8 Shkurt 2023, 19:18
Nga DOSJA
Flamuri iranian
UASHINGTON- Tetë figura të njohura të opozitës iraniane kanë njoftuar se do të takohen këtë javë në Universitetin Georgetown në Uashington për të diskutuar të ardhmen e demokracisë në Iran, dhe për revolucionin për të drejtat e grave.
Ky takim vjen në mes të një vale protestash të qytetarëve, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, kurdo-iranianes, sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin e nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.
Gazetarja iraniano-amerikane, Masih Alinejad, ish-princi i kurorës në mërgim i Iranit, Reza Pahlavi, aktivisti Hamed Esmaeilion dhe aktivistja e të drejtave të njeriut, Nazanin Boniadi do të jenë të pranishëm në takimin e 10 shkurtit.
Katër të tjerë, përfshirë laureaten iraniane të Çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi, aktoren e njohur iraniane Golshifteh Farahani, udhëheqësin e Partisë iraniano-kurdistane Komala, Abdullah Mohtadi, dhe ish-kapitenin e ekipit kombëtar të futbollit të Iranit, Ali Karimi, do t'i bashkohen takimit online.
Sipas njoftimit të publikuar nga Universiteti Georgetown, këto tetë figura do të ulen së bashku në një takim të quajtur "E ardhmja e Lëvizjes për Demokraci të Iranit".
Që nga vdekja e Aminit, protesta të përditshme janë zhvilluar nëpër Iran, duke rezultuar në arrestimin e shumë njerëzve, përfshirë kineastët, figura publike, gazetarë dhe aktivistë.
Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve të protestave kundër Qeverisë së Iranit, sipas raportimeve të organizatës HRANA me bazë në Shtetet e Bashkuara. Në mesin e të vdekurve janë 70 fëmijë dhe 68 zyrtarë policorë, ka thënë organizata të dielën. Gati 20.000 persona janë arrestuar, prej tyre 110 kanë akuza që mund të rezultojnë me dënime me vdekje.
Marrë nga REL
uashington iranianet ne uashington
Bota
8 Shkurt 2023, 18:47
a.l
Igor Mangushev
RUSI- Kapiteni famëkeq i ushtrisë ruse dhe mercenari Igor Mangushev ka vdekur në spital, disa ditë pasi u që...
Bota
8 Shkurt 2023, 18:42
a.l
Anton Gerashchenko
RUSI- Këshilltari i Ministrit të Brendshëm të Ukrainas, Anton Gerashchenko, ka shpërndarë në Twitter ...
Bota
8 Shkurt 2023, 18:23
a.l
Vitali Klitschko
UKRAINË- Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka pretenduar se qëllimi i vërtetë i Rusisë është pus...
Bota
8 Shkurt 2023, 18:16
a.l
Ambasada e SHBA
KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e ka ulur në gjysmështizë f...
Bota
8 Shkurt 2023, 18:03
a.l
Michele Bayerl
BRAZIL- Momentet e fundit të jetës së një gruaje u filmuan pak para se të mbytej në një tragjedi n&e...
Bota
8 Shkurt 2023, 17:55
a.l
Mbreti Charles dhe Volodymyr Zelenskyy
BRITANI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pas fjalimit të tij në Parlamentin britanik ka mbërr...
Bota
8 Shkurt 2023, 17:50
a.l
Rusia
RUSI- Diplomati i Ministrisë së Jashtme, Sergej Belyaev ka deklaruar se Rusia është e gatshme për një diskutim më ...
Bota
8 Shkurt 2023, 17:50
F.M
Zelanda e Re
ZELANDA E RE- 3.2 ton kokainë me vlerë 316 milionë dollar është sekuestruar nga marina e Zelandës së Re tek...
Bota
8 Shkurt 2023, 17:39
a.l
Vahit Kirisci
TURQI- Ministri i Bujqësisë në Turqi Vahit Kirişci ka ekzaminuar zonat e shkatërruara nga tërmeti në ...
Bota
8 Shkurt 2023, 17:46
I.A
Jeff Hovenier
KOSOVË- Ambasada e SHBA-ve do të vazhdoj sërish përpjekjet për formimin e Asociacionit të komunave me shumic&e...