19 Gusht 2022, 17:17
Nga e.k
Abazoviç mbërrin në Kuvend
MALI I ZI- Në sallën e bardhë të Kuvendit të Malit të Zi pritet të nisë mbledhja e liderëve të partive fituese në zgjedhjet e shkuara për të diskutuar në lidhje me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Abazoviç.
Ky i fundit ka mbërritur në Kuvend pas pushimit dhe për pak pritet të nisë dhe takimi mes krerëve të partive.

Në takim marrin pjesë kryeministri Dritan Abazoviç (Lëvizja Civile URA), Vladimir Jokoviç (Partia Popullore Socialiste), Nebojsha Medojeviç (Lëvizja për Ndryshim), Andrija Mandiç (Demokracia e Re Serbe), Milan Knezheviç (Partia Popullore Demokratike), Maksim Vuçiniç Partia e Punëtorëve), Miodrag Lekiç (Demos), Marko Milaçiç (Prava Mali i Zi), Srđan Pavićević (CIVIS), si dhe deputeti Vladimir Dobriçanin (Mali i Zi i Bashkuar).
Sot, Kuvendi i Malit të Zi, po mban votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
votebesimi per qeverine e malit te zi
Bota
19 Gusht 2022, 17:10
s.s
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz hodhi poshtë akuzat për parregullsi në trajtimin e tij të një mashtrimi t...
Bota
19 Gusht 2022, 17:09
I.A
KEDS
KOSOVË- Kosova po përballet me terrin edhe në pikë të verës, kur zakonisht vendi ka tepricë të energjisë....
Bota
19 Gusht 2022, 17:13
F.M
Bashkim Vishaj
KOSOVË- Gazetari i RTK-së, Bashkim Vishaj është bllokuar në ashensor pasi është ndërprerë energ...
Bota
19 Gusht 2022, 16:56
s.s
Sanna Marin
FINLANDË- Kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha të premten se kishte bërë një test droge pas pamjeve video t&e...
Bota
19 Gusht 2022, 16:35
s.s
Sanna Marin
FINLANDË- Pas publikimit të videos së parë nga mediat e huaja, ata kanë publikuar një tjetër video ku s...
Bota
19 Gusht 2022, 16:20
e.k
Nik Gjelosaj
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nënshtrohet vot&eu...
Bota
19 Gusht 2022, 16:10
s.s
Petar Petkoviq
KOSOVË- Në rundin e dialogut në Bruksel, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qe...
Bota
19 Gusht 2022, 16:07
e.k
Petar Petkoviç
SERBI- Kreu i serbëve të Kosovës, Petar Petkoviç, ka folur sot para mediave për takimin e djeshë...
Bota
19 Gusht 2022, 15:56
e.k
Kuvendi i Malit të Zi
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nëns...
Bota
19 Gusht 2022, 15:39
s.s
Albin Kurti
BRUKSEL- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për raportet mes Madridit dhe Prishtinës gja...