LIVE UPDATES
Bota

Festa e Krishtlindjes në Bethlehem anulohet për shkak të luftës

Një kishë në Bethlehem, qytetin palestinez të Bregut Perëndimor, vendlindja tradicionale e Krishtit, ka rikrijuar një skenë të lindjes së Krishtit për t’u solidarizuar me palestinezët që po vuajnë për shkak të luftës në Gazë.

22 Dhjetor 2023, 14:52 Nga I.A
Festa e Krishtlindjes në Bethlehem anulohet për shkak të
Foto Ilustruese

TIRANË- Krishtlindja dhe ditët para saj janë zakonisht sezon festiv në Bethlehem. Por këtë vit, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein, qyteti palestinez i Bregut Perëndimor, ka anuluar festimet për shkak të luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Një kishë në Bethlehem, qytetin palestinez të Bregut Perëndimor, vendlindja tradicionale e Krishtit, ka rikrijuar një skenë të lindjes së Krishtit për t’u solidarizuar me palestinezët që po vuajnë për shkak të luftës në Gazë.

“Një djep mes gërmadhave, që duket si një shtëpi e shkatërruar në Gazë. Krishti foshnje si një foshnje nën gërmadha. Kemi parë aq shumë pamje të fëmijëve që po nxirren nga gërmadhat. Dhe për ne, kjo është porosia që Krishti identifikohet me vuajtjen tonë," thotë zoti Munther Isaac nga Kisha Evangjeliste Luterane e Lindjes së Krishtit.

Gjatë Krishtlindjes, Bethlehemi është zakonisht i mbushur me turistë të huaj që shkojnë atje për të festuar në sheshin e dekoruar të qytetit. Por lufta që po vazhdon në Gazë dhe sulmet e vazhdueshme me raketa të hedhura nga Hamasi drejt Izraelit kanë mbyllur tërësisht industrinë e turizmit në Izrael dhe në Bregun Perëndimor. Komuna e Bethlehemit ka anuluar të gjitha festimet e Krishtlindjes.

“Qyteti i Bethlehemit është qytet palestinez dhe ne po mbajmë zi. Jemi të trishtuar si çdo qytet tjetër palestinez në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor. Andaj anuluam të gjitha festimet e Krishtlindjes dhe të gjitha festimet tjera për shkak të këtij agresioni kundër njerëzve tanë në Rripin e Gazës,” thotë kryetari i Bashkisë së Bethlehemit Hanna Hanania.

Kryebashkiaku thotë se rreth 70 për qind e ekonomisë së Bethlehemit varet nga turizmi. Aktualisht shumica e dyqaneve me dhurata janë mbyllur dhe rreth 70 hotelet, që zakonisht janë tërësisht të rezervuar për Krishtlindje, janë mbyllur. Të rinjtë e papunë sillen vërdallë, të acaruar.

“Mbretëron gjendje shumë e trishtuar. Njerëzit janë të mërzitur për shkak të luftës dhe tani nuk kemi as punë,” thotë palestinezi Leith Rudeideh nga Bethlehemi.

Disa nga turistët e rrallë që po vizitojnë qytetin janë rusë ortodoksë të krishterë nga Moska.

“Nuk frikësohem, jo. Jemi rusë. Nuk kam frikë nga raketat. Unë jam gjithashtu oficer i ushtrisë ruse,” thotë turisti rus Pavel Kriminetsky.

Ndonëse të gjitha festimet janë anuluar, ceremonitë fetare do të mbahen. Kryetari i Bashkisë Hanania thotë se do ta kalojë shumicën e Ditës së Krishtlindjes duke u lutur.

“Do të përqendrohemi në lutje për paqe sepse ky është qytet i paqes. Mesazhi i paqes lindi këtu në momentin kur Jezu Krishti lindi në këtë qytet. Ky mesazh është shpërndarë në gjithë botën. Dhe tani, Bethlehemi dhe qytetet e tjera palestineze kanë nevojë për paqe të vërtetë,” thotë ai.

Ai thotë se shpreson që vitin e ardhshëm, lufta në Gazë do të jetë vetëm një kujtim i largët dhe hareja do t’i kthehet sërish Bethlehemit.

Marrë nga VOA

hanna hanania leith rudeideh

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron