruse mund të konfiskohen nën doktrinën e ligjit ndërkombëtar që parasheh “kundërmasa”.

21 Janar 2024, 11:19 Nga M.B

 

Çfarë mund të bëjë Perëndimi me rezervat e
Flamuri rus.

 

RUSIA- Zyrtarët e Perëndimit kanë thënë se janë të hapur ndaj idesë së konfiskimit të asteve financiare ruse në vlerë të 300 – 350 miliardë dollarëve, për t’i ndihmuar Ukrainës. Mirëpo, një hap i tillë është shumë kompleks, pasi mund të përbëjë precedent kontrovers. Më poshtë janë renditur disa rrugë. Disa politikbërës ndërkombëtare dhe avokatë, kanë thënë se rezervat ruse mund të konfiskohen nën doktrinën e ligjit ndërkombëtar që parasheh “kundërmasa”. Më pas, asetet mund të shiten, dhe mjetet t’i ndahen Ukrainës, apo të krijohet një fond i veçantë për rindërtim. Të tjerë ngrenë shqetësime se diçka e tillë është kundër normave ndërkombëtare dhe mund të hapë kutinë e Pandorës, pasi Rusia mund të sfidojë vendimin. Shembuj të ngjashëm të konfiskimeve në të kaluarën, sikurse asetet e Irakut pas pushtimit të tij në Kuvajt, dhe të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, kanë ndodhur pasi kanë përfunduar luftërat, dhe jo sa kanë qenë duke u zhvilluar.

Edhe në Shtetet e Bashkuara, ekspertët e borxhit sovran, kanë vënë në dukje që Akti Ndërkomëbëtar për Kompentenca Ekonomike, nuk autorizon të drejtën për konfiskim të pronës së ngrirë ruse, në mungesë të një konflikti të armatosur në mes të SHBA-së dhe Rusisë. Asetet në vlerë të rreth 210 miliardë eurove, që janë ngrirë në Bashkimin Evropian – kryesisht lloje të ndryshme të letrave me vlerë që Banka Qendrore Ruse i ka investuar – janë duke u mbajtur në Bruksel, në institucionin që njihet si Euroclear. Pasi këto asete të konvertohen në para të gatshme, për transaksionin duhet paguar taksë prej 25 për qind në Belgjikë. Zyrtarët në BE, si dhe në SHBA dhe Britani, janë duke propozuar që ajo shumë të dërgohet në Ukrainë – rreth 15 miliardë euro në periudhën 2023-2027. Por, disa në bllokun evropian janë kundër kësaj ideje dhe Banka Qendrore Evropiane ka paralajmëruar, po ashtu, kundër menaxhimit të aseteve ruse, sepse mund të krijohet jostabilitet nëse shtete tjera mendohen nëse duhet t’i ruajnë rezervat në bankat evropiane.

Disa avokatë besojnë se ligjërisht ka pak dallim në mes të marrjes së të hyrave që gjenerohen prej aseteve të konfiskuara dhe rrëmbimit të 300-350 miliardë dollarëve. Si një tjetër mënyrë është përmendur edhe shitja e letrave me vlerë në këmbim të dëmshpërblimit. Ukraina mund t’i shesë letrat me vlerë vetëm nëse Rusia pranon të paguajë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar në luftë. Mirëpo duke marrë parasysh që Rusia ka pak gatishmëri për të paguar, atëherë Ukraina mund t’i përdorë ato para të gatshme për t’i riparuar dëmet. Kjo mënyrë është ndryshe prej konfiskimit, sepse asetet mund të transferohen vetëm nëse një mekanizëm legjitim kompensimi vlerëson për dëmet që i janë shkaktuar Ukrainës. Megjithatë, ka shumë mundësi që Ukraina të mund të përfitojë prej këtyre rezervave, nëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë interes për t’i blerë këto letra me vlerë./ REL

rusia shba be

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet