All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Formohet komisioni për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, opozita nuk merr pjesë

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, komisioni përbëhet nga një përfaqësues prej dhjetë partive politike dhe nga një përfaqësues nga presidenti i Republikës, Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

11 Prill 2023, 15:25 Nga I.A
Formohet komisioni për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e
Maqedonia e veriut
All - Paragraf - 1

SHKUP- Maqedonia e Veriut e ka nisur procedurën për ndryshimet kushtetuese, me formimin e komisionit për hartimin e amendamenteve, ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë. Ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me marrëveshjen me Bullgarinë, bazuar në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy shteteve për identitetin maqedonas, gjuhën dhe dallimet historike.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, komisioni përbëhet nga një përfaqësues prej dhjetë partive politike dhe nga një përfaqësues nga presidenti i Republikës, Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

“Propozuese e ndryshimeve është Qeveria, dhe pas përgatitjes së amendamenteve, propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese të Kuvendit, ndërsa në të njëjtën kohë do të mbahen debate publike ekspertësh ku ekspertë, parti, organizata të shoqërisë civile dhe institucione të tjera, do të mund të shprehin qëndrimet e tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Komisioni bojkotohet nga opozita maqedonase dhe ajo shqiptare, të cilat kanë qëndrime të ndryshme lidhur me ndryshimet e që synohen të miratohen.

Lëvizja Besa kërkon që ndryshimet të përfshijnë edhe zgjidhjen e statusit të gjuhës shqipe, e cila në kushtetutë është e definuar si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind të popullatës së përgjithshme në Maqedoninë e Veriut.

Të njëjtën e kërkon edhe partia tjetër Alternativa, përfshirë edhe miratimin e një ligji tjetër për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërkohë, opozita maqedonase, e drejtuar nga VMRO DPMNE, ka thënë se do t’i mbështeste këto ndryshime nëse miratohet propozimi i saj bazuar në modelin kroat, përkatësisht definimin e Maqedonisë së Veriut si “shtet nacional të maqedonasve dhe shtet të pakicave tjera etikë që jetojnë në të”.

“Ne nuk do të marrim pjesë në grupin e punës, sepse puna e këtij grupi punues është e pakuptimtë në këtë fazë dhe jam i bindur se kjo përbërje parlamentare nuk do të mund të bëjë ndryshimet kushtetuese. Ato janë të papranueshme në formën dhe kushtet që synohen të arrihen”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Partitë tjera politike kanë refuzuar propozimin e VMRO-së, si dhe kërkesën për takim të liderëve të partive politike.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, njëherësh kryetar i LSDM-së, ka thënë se Maqedonisë së Veriut i nevojitet “model i bazuar në shoqërinë maqedonase”.

Ndryshimet kushtetuese miratohen me dy të tretat, apo 80 nga 120 deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Por, shumica parlamentare aktualisht ka 64 vota, që do të thotë se pa votat e opozitës, ndryshimet nuk mund të bëhen.

Marrë nga REL

lëvizja besa vmro dpmne

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet