LIVE UPDATES
Bota

Fotografitë e fëmijëve në internet, rrezik i nënvleftësuar

Në internet hidhen mes të tjerash fotografitë e imazheve të bëra me ultratinguj të fëmijëve në barkun e nënën, fotografi të bëra në plazh, në festat e ditëlindjeve ose ceremoninë e fillimit të shkollës.

19 Prill 2023, 08:37 Nga A.B

Fotografitë e fëmijëve në internet, rrezik i

Shpesh prindërit janë shumë të lumtur kur lind një fëmijë, kur buzëqesh për herë të parë, kur hedh hapat e para, kur pinjollët e tyre bëjnë përjetimet e para të jetës. Këto momente shpesh fiksohen edhe nëpër fotografira që i tregohen me krenari rrethit familjar dhe të njohurve. Kjo gjë mund t'i hipë nervat dikujt, por nuk është kthyer asnjëherë në problem kur albumi i fotografive ka përfunduar më pas në sirtar. Por me fillimin e mediave sociale, gjithnjë e më shpesh fotografitë e fëmijëve shpërndahen edhe publikisht në internet, dhe një gjë e tillë mund të jetë me pasoja të padëshiruara.

"Në fund të fundit shpesh kemi të bëjmë me bërjen të njohur të dikujt, me anë të mekanizmave si likes ose zemra", shpjegon Sophie Pohle, referente për mësimdhënien e  mediave në organizatën gjermane për mbrojtjen e fëmijëve, Deutschen Kinderhilfswerk, në Berlin.

Në internet hidhen mes të tjerash fotografitë e imazheve të bëra me ultratinguj të fëmijëve në barkun e nënën, fotografi të bëra në plazh, në festat e ditëlindjeve ose ceremoninë e fillimit të shkollës. "Në princip nuk ka asnjë gjë që të mos tregohet me fotografitë që hidhen në internet.” Nganjëherë madje fotografitë e bebeve përdoren për të bërë reklama për shitje produktesh, influencuesit i përdorin ato për produkte kozmetike ose veshje për fëmijë. Por çdo njeri ka të drejta mbi fotografinë e tij, dhe kjo gjë vlen edhe për fëmijët, e veçanërisht për ata.

Që në vitin 2018, ish e ngarkuara me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në qeverinë angleze, Anne Longfield, paralajmëronte në një raport të saj se në internet qarkullojnë mesatarisht 1300 fotogafi për çdo fëmijë, para se të ketë mbushur moshën 13 vjeçare. Ky fenomen ka arritur madje të ketë një emërtim të vetin: "Sharenting", fjalë e përbërë e krijuar nga fjalët angleze "to share" (të shpërndash) dhe "parents" (prindër).

Por rrjeti i internetit nuk harron asgjë. Kjo fjali e dëgjuar shpesh mund të kthehen vërtet në problem. Për shembull kur fëmijët nuk janë të kënaqur me fotografimet që u janë bërë. "Fëmijët mund të kenë turp për fotografitë që prindërit kanë shpërndarë duke menduar se në to fëmija duket i ëmbël ose i lezetshëm", shpjegon referentja e Deutschen Kinderhilfswerkes. "Dhe kur këto fotografi përfundojnë në qarkullim publik, atëherë ato mund të kthehen në objekte sulmi për të bërë tallje, ofendime, bullizëm ose komente të mbushura me urrejtje." Po ashtu edhe më vonë kur gjatë aplikimit për punë shefat e kuadrit kërkojnë në goggle emrat e aplikuesve, dhe marrin si rezultat fotografi të pakëndshme atëherë kjo gjë kthehet në problem". Për t'i hapur sytë njerëzve për këto rreziqe, bloggerja Toyah Diebel ka filluar që në vitin 2019 me projektin #deinkindauchnicht (asfëmijajot).

Përveç kësaj, shpesh në fotografi nuk duket vetëm fëmija, por edhe ambienti personal i tij: dhoma, banesa, bahçja. Në tekstin e postuar bashkë me fotografinë lexohen edhe të dhëna të tjera, si për shembull emri i fëmijës, dita e lindjes. "Nëpërmjet këtyre të dhënave të ndërthurura mund të merret vesh madje edhe ku jeton fëmija,” thotë  duke paralajmëruar për rreziqet, Sophie Pohle.

Kjo gjë nuk përbën problem vetëm për arsye të mbrojtjes së të dhënave: "Natyrisht që gjithnjë ekziston rreziku që informacione dhe fotografi të tilla të bien në duar të gabuara, dhe të qarkullojnë për shembull në rrethet e pedofilëve.”

Që në vitin 2019, portali i internetit krijuar nga federata dhe landet gjermane, Onlineportal  jugendschutz.net ka bërë të ditur në një raport se "instagrami keqpërdoret për të lidhur me njëri tjetrin njerëz meinteresa seksuale ndaj fëmijëve. Fotografitë e fëmijëve mblidhen për shembull, komentohen me komente seksuale ose shoqërohen dhe shpërndahen me hashtags".

Shpesh nënvleftësohet fakti që: "Prindërit janë relativisht të vetëdijshëm se postimi publik i fotografive në Facebook, TikTok ose Instagram është problematik", shpjegon Sophie Pohle. "Por njëkohësisht ata mendojnë se Messenger e Whatsapp janë relativisht privatë dhe shpërndajnë atje pa hezituar.” Përshembull duke përdorur funksionin e statusit, që çdo  person që bën pjesë në grupin e të njohurve të ketë të drejtë t'i marrë fotografitë. "E rëndësishme këtu është niveli i vetëdijes së prindërve për këtë pikë, dhe si pasqyrohet kjo në rregullimet që i janë bërë sferës private në rrjetet e caktuara të internetit. Pyetja është a i shpërndaj unë fotografitë vërtet në publik apo vetëm për ata që më ndjekin?", thotë Pohle. Por edhe në bisedat private në Privatchat nuk mund të jesh i sigurt se një fotografi e bashkëbiseduesit nuk u jepet të tjerëve, pa pyetur më parë. Prandaj organizata gjermane  Deutsche Kinderhilfswerk ka nxjerrë një udhëzues të vetin për çfarë duhet patur parasysh kur postohen në internet fotografi fëmijësh.

Për të kufizuar shpërndarjen pa kufi të fotografive, edhe të atyre që shkelin dinjitetin e njeriut, Franca është duke hedhur tani një hap që nuk e ka hedhur asnjë vend tjetër në botë: Franca do që të ndalojë me ligj prindërit që të mos shpërndajnë në mediat sociale fotografi të fëmijëve, pa marrë më parë pëlqimin e tyre. Në rastet kur ekzistojnë pikëpamje të ndryshme të prindërve, atëherë mund të ndalohet njëri prind që të mos bëjë publikim dhe dërgim të fotografive të fëmijëve, pa marrë pëlqimin e prindit tjetër. Në rastet ekstreme prindërit mund të humbasin madje të drejtën e tyre për të zotëruar fotografi të fëmijëve të tyre.

Kujdes të veçantë projektligji i ri i kushton "shfrytëzimit të fotografive të fëmijëve në platformat online". Kështu për shembull të ardhurat që nxirren nga përdorimi komercial i fotografive të fëmijëve, duhet të dërgohen në një numër llogarie bankare, të cilën fëmija mund ta përdorë vetë kur të mbushë moshën 16 vjeçare. Përveç kësaj mund të krijohet një "e drejtë për tu harruar”, që të zbatohet në rast se fëmijët kërkojnë me dëshirën e vet që të largohen nga rrjeti fotografi dhe video, që i kanë shpërndarë vetë.

Grindja më e njohur në botë për foto fëmijësh - fëmija në albumin "Nirvana" ngriti padi 30 vite më vonë në SHBA për "pornnografi komerciale fëmijësh" por deri tani ka dështuar në gjyqeFotografi: Geffen Records

Sophie Pohle e vlerëson në përgjithësi pozitivisht projektligjin francez. Sepse ai forcon më shumë të drejtat personale të fëmijëve, të ankoruara tashmë në Konventën e OKB për të drejtat e minorenëve. "Ai nuk ka të bëjë me ndalimin në përgjithësi të postimit të fotografive të fëmijëve, por ndalimin e shpërndarjen e tepruar dhe trajtimin jodinjitoz të tyre në mediat sociale,” thotë Pohle.

"E drejtë mbi fotografinë personale, do të thotë që çdo njeri duhet të vendosë vetë cilat fotografi të tij duhet të bëhen publike dhe cilat jo. Dhe duke patur parasysh të drejtat e fëmijëve është shumë e rëndësishme, që fëmijët të marrin pjesë në një vendim të tillë dhe "Jo-ja” e fëmijët të pranohet nga prindërit, dhe të mos anashkalohet lehtë."

Në vendet e tjera të botës nuk ka patur deri tani një projektligj të tillë si në Francë. Prandaj, thotë Sophie Pohle, puna sqaruese është mjeti më i rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve  nga pasojat e padëshiruara të Sharenting. Në kopshtet e fëmijëve, në shkolla, në platformat  e mediave sociale, por edhe tek vetë prindërit. Familjet duhet në radhë të parë të zhvillojnë  "një mirëkuptim të përbashkët si të sillen me respekt dhe përgjegjësi me fotografitë e njëri tjetrit", thotë Pohle. "Sepse sapo të marrin celularin e vetë në dorë, fëmijët do të qarkullojnë vetë në mediat sociale dhe sigurisht që do të ketë mësuar nga familja si duhet vepruar për gjëra të tilla."/DW

fotot e femijeve

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë