LIVE UPDATES
Bota

Çfarë ndodh nëse Donald Trump dënohet? Asnjë parashikim për këtë skenar në rregullat e kuvendit republikan

Komiteti Kombëtar Republikan njoftoi rregullat për garën dhe kuvendin e ardhshëm për emërimin e kandidatit presidencial, por pa përmendur apo pa parashikuar një zgjidhje mbi një çështje me të cilën mund të përballen republikanët gjatë verës së ardhshme: A mundet që delegatët e partisë të votojnë për një kandidat tjetër, në rast se kandidati që pritet të fitojë emërimin, shpallet fajtor për akuza penale dhe dënohet me burg?

2 Dhjetor 2023, 07:29 Nga A.B
Çfarë ndodh nëse Donald Trump dënohet? Asnjë
Donald Trump

Komiteti Kombëtar Republikan njoftoi rregullat për garën dhe kuvendin e ardhshëm për emërimin e kandidatit presidencial, por pa përmendur apo pa parashikuar një zgjidhje mbi një çështje me të cilën mund të përballen republikanët gjatë verës së ardhshme: A mundet që delegatët e partisë të votojnë për një kandidat tjetër, në rast se kandidati që pritet të fitojë emërimin, shpallet fajtor për akuza penale dhe dënohet me burg?

Ish-presidenti Donald Trump po përballet me 4 çështje penale që do të vazhdojnë edhe gjatë fazës së primareve në Partinë Republikane, një rast i pashembullt në politikën amerikane, ku kalendari politik përkon me atë të çështjeve penale ndaj një kandidati kryesor. Në 5 mars, në 15 shtete të SHBA-ve dhe Ishujt Samoa Amerikane do të mbahen garat paraprake për emërimin e kandidatit për president, një ditë që njihet si Super e Marta.
Këto primare do të zhvillohen vetëm një ditë pas seancës së parë të gjyqit ndaj zotit Trump në Uashington lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për përpjekje për përmbysje të paligjshme të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020. Zoti Trump deri tani udhëheq garën në mesin e republikanëve dhe mund të sigurojë mbështetje të madhe të nevojshme deri në Super të Martën, periudhë kur pritet të jenë zgjedhur pothuajse gjysma e delegatëve që votojnë për zgjedhjen e kandidatit presidencial.

Edhe në rast se ai do të shpallej fajtor dhe do të dënohej në gjyqin në Uashington ose në ndonjë proces tjetër gjyqësor, udhëheqësit më të lartë të partisë dhe shumë votues kanë dhënë sinjale se do ta mbështesnin gjithsesi.

Zoti Trump dhe aleatët e tij po nxisin pushimin e gjyqeve ndaj tij ose vonesat në proceset gjyqësore.
Në rregullat e Komitetit Kombëtar Republikan nuk parashikohej se si mund të veprohej në rast se do të ndodhte një skenar i tillë, i paprecedentë.

Delegatët duhet të votojnë për një kandidat të caktuar presidencial në konventë, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve paraprake ose kuvendeve partiake në shtetin e tyre. Ashtu si në vitet e kaluara, rregullat parashikojnë që delegatët të votojnë për një kandidat të caktuar të paktën gjatë raundit të parë të votimit në kuvendin kombëtar, me përjashtime të kufizuara për një numër të vogël delegatësh. Një kandidat fiton emërimin nëse fiton shumicën, që është 1215 delegatë.

Në kuvendin e ardhshëm, e cila nis më 15 korrik në Miluaki, do të jetë mundësia që përpara miratimit të tyre, të ketë ndryshime të lehta të rregullave, apo pezullim të tyre. Për një gjë të tillë kërkohet miratimi me votë i 2/3 të delegatëve.

“Eshtë një organ parlamentar”, tha Benjamin Ginsberg, një avokat për zgjedhjet republikane. “Mund të bëjë ndryshime në një mënyrë apo një tjetër”.

Këto manovra të minutës së fundit janë të vështira të organizohen dhe ka pak shenja që delegatët do të shohin për alternativa të tjera edhe pse gjyqet ndaj zotit Trump pritet të zhvillohen së afërmi.
Ekipi i fushatës elektorale të zotit Trump lëshoi një paralajmërim të fortë.
“Çdo përpjekje për të ndërhyrë tek rregullat do të shtypet nga ne që dimë të drejtojmë konventat,” tha këshilltari i zotit Trump, Chris LaCivita.

Komiteti Kombëtar Republikan nuk pranoi të komentonte mbi mundësinë e pezullimit të rregullave në rast se kandidati presidencial burgoset, por referoi intervistat e fundit në të cilat kryetarja e komitetit Ronna McDaniel, pyetjes nëse zoti Trump duhet të emërohej në rast se shpallej fajtor, i përgjigjej se partia do të mbështeste kandidatin që do të zgjidhnin votuesit.

“E di që kjo përbën lajm, por, si kryetare, unë do të mbështes atë që zgjedhin votuesit. Dhe, po, nëse ata zgjedhin Donald Trumpin, votuesit po e shohin këtë që po ndodh dhe ata mendojnë se ekziston një sistem drejtësie me dy standarde. Ata nuk besojnë shumë nga gjërat që po dalin”, tha zonja McDaniel në një intervistë për CNN në 12 nëntor. “Ata vendosin. Dhe ju po e shihni këtë të pasqyruar në anketime.”/Voa

donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet