LIVE UPDATES
Bota

FBI nuk gjen dokumente të klasifikuara nga kontrolli në një nga shtëpitë e presidentit Biden

Bob Bauer tha me anë të një deklarate se nga kontrolli në shtëpinë e plazhit të Biden në Reheboth të shtetit Delauerë u morën disa materiale dhe shënime nga koha kur ai ishte nënpresident për një analizë të mëtejshme.

1 Shkurt 2023, 22:02 Nga k.m.
FBI nuk gjen dokumente të klasifikuara nga kontrolli në një nga
Joe Biden

FBI-ja nuk gjeti dokumenta të klasifikuara gjatë një kontrolli të urdhëruar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë në një nga shtëpitë e Presidentit Joe Biden, njoftoi avokati personal i Biden, Bob Bauer. Kontrolli u bë si pjesë e hetimit për materialet e klasifikuara, nga koha kur ai ishte nënpresident.

Bauer tha me anë të një deklarate se nga kontrolli në shtëpinë e plazhit të Biden në Reheboth të shtetit Delauerë u morën disa materiale dhe shënime nga koha kur ai ishte nënpresident për një analizë të mëtejshme.

Ai kishte thënë më herët se kontrolli, ishte planifikuar dhe kryer me “mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të presidentit”.

Kontrolli nga agjentët e FBI-së duket të jetë një zgjerim i hetimit për mënyrën se si veproi Biden me dokumentat e klasifikuara. Materiale të tilla janë gjetur në shtëpinë e tij në Uilmington të Delauerës dhe në një zyrë që ai përdori pasi shërbeu si nënpresident gjatë administratës së presidentit Barack Obama.

Kjo çështje është bërë problematike për Biden, i cili pritet të shpallë kandidaturën për t’u rizgjedhur në javët ose muajt e ardhshëm. Gjetja e dokumentave të klasifikuara i heq atij dhe demokratëve të tjerë një argument kundër ish-presidentit Donald Trump, të cilit gjithashtu iu gjetën dokumente të klasifikuara në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago.

Trump e ka nisur fushatën presidenciale dhe mund të përballet me Biden në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024. Avokati Bauer tha se Departamenti i Drejtësisë vendosi ta bënte kontrollin pa njoftim paraprak për publikun.

“Sipas procedurave standarde, në interes të sigurisë dhe integritetit operacional, Departamenti i Drejtësisë kërkoi ta bënte kontollin pa njoftim paraprak publik dhe ne ramë dakord të bashkëpunonim,”-tha ai.

Dokumente të klasifikuara janë gjetur edhe në shtëpinë e ish-nënpresidentit Mike Pence.

Biden është zotuar të bashkëpunojë dhe Pence ka thënë se merr përgjegjësi për dokumentet e gjetura. Trump u rezistoi përpjekjeve për të kthyer materialet në zotërim të tij dhe si rezultat, FBI-ja ndërmori një kontroll në Mar-a-Lago. Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland ka emëruar dy prokurorë të posaçëm për të shqyrtuar mënyrën e veprimit me dokumentat e klasifikuara nga Trump dhe Biden.

Ndërkohë sipas njoftimeve, Arkivi Kombëtar u ka kërkuar të gjithë ish-presidentëve dhe nënpresidentëve amerikane që të kontrollojnë të dhënat e tyre personale për dokumente të klasifikuara ose materiale të tjera presidenciale që duhet të ishin dorëzuar kur ata u larguan nga detyra. Marrja ose mbajtja e materialeve të klasifikuara me vetëdije ose me dashje është e paligjshme, megjithëse asnjë president ose nënpresident aktual ose i kaluar nuk është akuzuar për keqbërje./VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet