LIVE UPDATES
Aktualitet

Femrat “refuzojnë” të bëhen nëna, bie përqindja e fëmijëve të parë në totalin e lindjeve

Teksa në numrin total lindjeve, përqindja e bebeve të para ka shënuar rënie, nga ana tjetër përqindja e bebeve të treta është rritur, sipas të dhënave të raportuara nga Eurostat.

6 Qershor 2024, 10:13 Nga M.B
Femrat “refuzojnë” të bëhen nëna, bie
Foto ilustruese

TIRANA- Në vitin 2012 gati gjysma e lindjeve në vendin tonë ishin bebja e parë, ndërsa më 2022 vetëm 40%. Teksa në numrin total lindjeve, përqindja e bebeve të para ka shënuar rënie, nga ana tjetër përqindja e bebeve të treta është rritur, sipas të dhënave të raportuara nga Eurostat.

Struktura e lindjeve sipas numrit të fëmijëve në një çift “lindja e parë”, “lindja e dytë” dhe “lindja e tretë”, tregon se gjithnjë e më pak femrat po preferojnë të behën nëna. Rritja profesionale, vetë-plotësimi personal, të shoqëruara me faktorë të tjerë social dhe ekonomik po rrisin numrin e femrave që nuk lindin fëmijë në moshën e riprodhimit.

Shqipëria renditet në vendet e para në Europë me përqindjen më të ulët të bebes së parë në totalin e lindjeve. Në shumicën e vendeve të zhvilluara të Europës bebet e para zënë 45-54% të totalit të lindjeve. Nga ana tjetër shihet një rritje e çifteve të martuara që lindin më shumë se dy fëmijë.

Pesha e fëmijës së tretë në totalin e lindjeve ishte 16.5 % në vitin 2022, me një rritje të lehtë në krahasim me para pandemisë. Gjithashtu përqindja e fëmijës së dytë në totalin e lindjeve ishte 37.6% në vitin 2022 nga 38.5 për qind në vitin 2019. Kostot për të krijuar familjen e re janë rritur vitet e fundit prej çmimeve të larta të banesave dhe shërbimeve arsimore.

Vit pas viti femrat shtyjnë kohën e martesës dhe të lindjes së fëmijës së parë. Lindjet në Shqipëri janë duke rënë me shpejtësi, teksa vendi ynë renditet ndër tre shtetet europiane me normën më të ulët të fertilitetit në Europë. Në 3-mujorin e parë të vitit 2024 numri i lindjeve ishte 5,056, duke shënuar një rënie me 6,8%, krahasuar me tremujorin e parë 2023. Lindjet në tremujorin e parë 2024 shënuan nivelin më të ulët historik me bazë tremujore së paku që nga viti 1990.

Në qarqet e Jugut, numri i lindjeve për 1000 banorë është shumë më i ulët se në ato të Veriut, një e dhënë që tregon se popullsia në këtë rajon është më e plakur. Të dhënat e INSTAT të përpunuara nga Monitor, tregojnë se në vitin 2023, qarku me numrin më të ulët të lindjeve për 1000 banorë ishte Vlora me 5.7 lindje, e ndjekur nga Korça me 6.3, Fieri me 6.9 dhe Gjirokastra me 7.1 lindje për 1000 banorë. Në anën tjetër, Dibra ishte qarku me numrin më të lartë të lindjeve për 1000 banorë, në 9.6 të tillë, e ndjekur nga Kukësi me 9.3, Lezha me 8,8 dhe Tirana me 8.8.

Qarqet e Jugut të vendit i kaluan më herët fazat kulmore të emigracionit në moshat e reja. Lindjet më të pakta në këto qarqe tregojnë për një popullsi më të plakur dhe për norma më të ulëta të fertilitetit./Monitor

lindshmeria

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj