Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Netanyahu e falënderoi administratën e presidentit Joe Biden për mbështetjen e vazhdueshme, përfshirë për vendimin për t’i shitur urgjentisht armë ushtrisë izraelite, për herë të dytë këtë muaj, si dhe për parandalimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte armëpushim të menjëhershëm.
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të shtunën se lufta e vendit të tij ndaj Hamasit në Rripin e Gazës do të vazhdojë edhe për “shumë muaj të tjerë”, duke i shpërfillur thirrjet e vazhdueshme ndërkombëtare për armëpushim, pas numrit të madh të civilëve të vrarë, urisë dhe shkatërrimit masiv në enklavën e rrethuar palestineze.
Netanyahu e falënderoi administratën e presidentit Joe Biden për mbështetjen e vazhdueshme, përfshirë për vendimin për t’i shitur urgjentisht armë ushtrisë izraelite, për herë të dytë këtë muaj, si dhe për parandalimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte armëpushim të menjëhershëm.
Izraeli argumenton se përfundimi i luftës tani do të nënkuptonte fitore për Hamasin – grupin radikal palestinez të shpallur oganizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ky qëndrim mbështetet edhe nga administrata Biden, e cila, në të njëjtën kohë, i bën thirrje Izraelit të bëjë më shumë për ta shmangur vrasjen e civilëve.
Në luftimet e reja në fundjavë, avionët luftarakë të Izraelit bombarduan kampet e refugjatëve në Nuseirat dhe Burei në qendër të Gazës, ndërsa këmbësoria e fut më thellë brenda qytetit jugor, Kan Jounis.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gazë tha të shtunën se më shumë se 21.600 palestinezë janë vrarë nga ofensiva e paparë ajrore dhe tokësore të Izraelit prej se ajo nisi më 7 tetor, kur Hamasi e sulmoi Izraelin jugor. Sipas saj, vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 165 palestinezë.
Ndërkohë, 170 ushtarë izraelitë janë vrarë deri tani në luftime në Gazë, sipas ushtrisë izraelite. Lufta i ka zhvendosur mbi 85 për qind të 2.3 milionë banorëve t ë Gazës, dhe e ka shkatërruar shumicën e territorit.
Departamenti i Shtetit tha të premten se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e njoftoi Kongresin se e ka aprovuar shitjen e pajisjeve ushtarake në vlerë 147.5 milionë dollarë. Kjo është hera e dytë këtë muaj që administrata Biden e shmang Kongresin për t’i shitur armë Izraelit urgjentisht.
Më shumë se 120 pengje janë duke u mbajtur në Gazë, pasi pjesëtarët e Hamasit i rrëmbyen më shumë se 240 njerëz gjatë sulmit të 7 tetorit, kur i vranë mbi 1.200 njerëz, kryesisht civilë, në Izrael./ REL
Kryeministri i Pakistanit, Anwaar-ul-Haq Kakar PAKISTAN- Kryeministri i përkohshëm i Pakistanit Anwaar-ul-Haq Kakar ka njoftuar vendimin e qeveri...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se me vendimin për ta lej...
KOSOVË- Tensionet e larta me Serbinë, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe thellimi i varfërisë në vend, janë ndër shqetë...
Tokio TOKIO- Tokio, Seuli dhe Pheniani janë kryeqytetet më të fundit të cilat mirëpritën vitin e ri 2024. 3 vendet pritë...
Olaf Scholz GJERMANI- Në fjalën e tij tradicionale me rastin e Vitit të Ri, kancelari gjerman, Olaf Scholz kërkoi nga qytetarët ga...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thotë se pret që presioni më i ma...
termet QIPRO- Lëkundje tërmeti janë regjistruar këtë të diel në Qipro. Mësohet se tërmeti me magnitudë 3....
Papa Françesku ITALI- Papa Françeku ka bërë thirrje për më shumë paqe e dashuri. Teksa ka kujtuar vitin 2023 si nj&...
New Zealand AUSTRALI- Nuk ka vend më të mirë për të pritur vitin e ri sesa në Sydney. Me një shfaqje 12-minu...
Foto ilustruese SHBA- Marina amerikane njoftoi të dielën se i ka shkatërruar disa anije të lëvizjes rebele Huthi, të cilat po...