LIVE UPDATES
Bota

FOTOT/ Xhama të thyer e forca të shumta policie, gjurmët që kanë mbetur tri ditë pas sulmit në Banjskë

Në këtë manastir dhe objektet përreth, përfshirë shtëpi banimi, u konfiskua sasi e madhe armatimi, dy automjete të blinduara, më shumë se 20 automjete malore dhe dy motorë, po ashtu, për terrene malore.

27 Shtator 2023, 18:31 Nga r.ll
FOTOT/ Xhama të thyer e forca të shumta policie, gjurmët që
pamje nga fshati Banjskë

KOSOVË- Gjurmë të shumta kanë mbetur pas në fshatin Banjskë të Zveçanit, aty ku më 24 shtator një grup i armatosur u përlesh me Policinë e Kosovës. Grupi i armatosur, pasi vrau policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, u strehua në Manastirin Ortodoks të Banjskës dhe objektet përreth tij. Gjatë përleshjeve u vranë tre sulmues të armatosur, që të tre serbë të Kosovës.

Në këtë manastir dhe objektet përreth, përfshirë shtëpi banimi, u konfiskua sasi e madhe armatimi, dy automjete të blinduara, më shumë se 20 automjete malore dhe dy motorë, po ashtu, për terrene malore. Por, çfarë shihet në këtë vend tri ditë pas sulmit të armatosur dhe a i janë kthyer ende banorët jetës normale?

Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha, sjell detaje nga atje:

Ky është vendi ku grupi i armatosur vrau policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u varros në fshatin e tij të lindjes Samadrexhë të Vushtrrisë më 26 shtator 2023. Shtëpitë e banorëve lokalë janë shumë afër këtij vendi.

Këtu kanë mbetur të dëmtuar kamionët që u përdorën për të bllokuar rrugën në hyrje të fshatit Banjskë.

Banorët lokalë kanë filluar që të dalin në rrugë dhe të kryejnë punët e tyre të përditshme. Xhamat e disa prej objekteve të banimit në Banjskë shihen të dëmtuar nga plumbat.

Në fshat ka ende prani të madhe të Policisë së Kosovës, e cila ua ka tërhequr vërejtjen qytetarëve për të pasur kujdes për shkak se ende mund të ketë mjete shpërthyese.

Në manastir dhe hapësirat përreth tij shihen gjurmët që la pas grupi i armatosur. Rrethojat e manastirit qëndrojnë ende aty të thyera.

Në këtë objekt, i ulur në këto ulëse dyshohet se u incizua edhe Millan Radoiçiç, i kërkuar nga institucionet e Kosovës për vepra të ndryshme penale. Një dron i institucioneve të sigurisë së Kosovës u tha se e fotografoi atë më 24 shtator derisa po ndiqej nga Policia e Kosovës. Këtu kanë mbetur ende gëzhoja të armëve të zjarrit.

Kjo është kodra përmes së cilës pjesëtarë të grupit të armatosur dyshohet se u arratisën për në territorin e Serbisë.

Disa automjete të Policisë së Kosovës, të cilat më 24 shtator ishin duke ofruar siguri në këtë zonë në veri të vendit, kanë shenja të shumta të dëmeve të shkaktuara nga sulmi me armë zjarri.

Hyrja në këtë fshat ka qenë e bllokuar nga 24 shtatori. Policia e Kosovës i lejoi mediat që të futen në Banjskë vetëm pas përfundimit të hetimeve në hapësirat e manastirit dhe objektet përreth tij. /REL

tensionet në veri të kosovës fshati banjskë


Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit