LIVE UPDATES
Bota

Çfarë ndodhi në Ditën e Falenderimeve

Në Plymouth, të Masaçusetsit, u mbajt për herë të parë Dita e Falenderimeve. Pak milje më larg është një muze historik, ku janë paraqitur me përmasa realiste për vizitorët mënyra e jetesës e pelegrinëve dhe traditat e Ditës së Falenderimeve.

23 Nëntor 2023, 15:39 Nga I.A
Çfarë ndodhi në Ditën e Falenderimeve
Foto Ilustruese

SHBA- Sot në Shtetet e Bashkuara është Dita e Falenderimeve që festohet çdo vit, të enjten e katërt të nëntorit. Kjo bëhet në kujtim të festës së të korrave të vitit 1621, kur kolonët e ardhur nga Anglia, u ulën për të darkuar së bashku me indianët e Amerikës. Por sa prej rrëfimeve për Ditën e Falenderimeve janë të vërteta? Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Dora Mekouar, vizitoi qytetin Plymouth, në Masaçusets, ku u organizua për herë të parë Dita e Falenderimeve.

Në Plymouth, të Masaçusetsit, u mbajt për herë të parë Dita e Falenderimeve. Pak milje më larg është një muze historik, ku janë paraqitur me përmasa realiste për vizitorët mënyra e jetesës e pelegrinëve dhe traditat e Ditës së Falenderimeve.

“Kam shumë gatim për të bërë, pasi burrat kanë sjellë gjela deti, pata dhe rosa”, reciton Malka Benjamin, e cila drejton rolet interpretuese në këtë muze.

Këtu përfaqësohen edhe Wampanoagët, popullsia indigjene që mori pjesë në darkën e parë të Falenderimeve me kolonët anglezë.

Malissa Costa, anëtare e fisit Wampanoag, mbikëqyr ekspozitën.

“Populli Wampanoag ndodhet ende këtu. Dua që ta mendojnë jo si një popull indigjen i të shkuarës, por i të tashmes, që ende i përcjell mësime publikut”, thotë zonja Costa.

Richard Pickering, historiani kryesor i muzeut, thotë se Dita e parë e Falenderimeve u karakterizua nga respekti i ndërsjelltë.

“Ajo çfarë ndodhi në Plymouth në vjeshtën e vitit 1621 ishte diplomaci e nivelit më të lartë”, thotë ai.

Wampanoagët, që sot kanë një rezervat të vogël këtu pranë, bënë aleancë me pelegrinët. Ata madje i ndihmuan të sapoardhurit për t’i mbijetuar një dimri të ashpër, duke u mësuar se si të mbjellin dhe si ta fitojnë jetesën nga të korrat.

“Në këtë ngjarje nuk mund të ketë asnjë lloj mosbesimi apo armiqësie”, thotë zoti Pickering.

Nuk është e qartë se si dy palët arritën të ulen për të ndarë ushqimin së bashku. Paula Peters, anëtare e fisit Wampanoag, thotë se pelegrinët shtinë me armë dhe Wampanoagët erdhën për të parë se ç’po ndodhte.

“Në një moment vendosën, ‘Ky nuk është kërcënim. Ata thjesht po festojnë të korrat. Meqë jemi tani të gjithë këtu, le të hamë së bashku’,” thotë ajo.

Historianët dhe të tjerët hamendësojnë se çfarë ushqimesh u hëngrën gjatë festës që zgjati tre ditë.

“Wampanoagët sollën shpendë, që mund të ketë qenë gjela deti... boronica, pasi ishte fruti i stinës”, thotë zonja Peters.

“Pati krustace dhe peshq”, thotë zoti Pickering.

“Pati mish dreri”, shton zonja Peters.

Shkatërrimi që pësuan indigjenët ndodhi më vonë, me mbërritjen e më shumë kolonëve të bardhë.

“Duan t’u marrin tokën; duan t’i largojnë dhe shohim një ndryshim të përqasjes – nga admirimi, tek kategorizimi dhe tek përbuzja. Ky lloj të menduari u mundësoi që të dëshirojnë largimin e tyre nga kjo tokë, pa patur as ndonjë ndjesi faji”, thotë zoti Pickering.

Pelegrinët erdhën fillimisht në Amerikë në kërkim të lirisë fetare, por me sa duket jo për të gjithë, thotë zonja Peters.

“Sakrifikuan kaq shumë për lirinë fetare, por nuk ia ofruan të njëjtën mirësi popujve indigjenë që jetonin këtu përpara tyre”, thotë ajo.

Si shumë amerikanë, zonja Peters dhe zonja Costa do ta kalojnë Ditën e Falenderimeve me familjen e tyre. Por, ato do të mendojnë edhe për sakrificat e paraardhësve të tyre.

Marrë nga VOA

paula peters dora mekouar

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët