LIVE UPDATES
Bota

Fjalimi i Vuçiç, REL: Kosova në betimin dhe praktikën presidenciale të tij

Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë, të cilën Serbia ende nuk e njeh. Nën patronazhin e Bashkimit Evropian, Beogradi dhe Prishtina nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit, në vitin 2013, për t’i hapur rrugën normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve.

31 Maj 2022, 12:17 Nga DOSJA

Fjalimi i Vuçiç, REL: Kosova në betimin dhe praktikën

“Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj”.

Kështu thuhet në tekstin e betimit që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka bërë para deputetëve të Kuvendit më 31 maj, pasi fitoi mandatin e dytë pesëvjeçar në zgjedhjet e prillit.

Teksti i betimit është i përcaktuar me Kushtetutën e Serbisë dhe është në përputhje me preambulën e aktit më të lartë juridik të shtetit, ku thuhet se “krahina e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e territorit të Serbisë”.

“Vuçiq i përmbahet asaj që është shkruar në Kushtetutë. Sigurisht që mund të ketë dallime të caktuara mes asaj që shkruan dhe realitetit, por kjo nuk mund ta çlirojë atë apo organet e tjera shtetërore nga detyrimi që qëndron në Kushtetutë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, profesori i Fakultetit të Drejtësisë ‘Union' dhe eksperti i të drejtës kushtetuese, Bogoljub Mirosavljeviq.

Preambula u përfshi në Kushtetutën e Serbisë në vitin 2006, pas shpërbërjes së bashkësisë së Serbisë dhe Malit të Zi, kur Vojislav Koshtunica, lideri i atëhershëm i Partisë Demokratike të Serbisë, ishte në krye të Qeverisë në Beograd.

“Është krejtësisht e parëndësishme se çfarë do të premtojë Vuçiq me betimin”, tha për Radion Evropa e Lirë, Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike në Beograd, duke vënë theksin në “ndarjen e tekstit të Kushtetutës nga realiteti”.

“A mundet presidenti, në realitet, të zbatojë atë që e ka thënë – nuk mundet. E pamë që nuk mundi të organizonte zgjedhjet atje, as referendumin për ndryshimin e Kushtetutës, për të mos thënë që nuk mundi të dërgonte ushtrinë e policinë, as nuk mundi të shkonte vetë atje”, tha Janjiq.

Presidenti i Serbisë ishte për herë të fundit në Kosovë në shtator të vitit 2018, kur vizitoi Ujmanin (Gazivodën) në veri të Kosovës dhe vendet ku jeton popullata shumicë serbe.

Vizita u miratua nga autoritetet në Kosovë, ashtu siç parashihet me Marrëveshjen e Brukselit.

Sipas një marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila zbatohet që nga viti 2014, të dyja palët janë zotuar të dërgojnë njoftime dhe të kërkojnë leje për të vizitat e zyrtarëve.

“Gjendja në terren është e tillë që nëse Qeveria e Kosovës nuk e dëshiron këtë, presidenti Vuçiq nuk mund të hyjë atje”, tha për Radion Evropa e Lirë analisti nga Kosova, Agon Maliqi.

Vuçiq kishte planifikuar të vizitonte Kosovën edhe në vitin 2020, por vizita e tij nuk u miratua.

Në një atmosferë tensioni me Prishtinën, ai takohej me përfaqësuesit politikë serbë në Beograd ose udhëtonte në jug të vendit.

Pas aksioneve të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës, të cilat nxitën protesta të serbëve në veri të Kosovës në tetor të vitit 2021, Vuçiq u takua me ta në Rashkë në jug të Serbisë.

Në shtator të po atij viti, ministri i Policisë, Aleksandar Vulin, vizitoi detashmentin e xhandarmërisë në Kralevë (rreth 80 kilometra nga Kosova), për shkak të vendosjes së Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë dhe masave reciproke për heqjen e targave serbe nga automjetet që hynin në Kosovë.

Pas ndërhyrjes së NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë (RFJ), e cila u iniciua për shkak të krimeve të forcave serbe kundër popullatës shqiptare në Kosovë, në vitin 1999, presidenti i atëhershëm i RFJ-së, Slobodan Milosheviq, pranoi Marrëveshjen e Kumanovës, me të cilën u tërhoqën forcat serbe nga Kosova.

Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë, të cilën Serbia ende nuk e njeh. Nën patronazhin e Bashkimit Evropian, Beogradi dhe Prishtina nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit, në vitin 2013, për t’i hapur rrugën normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve.

Dispozitat kryesore të marrëveshjes i referohen shuarjes së strukturave të sigurisë dhe institucioneve gjyqësore të Serbisë në Kosovë, gjegjësisht shkrirjes së tyre në sistemin gjyqësor të Kosovës, vendosjes së komandantit rajonal të policisë për katër komunat me shumicë serbe, përfundimit të bisedimeve për energjinë dhe telekomunikacionit, si dhe formimi i Asoaciacionit të komunave me shumicë serbe.

“Realiteti është se në njëzet vjetët e fundit, e veçanërisht pas marrëveshjes së Brukselit, kontrolli efektiv i territorit të Kosovës është gjithnjë e më shumë në duart e Qeverisë së Kosovës, si dhe kontrolli i sigurisë në duart e institucioneve të Kosovës dhe forcave ndërkombëtare”, tha analisti nga Kosova, Agon Maliqi.

Edhe pse Marrëveshja e Brukselit parasheh shfuqizimin e institucioneve paralele serbe në Kosovë, ato ende ekzistojnë dhe Qeveria e Serbisë ndan çdo vit dhjetëra milionë euro nga buxheti i saj për financimin e tyre.

Në Qeverinë e Kosovës marrin pjesë përfaqësues të serbëve, ndërkaq partia më e madhe - Lista Serbe - konsiderohet si satelit i Partisë Progresive Serbe të Vuçiqit.​

Qeveria e Kosovës nuk e miratoi organizimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare serbe në Kosovë, që u mbajtën më 3 prill.

Pjesëtarët e komunitetit serb mundën të votonin në një prej qyteteve afër kufirit të Serbisë.

Paraprakisht, më 16 janar, Kosova nuk ka lejuar hapjen e vendvotimeve për referendumin për ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë në fushën e drejtësisë.

Siç ishte thënë asokohe, serbët nga Kosova kanë mundur të votonin me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse të Beogradit në Prishtinë.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilat Serbia i organizoi në mjediset e banuara me serbë në Kosovë, u mbajtën më 21 qershor të vitit 2020.

Në atë kohë, sipas praktikës së krijuar, misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë kishte mbledhur fletëvotimet.

Kjo praktikë u vendos në vitin 2017 dhe për këtë ka pasur leje nga autoritetet e Kosovës.

Në Kushtetutën e Serbisë, Kosova përmendet shprehimisht tri herë. Fillimisht në preambulë, më pas në tekstin e betimit të presidentit të Republikës dhe në fund në nenet për organizimin territorial, në të cilët përcaktohet pozita e krahinave.

“Krahina jugore serbe” është ende në fjalorin zyrtar të zyrtarëve serbë në Kosovë, ndonëse, në fakt, tash e më shumë se 20 vjet, ajo nuk është e tillë.

Kufijtë quhen “vendkalime administrative”, shteti i Kosovës “i ashtuquajtur”, ndërsa institucionet “të përkohshme”.

Vetë presidenti Aleksandar Vuçiq ka thënë vazhdimisht, gjatë dhjetë vjetëve të tij në pushtet, se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërkaq hulumtimet tregojnë se shumica e qytetarëve serbë e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

Të pyetur se a do të mbështesnin pavarësinë e Kosovës, nëse kjo do të ishte kusht për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, pothuajse 70 për qind e të anketuarve thanë jo, sipas një sondazhi të kryer në gusht të vitit 2021,nga organizata joqeveritare Qendra për dialog social dhe iniciativa rajonale.

“Ajo retorikë mund të jetë simbolike për përdorim të brendshëm, por nga këndvështrimi i Kosovës, ajo krijon një klimë që e vështirëson dialogun dhe marrëveshjen me Serbinë, madje edhe bashkëpunimin rajonal. Të gjitha këto shihen si aspirata për hegjemoni dhe dominim”, tha Agon Maliqi.

Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike thotë se Kushtetuta e Serbisë është një “shkronjë e vdekur në letër” për shumë njerëz, e veçanërisht në elementet për Kosovën.

“Këtë e ka ideuar Vojislav Koshtunica për të mos u marrë me problemet dhe për të mos qenë përgjegjës për atë që po ndodhte në terren. Paradoksi i nacionalizmit serb është se ata i duan shumë serbët dhe Kosovën, por nuk do të donin të merreshin me ta. Ky është një alibi dhe ajo që shkruhet në Kushtetutë është e pamundur të realizohet”, thekson Janjiq.

Negociatat mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel duhet të çojnë përfundimisht deri te një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme midis dy palëve. Pas takimit me presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës, më 4 maj në Berlin, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të duhej të përmbajë njohjen e Kosovës.

Kjo do të nënkuptonte ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë dhe fshirjen e Kosovës nga betimi i Presidentit të Republikës./REL

Sondazh

Poll
Bota 31 Maj 2022, 10:30

Tkurret ekonomia franceze

Foto ilustruese Ekonomia e Francës është tkurrur në çerekun e parë të vitit, pasi familjet kanë shpenzuar më...

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin