Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
FOTO-LAJM/ Samiti i evropianëve në Moldavi, Osmani ulet mes Macron dhe Scholz
Në samit e pranishme është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela ka publikuar një fotografi ku Osmani shfaqet e ulur në mes të presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.
1 Qershor 2023, 13:01Nga a.l
Vjosa Osmani në samitin në Moldavi
KOSOVË- Samiti i liderëve evropianë "EPC Summi" në kryeqytetin e Moldavisë në Kishinau ka nisur me një fjalim të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Në samit e pranishme është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela ka publikuar një fotografi ku Osmani shfaqet e ulur në mes të presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.
“Samiti i EPC në Kishinau fillon me një fjalim pasionant të Presidentit Zelenksy përballë krerëve të shteteve të 47 vendeve evropiane. Një shfaqje e madhe mbështetjeje dhe solidariteti me popullin e Ukrainës. Demokracitë do të mbizotërojnë kundër luftës së agresionit nga një vend hegjemonist”, ka shkruar Vela.
The EPC Summit in Chisinau starts ëith a passionate speech by President @ZelenskyyUa in front of heads of state of 47 European countries. A great shoë of support and solidarity ëith people of Ukraine. Democracies ëill prevail against ëar of aggression by a hegemonic country. ???????????????? pic.tëitter.com/bmu8s4pPYM
Në media është raportuar se Scholz dhe Macron janë përfshirë edhe në përpjekje për paqe mes Kosovës dhe Serbisë. Deri tani nuk ka asgjë konkrete për një takim të përfolur në mes të presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.