LIVE UPDATES
Bota

FBI zbarkoi në rezidencën e Trump/ Seancë në gjykatë për dokumentet e klasifikuara që mbaheshin në Mar-a-Lago

Ish-Presidenti Trump thotë se i ka çklasifikuar dokumentat në fjalë gjatë kohës kur ishte ende në detyrë në Shtëpinë e Bardhë. Është një pretendim që pasardhësi i tij, Presidenti Joe Biden e hedh poshtë. Presidenti Biden thotë se as nuk dëshiron t’i dijë detajet e hetimit dhe se është në dorë të Departamentit të Drejtësisë.

29 Gusht 2022, 17:37 Nga e.k
FBI zbarkoi në rezidencën e Trump/ Seancë në gjykatë
Donald Trump

SHBA- Një gjykatëse federale ka vendosur për mbajtjen e një seance dëgjimore këtë javë për mundësinë e caktimit të një eksperti të pavarur për të shqyrtuar dokumentat, disa prej të cilave të klasifikuara, të marra nga rezidenca e ish-Presidentit Donald Trump, i cili pretendon se mbrohet nga imuniteti i ekzekutivit, diçka që zakonisht nuk vlen për ish-presidentët. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, Departamenti i Drejtësisë i është përmbajtur praktikës së mëparshme, duke mos komentuar për hetime në vazhdim.

Një betejë ligjore ka filluar që kur agjentët federalë bënë kontroll në Mar-a-Lago, rezidencën në Florida të ish-Presidentit Donald Trump. Megjithë kërkesat prej muajsh dhe një fletëporosie të dërguar më herët këtë vit, ish-presidenti mbajti dokumentat që Arkivat Kombëtare thonë se duhen të ishin ruajtur sipas Ligjit për Dokumentacionin Presidencial, dhe jo në shtëpinë e dikujt.

Agjentët gjetën 11 dosje dokumentash të klasifikuara. Disa prej tyre përmbanin edhe emrat e personave që kanë shërbyer si burime konfidenciale. Presidenti Trump dhe ekipi i tij ligjor nuk kanë vendosur nëse duhet t’i bëjnë publike detajet e urdhrit për kontroll të Departamentit të Drejtësisë, që u publikuan rishtazi në një formë shumë të redaktuar. Ata i kërkuan një gjykatëseje federale, të emëruar nga zoti Trump në vitin 2020, që të caktojë një “arbitër” të pavarur, një ekspert që do të shqyrtojë dokumentat e marra për të vendosur nëse ish-Presidenti Trump mund të mbrohet nga imuniteti i ekzekutivit. Gjykatësja Aileen Cannon është shprehur paraprakisht në favor të një emërimi të tillë.

“Është mirë që do të kenë një ekspert që do të shqyrtojë dokumentat që (ish) presidenti i kishte me të gjithë të drejtën, si dhe dokumentat që nuk janë dorëzuar ende. Me sa kuptoj, ai ka dorëzuar shumë dokumenta. Duhet t’i kishte dorëzuar të gjitha. Mendoj se edhe ai e di këtë tashmë”, tha Senatori republikan Roy Blunt.

Ish-Presidenti Trump thotë se i ka çklasifikuar dokumentat në fjalë gjatë kohës kur ishte ende në detyrë në Shtëpinë e Bardhë. Është një pretendim që pasardhësi i tij, Presidenti Joe Biden e hedh poshtë. Presidenti Biden thotë se as nuk dëshiron t’i dijë detajet e hetimit dhe se është në dorë të Departamentit të Drejtësisë.

“Ka diçka paksa absurde kur duket se kemi një ish-president që ka marrë dokumenta shumë të klasifikuara në rezidencën e tij. Është e pakuptimtë për mua. Por sërish, kur flasim për Presidentin Trump, ka shumë gjëra të pakuptueshme”, tha Senatori Bernie Sanders.

Ish-Nënpresidenti Mike Pence u pyet rishtazi nëse kishte marrë dokumenta të klasifikuara kur u largua nga Uashingtoni dhe u përgjigj thjesht: “Jo. Me sa di unë, jo”. Kjo i shton më tej vështirësitë ligjore për ish-Presidentin Trump, ndërkohë që një ish-drejtues i biznesit të familjes së tij pranoi fajësinë për shmangie taksash.

Gjykatësja Cannon ka caktuar një seancë dëgjimore ditën e enjten për të shqyrtuar mundësinë e caktimit të një eksperti të posaçëm.

Marrë nga VOA

donald trump

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë