19 Gusht 2022, 15:56
Nga e.k
Kuvendi i Malit të Zi
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nënshtrohet votëbesimit. Seanca është thirrur me iniciativën e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.
Gjatë fjalës së tij, deputeti i DPS-së, Jevko Erakoviq u shpreh se kjo qeveri tashmë ka rënë dhe se Abazoviç nuk duhet të jetë më pjesë e politikës në vend.
"Ju nuk jeni të denjë për postin e kryeministrit, por nuk mund të angazhoheni më as në politikën e vendit. Ju po bini sot. Na keni mashtruar ne dhe partnerët tanë evropianë."
Sot, Kuvendi i Malit të Zi, po mban votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
votebesimi per qeverine e malit te zi
Bota
19 Gusht 2022, 15:39
s.s
Albin Kurti
BRUKSEL- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për raportet mes Madridit dhe Prishtinës gja...
Bota
19 Gusht 2022, 15:40
e.k
Foto e peshkaqit në breg dhe pushuesve
SHBA- Nuk ju rastis shpesh që të jeni në breg të detit duke notuar dhe t'u afrohet një...
Bota
19 Gusht 2022, 15:22
s.s
Thomas Nutt
BRITANI- Burri që vrau gruan e tij natën e dasmës së tyre dhe e futi trupin e saj në një valixhe është ...
Bota
19 Gusht 2022, 15:24
e.k
Pamje nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut
ZELANDA E RE- Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur pjes...
Bota
19 Gusht 2022, 14:58
e.k
Kuvendi i Malit të Zi
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nëns...
Bota
19 Gusht 2022, 14:51
e.k
Dritan Abazoviç
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nënshtro...
Bota
19 Gusht 2022, 14:35
e.k
Dritan Abazoviç
MONTENEGRO- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nënshtrohet ...
Bota
19 Gusht 2022, 14:17
e.k
Milorad Dodik
MONTENEGRO- Kreu i serbeve të Bosnjës Milorad Dodik do të udhëtojë drejt Malit të Zi me helikopter të...
Bota
19 Gusht 2022, 13:52
A.B
Kuvendi
MALI I ZI- 'Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar...
Bota
19 Gusht 2022, 12:40
F.M
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nënshtrohet votëbesimit. Mediat ma...