19 Shtator 2022, 17:17
Nga e.k
Lady Amelia, Lady Eliza Spencer dhe Mbretëresha Elisabeth II
BRITANI- Ndërsa Britania e Madhe është prej ditësh në zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, mbesat binjake të Princeshës Diana, Lady Amelia dhe Lady Eliza Spencer, janë parë në shfaqjen e David Koma SS23 gjatë Javës së Modës në Londër.
Binjaket 29 vjeçare, ndoqën ngjarjen e zhvilluar të dielën mbrëma (një ditë para funeralit të monarkes, që po mbahet sot), të veshura me fustane të shkurtër që tërhoqën vëmendje.
Amelia u dallua nga turma teksa kishte veshur një fustan të bardhë, dhe reçipeta të zeza. Fustani kishte një hapje të madhe në gjoks, të dekoruar me pupla rozë. Bukuroshja kompletoi veshjen me një palë taka ari, ndërsa flokët i kishte kapur bisht.
Ndërkohë binjakja e saj Eliza dukej mjaft në formë me një fustan të zi të shkurtër me panele rrjetë, i cili kishte njërën mëngë. Ashtu si motra e saj, Eliza, i kishte kapur flokët në një bisht elegant dhe i mbante gjërat e saj në një çantë të zezë.

Lady Amelia dhe Lady Eliza, ishin të ulura në rreshtin e parë ndërsa u pozua para kamerave, në eventin e modës. Dy motrat nuk morën pjesë gjatë ditës së sotme në funeralin shtetëror të Mbertëreshës Elizabeth II, ndërsa nuk kanë bërë asnjë reagim që pasi lajmi i ndarjes nga jeta i monarkes u bë publik.
Lady Amelia dhe Lady Eliza ishin të ftuara në dasmën e kushëririt të tyre Princit William dhe Kate Middleton në Westminster Abbey në 2011. Lady Eliza dhe vëllai i saj Louis ishin gjithashtu të pranishëm në dasmën e kushëririt të tyre Princ Harry dhe Meghan Markle në maj 2018 por Amelia mungonte. Eliza dhe Amelia janë fëmijët e vëllait të Princeshës Diana, Charles Spencer. Dyshja ishin vetëm pesë vjeç dhe jetonin në Afrikën e Jugut kur halla e tyre vdiq.
Ata kanë një tjetër motër Kitty dhe një vëlla, Louis Spencer. Ata u rritën me babanë dhe nënën e tyre Victoria Aitken në Constantia, por kaluan kohë të konsiderueshme në Mbretërinë e Bashkuar pasi prindërit e tyre u ndanë dhe Charles u kthye në selinë e familjes, Althorp.
Funerali i Mbretëreshës pritet të jetë ngjarja më e ndjekur ndonjëherë në televizion, me dhjetëra mijëra që u mblodhën në rrugë për t’i thënë lamtumirë monarkes më jetëgjatë të Britanis së Madhe.
vdes mbreteresha elisabeth ii
Bota
19 Shtator 2022, 16:59
e.k
Qenushët e Mbretëreshës
BRITANI- Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, nuk mund të përfytyrohej funerali i mbretëreshës...
Bota
19 Shtator 2022, 16:52
e.k
Letra e shkruan nga Mbreti Charles III
BRITANI- Mes trëndafilave të kopshtit dhe barbarozave mbi arkivolin e monarkes së fundit të...
Bota
19 Shtator 2022, 16:47
Presidenti i Shteteve të Bashkurara të Amerikës Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkurara të Amerikës Joe Biden kon...
Bota
19 Shtator 2022, 16:45
F.M
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa
KOSOVË- Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish Isa Musta...
Bota
19 Shtator 2022, 16:31
e.k
Pamje nga kortezhi mortor i Mbretëreshës Elisabeth
BRITANI- Kortezhi mortor i Mbretëreshës Elisabeth II po afrohet drejt Kësh...
Bota
19 Shtator 2022, 16:31
F.M
Giorgia Meloni
ITALI- Në dimrin e vitit 2019, në klubet e natës në të gjithë Italinë dëgjohej një ‘remix...
Bota
19 Shtator 2022, 16:19
e.k
Qytetarë të shumtë hedhin trëndafila drejt kortezhit mortor të Mbretëreshës Elisabeth II
BRITANI- Miliona qytetar&e...
Bota
19 Shtator 2022, 16:05
e.k
Princeshë Charlotte dhe Princi George
BRITANI- Që në momentin që u konfirmua pjemarrja e tyre në ceremoninë e lamtumirës...
Bota
19 Shtator 2022, 16:00
Imran Khan
PAKISTAN- Një gjykatë pakistaneze ka urdhëruar hedhjen poshtë të akuzave për terrorizëm kundër ish-kryem...
Bota
19 Shtator 2022, 15:50
e.k
Pamje ceremonia mortore e Mbretëreshës Elisabeth II
BRITANI- Miliona njerëz "kanë pushtuar" rrugët e Londrës për t'i dh&...