Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sulmin në Kosovë e ka dënuar edhe Ministria e Jashtme e Belgjikës ku janë shprehur se autorët duhet të vihen para drejtësisë.
FRANCË- Franca ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës, ku ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë gjatë ditës së djeshme, ku u vra një polic dhe u plagosën dy të tjerë.
Shteti francez bën thirrje që përgjegjësit të dalin sa më shpejt para drejtësisë dhe që Serbia dhe Kosova të riangazhohen në dialogun mes tyre ër arritjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
REAGIMI I PLOTË:
Franca dënon ashpër sulmin e papranueshëm ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Ajo shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe bën thirrje që përgjegjësit të dalin sa më shpejt para drejtësisë. Serioziteti i këtyre ngjarjeve nënvizon urgjencën që Serbia dhe Kosova të tregojnë përgjegjësi për të ulur tensionet dhe për t’u riangazhuar me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, e vetmja rrugë e mundshme për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe mundësimin që ata të përparojnë drejt Bashkimit Evropian.
Sulmin në Kosovë e ka dënuar edhe Ministria e Jashtme e Belgjikës ku janë shprehur se autorët duhet të vihen para drejtësisë.
“Belgjika dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe shpreh ngushëllimet e saj për familjen dhe të dashurit e oficerit të vrarë. Faktet duhet të hetohen plotësisht dhe autorët të vihen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
Reinhard Butikofer GJERMANI-Pas situatës që po kalon veriu i Kosovës, deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka th&eum...
Kryetari i Listës Serbe SERBI- Lista Serbe ka reaguar për herë të parë lidhur me sulmin në Veri, që ndodhi orë...
Olena Zelenska RUSI- Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska tha të dielën se nuk e di nëse bashkëshorti i saj, pr...
foto ilustruese MEKSIKË-Ndërsa dëgjohej afrimi me shpejtësi i trenit, rreth 5,000 emigrantë kryesisht venezuelianë që sh...
foto nga operacioni UKRAINË- Shërbimi ukrainas i sigurisë ka shkatërruar një rrjet spiunazhi rus në rajonin e Kharkivit. "K...
Viktor Orban HUNGARI- Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se Hungaria nuk do të mbështesë Ukrainën në asnjë ç...
Japoni JAPONI- Studime të shumta të mëparshme kanë treguar se fëmijët në Japoni janë më të lumturit n&eum...
foto nga veriu TIRANË- Pas sulmeve të fundit ndaj policisë së Kosovës nga terroristët serbë, Qendra Kombëtare e Lib...
Rexhep Taip Erdogan TURQI- Përfundimi me sukses i fitores së fundit të Azerbajxhanit në Karabak frymëzon krenarinë, tha t&eu...
Arsenali me arme SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç theksoi se vendi (Serbia) është në gjendje të r&...