LIVE UPDATES
Bota

Çfarë përmban doktrina bërthamore e Rusisë

Ai paralajmëron se nëse Kievi godet brenda territorit rus me armë me rreze të gjatë veprimi të dërguara nga Perëndimi dhe nëse NATO-ja dërgon trupa në Ukrainë, kjo do të përbënte një përshkallëzim madhor dhe mund të sillte si rezultat një kundërpërgjigje të fuqishme.

30 Korrik 2024, 19:46 Nga E. D

Çfarë përmban doktrina bërthamore e Rusisë

RUSI- Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia mund ta modifikojë doktrinën e saj bërthamore lidhur me përdorimin e arsenalit atomik, një mesazh që duket qartë se drejtohet ndaj Perëndimit, në përpjekje për të parandaluar rritjen e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Ai paralajmëron se nëse Kievi godet brenda territorit rus me armë me rreze të gjatë veprimi të dërguara nga Perëndimi dhe nëse NATO-ja dërgon trupa në Ukrainë, kjo do të përbënte një përshkallëzim madhor dhe mund të sillte si rezultat një kundërpërgjigje të fuqishme.

Zoti Putin ka thënë se politika bërthamore e vendit nuk është e ngurtë dhe se ajo mund të ndryshohet në varësi të kushteve.

Që kur Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës në vitin 2022, presidenti Putin dhe figura të tjera të Kremlinit e kanë përdorur shpesh arsenalin bërthamor si instrument për të paralajmëruar Perëndimin.

Në ditën e parë të luftës, Putin tha se “kushdo që përpiqet të na frenojë, aq më tepër të paraqesë kërcënime për vendin dhe popullin tonë, duhet ta dijë se përgjigja ruse do të jetë e menjëhershme dhe me pasoja të pashembullta”.

Që kur filloi lufta, afro 2 vjet e gjysmë më parë, Perëndimi i ka dhënë Ukrainës armë të sofistikuara me vlerë miliarda dollarë, disa prej të cilave kanë goditur brenda territorit rus. Dhe megjithëse kërcënimet kanë qenë më të shumta nga Kremlini – i cili madje ka vendosur edhe armë bërthamore në Bjellorusi, pranë kufirit me Ukrainën – deri sot paralajmërimet ruse kanë mbetur të kufizuara tek retorika.

Por çfarë mund të shkaktojë një përgjigje bërthamore?

I pyetur për një gjë të tillë në qershor nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, zoti Putin përmendi të ashtuquajturën doktrinë bërthamore të Rusisë.

"Shikoni formulimin e saj. Nëse veprimet e dikujt kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin tonë territorial, ne shqyrtojmë mundësinë e përdorimit të të gjitha mjeteve që kemi në dispozicion”, tha zoti Putin.

Tani zërat më të ashpër të Moskës po i kërkojnë atij të ndryshojë doktrinën duke e ulur pragun për përdorimin e armëve bërthamore dhe presidenti rus thotë se dokumenti mund të modifikohet, në varësi të situatës globale.

Çfarë është doktrina bërthamore e Rusisë?

E njohur zyrtarisht si "Parimet themelore të politikës shtetërore për parandalimin bërthamor", doktrina u nënshkrua nga zoti Putin në vitin 2020 dhe përcakton rastet kur Rusia mund të vërë në përdorim arsenalin e saj atomik, më i madhi në botë.

Sipas këtij dokumenti, armët bërthamore janë "një mjet parandalimi", dhe përdorimi i tyre do të ishte një "masë e skajshme dhe e detyruar". Në doktrinë thuhet se Rusia “ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për të reduktuar kërcënimin bërthamor dhe për të parandaluar përkeqësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare deri në pikën e konflikteve ushtarake, përfshirë ato bërthamore”.

Dokumenti thekson se "parandalimi bërthamor ka për qëllim që t’i bëjë të qartë një kundërshtari të mundshëm se në rast të një agresioni kundër Federatës Ruse dhe/ose aleatëve të saj, kundërpërgjigjja është e pashmangshme".

Në çfarë rastesh parashikohet përdorimi i armëve bërthamore?

Sipas doktrinës, Rusia mund t'i përdorë këto armë "si kundërpërgjigje ndaj përdorimit të armëve bërthamore dhe llojeve të tjera të armëve të shkatërrimit në masë kundër saj dhe/ose aleatëve të saj, si dhe në rast agresioni kundër Federatës Ruse me armë konvencionale, kur vetë ekzistenca e shtetit është në rrezik”.

Në dokument detajohen rastet konkrete të aktivizimit të këtyre armëve:

— Nëse ka informacion të besueshëm mbi lëshimin e raketave balistike që kanë në shënjestër territorin e Rusisë ose aleatëve të saj.

— Nëse armë bërthamore ose armë të tjera të shkatërrimit në masë përdoren kundër Rusisë ose aleatëve të saj.

— Nëse një sulm me armë konvencionale kërcënon ekzistencën e Rusisë.

— Nëse ndërmerren sulme ndaj objekteve të rëndësishme të qeverisë ose ushtrisë ruse, që mund të minojnë aftësinë e vendit për një kundërpërgjigje bërthamore.

A ka pasur sulme që i janë afruar kufirit të përcaktuar për përdorimin e këtyre armëve?

Pasi Rusia sulmoi pjesë të Ukrainës verilindore pranë qytetit të Kharkivit, Uashingtoni lejoi Kievin të përdorë armë me rreze më të gjatë veprimi dërguar nga Shtetet e Bashkuara për sulme në rajonin kufitar brenda territorit rus. Por rrezja e veprimit e këtyre sulmeve ka qenë e kufizuar dhe nuk duket se ato paraqesin kërcënim ekzistencial sipas doktrinës bërthamore.

Megjithatë, zërat më të ashpër të Moskës kanë përmendur një sërë sulmesh ukrainase ndaj bazave ajrore ruse ku ka avionë luftarakë me aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi, si edhe goditjet ndaj radarëve paralajmërues.

Ata thonë se këto raste justifikojnë përdorimin e armëve bërthamore, siç parashikohet në doktrinë.

Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar mbi sulmet ndaj objektivave më të ndjeshme. Radarët për paralajmërim të hershëm kanë si objektiv të diktojnë lëshimin e mundshëm të raketave amerikane, në mënyrë që Rusia të mund të aktivizojë raketat e saj duke parandaluar kështu shkatërrimin e tyre.

James Acton, bashkëdrejtor i programit të politikës bërthamore në organizatën Carnegie, shprehej në një analizë së fundmi se sulmet ukrainase ndaj radarëve të paralajmërimit të hershëm mund të krijojnë përshtypjen tek Kremlini se Uashingtoni i ka inkurajuar këto sulme në përpjekje për të dobësuar sistemin parandalues bërthamor të Rusisë.

“Nëse Moska beson se Uashingtoni mund të kryejë një sulm të suksesshëm parandalues ndaj forcave të saj bërthamore, kjo e shton rrezikun që Rusia të ndërmarrë një sulm bërthamor në shkallë të gjerë bazuar në një alarm të rremë ose të keqinterpretuar,” thotë ai.

Çfarë ndryshimesh po merren nën shqyrtim?

Kërcënimet bërthamore të Kremlinit janë reduktuar kohët e fundit, ndërsa Moska ka shënuar përparim në fushën e betejës në Ukrainë. Megjithatë, ka pasur edhe thirrje në Rusi për ndryshimin e doktrinës bërthamore dhe zoti Putin ka thënë se ajo mund të modifikohet, në varësi të zhvillimeve globale.

Ka pasur zëra që kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për ta bërë atë më të ashpër, duke argumentuar se dokumenti aktual është shumë i butë dhe lë vend për interpretime. Ata thonë se doktrina nuk e ka frenuar Perëndimin të rrisë ndihmën për Ukrainën dhe krijon përshtypjen se Moska nuk do t’i përdorte kurrë armët bërthamore.

Dmitri Trenin, ekspert për marrëdhënie me jashtë në Institutin e Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, një institut i financuar nga Kremlini, sugjeron rishikimin e doktrinës në mënyrë që ajo të parashikojë se Rusia mund të jetë e para që godet me armë bërthamore kur "interesat jetike kombëtare janë në rrezik", si në rastin e Ukrainës.

"Detyra urgjente në vitin e tretë të konfrontimit ushtarak është të parandalohet angazhimi i mëtejshëm i NATO-s," thotë ai.

“Nëse nuk e bëjmë këtë, përshkallëzimi i vazhdueshëm nga Perëndimi do të çojë në një përplasje të drejtpërdrejtë mes ushtrisë ruse dhe NATO-s, gjë që mbart rrezikun e një lufte bërthamore globale”.

Sergei Karaganov, një ekspert i politikës së jashtme që këshillon Kremlinin, i ka kërkuar gjithashtu Presidentit Putin të ndryshojë doktrinën, duke ulur pragun e përdorimit të armëve bërthamore.

"Shpresoj që të ndryshohet së shpejti në mënyrë që t'ju japë zyrtarisht të drejtën për t'iu përgjigjur çdo sulmi në territorin tonë me një sulm bërthamor," iu drejtua ai udhëheqësit rus gjatë një forumi në Shën Petersburg.

"Shpresoj që një dispozitë e tillë t'i shtohet doktrinës sonë në mënyrë që kundërshtarët tanë të zmbrapsen", vazhdoi ai.

Presidenti Putin tha se aktualisht nuk sheh kërcënime që do të justifikonin përdorimin e armëve bërthamore, por ai e la të hapur mundësinë për rishikimin e dokumentit.

"Kjo doktrinë është një instrument i adaptueshëm. Ne po ndjekim me kujdes se çfarë po ndodh në botën përreth nesh dhe nuk i përjashtojmë ndryshimet," tha ai.

Nevoja për të modifikuar dokumentin, tha ai, është nxitur nga shqetësimet se Perëndimi po shqyrton mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore me kapacitet të ulët. Zoti Putin nuk dha detaje, por komentet e tij mund t’u referohen diskutimeve në Shtetet e Bashkuara për vendosjen e raketave bërthamore me kapacitet të ulët të lëshuara nga nëndetëset.

Përkrahësit e kësaj ideje thonë se armë të tilla nevojiten për t’u bërë ballë kërcënimeve ruse, ndërsa kritikët argumentojnë se do të rrisnin rrezikun e luftës.

“Ne jemi në dijeni të ideve që qarkullojnë në qarqet e ekspertëve në Perëndim se po zhvillohen pajisje bërthamore me fuqi jashtëzakonisht të ulët dhe se ato mund të përdoren. Në vetevete kjo nuk përbën diçka veçanërisht të tmerrshme”, tha zoti Putin. “Por është detyra jonë ta ndjekim me vëmendje një gjë të tillë dhe pikërisht këtë po bëjmë”./VOA

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj