19 Dhjetor 2024, 13:35
Nga I.A
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Moska është afër qëllimin të vet parësor në luftën kundër Ukrainës, si dhe i sfidoi Shtetet e Bashkuara për një “duel” raketor, me përfshirjen e raketës së re hipersonike balistike të Rusisë, Oreshnik.
Duke folur në një konferencë vjetor, të cilën e përdor kryesisht për të treguar kontroll mbi gati çdo aspekt të sferës politike dhe ekonomike të Rusisë, Putini u mburr për ekonominë e vendit, duke e fshehur ndikimin e sanksioneve të fuqishme që Perëndimi i vendosi ndaj Kremlinit pas pushtimit të Ukrainës.
Sesioni i kontrolluar rreptë pyetje-përgjigje më 19 dhjetor, i cili transmetohet drejtpërdrejt nga kanalet e televizioneve shtetërore në gjithë vendin, është përqendruar në vitet e fundit në çështje të brendshme.
Putin, në pushtet për gati një çerek shekulli, tha se forcat ruse po përparojnë përgjatë vijës së frontit në Ukrainë dhe se janë në rrugë për t’i arritur qëllimet e tyre parësore.
Ai nuk shpjegoi çfarë nënkuptoi më këtë, por në të kaluarën ka thënë se paqja do të jetë e mundur pas “denazifikimin, çmilitarizimin dhe statusin neutral” të Ukrainës.
Rusia pretendon rrejshëm se Ukraina udhëhiqet nga “nacionalistët radikalë” dh grupet neo-naziste.
Megjithatë, Putini e pranoi gjithashtu se nuk mund të thoshte se kur Rusia do ta rimarrë kontrollin e plotë të rajonit perëndimor të Kurskut, ku Ukraina nisi një ofensivë të papritur në gusht dhe ende mban nën kontroll pjesë të territorit.
“Ne do t’i dëbojmë ata patjetër. Patjetër. Nuk mund të jetë ndryshe. Por, sa i përket një date të saktë, më vjen keq, nuk mund ta them tani”, tha Putin.
Rusia ka lëvizur drejt autoritarizmit që nga ardhja e Putinit në pushtet.
Por, që nga zgjedhjet e vitit 2018, ky trend është përforcuar edhe më shumë. Opozita, që veçse ishte e margjinalizuar, është shtypur plotësisht.
Më herët këtë vit, Aleksei Navalny, kritiku më i shquar i Putinit, vdiq në një burg në Siberi.
Ndërkohë, gjatë konferencës Putin foli me ton sfidues për çështjen e armëve, duke sugjeruar që Moska dhe Uashingtoni t’i zgjedhin objektivat që do të mbroheshin nga sistemet mbrojtëse amerikane dhe më pas t’i lejojnë raketat Oreshnik të lëshohen në drejtim të tyre.
“Ne jemi gati për një eksperiment të tillë”, tha Putin.
Rusia e përdori raketën balistike të quajtur Oreshnik kundër Ukrainës më 21 nëntor, në një sulm që kishte si objektiv qytetin e Dnipros. Putini tha asokohe se ajo ishte përgjigje ndaj përdorimit të raketave balistike amerikane, ATACMS, dhe raketave britanike, Storm Shadow, nga Ukraina për herë të parë, për ta goditur territorin rus me lejen e Perëndimit. Analistët kanë shprehur skepticizëm lidhur me raketat Oreshnik, duke thënë se lëshimi i raketës së re me rreze të mesme veprimi ishte po aq një mesazh politik sa edhe shfaqje e forcës ushtarake./REL
vladimir putin
Bota
19 Dhjetor 2024, 12:53
r.ll
gisele pelicot
FRANCË- Një gjykatë në Francë e ka dënuar Dominique Pelicotin me 20 vjet burgim për drogimin dhe pë...
Bota
19 Dhjetor 2024, 12:01
N.F
Grubi
MAQEDONI E VERIUT- Partia e Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI ka reaguar së fundmi në lidhje me shpalljen në kërkim n...
Bota
19 Dhjetor 2024, 09:14
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi mëngjesin e sotëm se ka goditur rebelët Houthi dhe infrastrukturën ene...
Bota
19 Dhjetor 2024, 08:51
N.F
Vuçiç
SERBI- Kryetari i sapo zgjedhur i Partisë Demokratike serbe (DS), Srdjan Milivojeviç ka folur në lidhje me protestat e...
Bota
19 Dhjetor 2024, 08:32
N.F
Foto ilustruese
GjERMANI- Qeveria gjermane sivjet ka miratuar eksporte armatimesh ne vlerën rreth 13,2 miliardë euro – një volum si as...
Bota
19 Dhjetor 2024, 07:52
N.F
Lokali i djegur
VIETNAM- Njëmbëdhjetë persona vdiqën dhe dy të tjerë u plagosën në një zjarr në një ...
Bota
19 Dhjetor 2024, 07:38
N.F
Muri kufitar në Teksas
SHBA- Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, është zotuar se do t’i dëbojë miliona imigrant&eu...
Bota
19 Dhjetor 2024, 07:28
r.ll
selia e kongresit amerikan
UASHINGTON - Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi poshtë papritur një plan dypartiak të mërkurën p&...
Bota
19 Dhjetor 2024, 07:27
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Aksionet në Shtetet e Bashkuara ranë në një ndër nivelet më të ulët për këtë v...
Bota
19 Dhjetor 2024, 07:27
r.ll
zelenskyy, rutte
BRUKSEL - Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski pati bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe udh&eu...