LIVE UPDATES
Bota

Situata energjitike, vijojnë ndërprerjet në Kosovë, qytetarët 2 orë në ditë pa drita

Nga KEDS kanë thënë se presin përmirësim të situatës, derisa nga KEK kanë deklaruar se po vazhdojnë të marrin rrymë nga energjia e depozituar në Shqipëri.

19 Gusht 2022, 17:09 Nga I.A
Situata energjitike, vijojnë ndërprerjet në Kosovë,
KEDS

KOSOVË- Kosova po përballet me terrin edhe në pikë të verës, kur zakonisht vendi ka tepricë të energjisë. Reduktimet po vazhdojnë tash e pesë ditë, pavarësisht se u tha se është kthyer furnizimi i rregullt me energji. Plani i reduktimeve është 6 me rrymë e 2 pa të. Por, deri kur do të vazhdojnë këto reduktime? Nga KEDS kanë thënë se presin përmirësim të situatës, derisa nga KEK kanë deklaruar se po vazhdojnë të marrin rrymë nga energjia e depozituar në Shqipëri.

Vetëm një ditë pasi Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) shpalli kthimin e reduktimeve me rrymë, Ministria e Ekonomisë doli me një njoftim ku e paraqiti si të zgjidhur këtë problem. U tha se me rrymën e pranuar nga Shqipëria, u kthye furnizimi i rregullt me energji. Madje, u paraqit sikur Shqipëria po ia falë këtë energji Kosovës, pavarësisht se vetëm po ia kthente energjinë që Korporata Energjetike e Kosovës e kishte depozituar në Korporatën Elektroenergjetike të Shqipërisë, për disa muaj.

“Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjetike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike. Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim”, njoftoi Ministria.

Por, reduktimet vazhduan sërish të nesërmen e po vazhdojnë edhe sot. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga KEDS. Zëdhënësi i KEDS’it, Viktor Buzhala, ia thënë se ka kufizime të energjisë 2 orëshe, por s’dinë se a do të vazhdojnë dhe deri kur. Ka deklaruar se pret përmirësim të situatës, pasi siç ka thënë, Komiteti për Energji ka njoftuar që do të ketë mjete për import që i janë ndarë KEK-ut.

“Po, ka kufizime te energjisë elektrike nga 2 orëshe. Nuk e dimë a do të vazhdojnë dhe deri kur. Jemi në pritje te përmirësimit të situatës, pasi Komiteti për Energji ka njoftuar qe do të ketë mjete për import qe i janë ndarë KEK-ut”, tha Buzhala.

Ndërkohë, vendi po vazhdon të pranojë energji nga sasia që ka depozituar në Shqipëri. Skënder Bucolli nga Zyra për Media e kësaj ndërmarrje ka thënë se vetëm gjatë katër ditëve të fundit kanë pranuar 3 mijë e 500 MWh energji. Thotë se vazhdojnë të depozitojnë sa herë që kanë teprica.

“Në kohën kur në vendin tonë rritet konsumi, KEK po vazhdon të pranoj një sasi të caktuar të energjisë elektrike nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Kjo sasi po merret nga depozitimi që KEK-u kishte bërë për disa muaj në KESH dhe po vazhdon të depozitoj sa herë që KEK-u ka teprica. E gjithë kjo me qëllim furnizimit të konsumatorëve fundor dhe evitimin e reduktimeve. Në këtë drejtim, KEK deri më tani ka depozituar mbi 120.000 MËh, ndërsa gjatë 4 ditëve të fundit nga KESH-i kemi pranuar rreth 3,500 MWh”, thuhet në përgjigjen e Bucollit.

Si ta dini kur ka reduktime?

KEDS-i ka publikuar një hartë, ku tregohet se në çfarë orari janë reduktimet e energjisë elektrike. Madje, ka dhënë edhe një udhëzim se si mund të informoheni.

“Informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS, më saktësisht përmes hartës, ku konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton. Së pari zgjidhni distriktin tuaj, p.sh Mitrovicë (DMI) dhe shënoni shifrën e konsumatorit, të cilën mund ta gjeni në faturën tuaj. Më pas harta do të shfaqë orarin e kufizimeve për atë zonë”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Reduktimet me rrymë i lënë qytetarët pa punë

Reduktimet e rrymës i kanë revoltuar qytetarët. Biznesët private dhe qytetarët po pengohen në kryerjen e punëve të tyre, për shkak të ndaljes së rrymës. Ka ankesa, sidomos prej atyre që punojnë ‘online’ për dhe me organizata jashtë vendit, se po kanë vështirësi në kryerjen e detyrave të tyre, për shkak të ndërprerjes së rrymës. Flutura Kusari, juriste e medias, ka shkruar në profilin e saj në Facebook, se ndërprerja e rrymës po i shkakton probleme në baza ditore, në punën që ajo bën. Të mërkurën ajo ka treguar rryma i ka ndërprerë një prezantim, që e kishte përgatitur prej ditësh.

“Edhe qato mundesi te punes qe i kemi siguru me mundi te madh, Kosova t’i rrezikon. Muj vetem me i paramendu humbjet qe ia shkakton sektorit privat”, ka shkruar Kusari.

Inxhinieri Ermal Sadiku, i cili drejton kompaninë “LinkPlus” ka publikuar një email që e kanë marrë nga një klient. Ai e pyet nëse njoftimi për ndërprerje të rrymës në Kosovë do ta afektonte punën e tyre. Sadiku ka shkruar se ai u kërkon klientëve në Evropë që t’i besojnë kompanisë e cila vepron në Kosovë, por që dalin pengesa si kjo e rrymës, për të cilin klienti ka shfaqur shqetësim. Ndërsa, një ditë pasi nisën reduktimet, kompania e mishit “Meka Halal Food”, ka njoftuar konsumatorët e saj se do të rrisë çmimet e produkteve.

“Me keqardhje na duhet të iu njoftojmë që për shkak të ndërprerjeve të shpeshta e të gjata të energjisë elektrike, jemi të detyruar të i ngrisim çmimet e produkteve!”, thuhej në njoftimin e kompanisë, të publikuar më 16 gusht.

Pirro Piraj nga kjo kompani ka shfaqur paknaqësitë dhe vështirësitë që po ua shkaktojnë reduktimet. KEDS kishte njoftuar se orari i reduktimeve do të ishte 6:2. Ai thotë se gjashtë orë pa rrymë në 24 orë, kompanisë së tij i kushtojnë 600 euro harxhime në derivate.

“Me qindra e mijëra Euro të investuara në gjenerator e detivate për rrymë, para këto që po ti investonim në pajisje e rroga, sot do të kishim qenë shumë më mirë e më lartë!”, ka shkruar ai.

Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi, ka përshkruar nisjen e ditës së sotme pa rrymë dhe nën zhurmën e gjeneratorëve.

“Fillojmë ditën mbarë, me sukseset e rradhës: Reduktime të rrymes dhe zhurmë e gjeneratorëve.  Punën e fillojmë në ora 10:00, deri atëhere kafe, llafe!”, ka shkruar ai në Facebook.

Analisti Imer Mushkolaj ka ironizuar me Qeverinë, dje, derisa po zhvilloheshin bisedimet në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuciq.

“Deshta me e pa Albinin çka po thotë n’Bruksel, po nuk pata rrymë. Bravo Qeveria Kurti”, ka shkruar ai në Facebook.

Marrë nga Gazeta Express

situata energjitike ne kosove keds viktor buzhala ehat miftaraj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet