Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Në Okland, njerëzit e mbledhur për të festuar në qytetin me 1.7 milionë banorë brohoritën në mesnatë dhe ndoqën fishekzjarret pranë kullës më të lartë të vendit, Sky Tower.

AUSTRALI- Sidnei në Australi dhe Oklandi në Zelandën e Re, ishin ndër qytetet e para të mëdha në botë që pritën vitin e ri 2024, me brohoritje dhe shfaqje spektakolare fishekzjarresh.
Në Okland, njerëzit e mbledhur për të festuar në qytetin me 1.7 milionë banorë brohoritën në mesnatë dhe ndoqën fishekzjarret pranë kullës më të lartë të vendit, Sky Tower.
Më shumë se 1 milion njerëz - një numër i barabartë me një në pesë banorë të Sidneit – ndoqën fishekzjarret nga bregu dhe nga varkat në port.
Luftrat e vazhdueshme në Ukrainë dhe Gazë, dhe tensionet e rritura në pjesë të botës, po ndikojnë tek pritja e Vitit të Ri në mënyra të ndryshme.
Shumë qytete po vendosin masa shtesë sigurie dhe disa vende i anuluan festimet për Vitin e Ri.
Në Vatikan, Papa Françesku kujtoi vitin 2023 si një vit të shënuar mes vuajtjeve të kohës së luftës.
Gjatë bekimit të tij tradicional të së dielës nga një dritare me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit, ai u lut për "popullin e vuajtur ukrainas dhe popullsinë palestineze dhe izraelite, popullin sudanez dhe shumë të tjerë".
Në Japoni, kambanat e tempujve ranë në të gjithë vendin ndërsa njerëzit u mblodhën në faltore dhe tempuj për të mirëpritur vitin e ri.
Në qytetin e Nju Jorkut, zyrtarët dhe organizatorët e festës thanë se ishin të përgatitur për të garantuar sigurinë e dhjetëra mijëra vizitorëve që pritet të mbushin Times Square në zemër të Manhatanit.
Mes protestave pothuajse të përditshme të ndezura nga lufta Izrael-Hamas në Gaza, policia e qytetit të Nju Jorkut tha se do të zgjeronte perimetrin e sigurisë rreth festës, për të shmangur demonstratat e mundshme.
Siguria është rritur edhe në qytetet evropiane. Në Francë, 90,000 forca policore u vendosën për të garantuar sigurinë, tha të premten shefja e zbulimit Céline Berthon. Prej tyre, 6,000 do të jenë në Paris, ku ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se mbi 1.5 milion njerëz pritet të marrin pjesë në festimet në Champs-Elysees.
Ai tha se ekzistonte një "kërcënim shumë të lartë terrorist" pjesërisht për shkak të luftës Izrael-Hamas.
Në Berlin, rreth 4500 oficerë policie pritet të ruajnë rendin dhe të shmangin trazirat si një vit më parë.
Në Rusi, veprimet ushtarake të vendit në Ukrainë kanë lënë në hije festimet e fundvitit. Fishekzjarret dhe koncerti i zakonshëm në Sheshin e Kuq të Moskës u anuluan ashtu si vitin e kaluar.
Marrë nga VOA
foto ilustruese LONDËR- Nata e Vitit të Ri është një periudhë për njerëzit në të gjith&eu...
foto ilustruese SHBA- Nëse jeni gati për të kaluar në mënyrë madhështore, të ndritshme dhe të ...
Venecia ITALI- Venecia do të ndalojë altoparlantët dhe grupet turistike me më shumë se 25 persona. Një vendim i tillë k...
Foto ilustruese Qytetërimet nëpër botë kanë festuar fillimin e çdo viti të ri për të paktën katër ...
John Pilger SHBA- Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare gazetari australian John Pilger. Një zë kritik i poli...
Gypsy Rose BRITANI-Gypsy Rose Blanchard është parë për herë të parë që nga lirimi nga burgu. Fotografët pan&eu...
Gjermani GJERMANI- Oficerët e policisë të armatosur rëndë kanë rrethuar Katedralen e Këlnit, ku kardinali Rainer Maria ...
Izrael IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të shtunën se lufta e vendit të tij ndaj Hamasit në Rripin e Gazë...
Kryeministri i Pakistanit, Anwaar-ul-Haq Kakar PAKISTAN- Kryeministri i përkohshëm i Pakistanit Anwaar-ul-Haq Kakar ka njoftuar vendimin e qeveri...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se me vendimin për ta lej...