Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ditën e sotme gazetarja serbe do të ishte në një takim me gazetarë të kulturës dhe lexues mbi rolin e medias në kontekste të reja shoqërore e kulturore, dhe ndikimin që ka tek brezi i ri, përvojën e saj në Tiranë, dhe letërsinë bashkëkohore ballkanike.
TIRANË- Pas sulmeve të fundit ndaj policisë së Kosovës nga terroristët serbë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka anuluar takimin e parashikuar për tu mbajtur sot, të shkrimtares dhe gazetares serbe Ivona Djuric.
Djuric ndodhet në Tiranë si rezidente e projektit READ, me partneritet Institutin e Librit dhe Promocionit. Ditën e sotme gazetarja serbe do të ishte në një takim me gazetarë të kulturës dhe lexues mbi rolin e medias në kontekste të reja shoqërore e kulturore, dhe ndikimin që ka tek brezi i ri, përvojën e saj në Tiranë, dhe letërsinë bashkëkohore ballkanike.
Autorë të rëndësishëm të letërsisë ballkanike kanë qënë pjesë e diskutimeve në këtë hapësirë të librit shqip, duke e parë kulturën dhe librin si pjesë e proceseve që kërkojnë të integrojnë fqinjët me njëri-tjetrin.
Anullimi i takimit me gazetaren serbe vjen menjëherë pas ngjarjeve të ndodhura në Kosovë, ku mbeti i vdekur një efektiv i policisë së Kosovës dhe u plagosën dy të tjerë.
Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?
Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.
Rexhep Taip Erdogan TURQI- Përfundimi me sukses i fitores së fundit të Azerbajxhanit në Karabak frymëzon krenarinë, tha t&eu...
Arsenali me arme SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç theksoi se vendi (Serbia) është në gjendje të r&...
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Zbigniew Rau POLONI- Thirrja që kancelari gjerman Olaf Scholz ia bëri Varshavës për t’i ...
ambasada amerikane ne serbi BEOGRAD- Ambasada amerikane në Serbi, ka reaguar pas tensioneve në Banjskë të Zveçanit, ku pas sulm...
Olaf Scholz dhe Giorgia Meloni ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i ka dërguar një letër kancelarit gjerm...
foto ilustruese KANADA- Kryetari i Dhomës së Komunave të Kanadasë ka kërkuar falje për lavdërimin e një 98-vje&cced...
Kapitol SHBA- Qeveria amerikane është në prag të mbylljes së pjesshme nëse Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga...
Sulmi TURQI- Një incident me të shtëna ka ndodhur mesditën e së hënës jashtë gjykatës së Izmiri...
Xhelal Sveçla KOSOVË- Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha gjatë një deklarate për mediat bëri...
Foto ilustruese UKRAINA-Burime zyrtare nga Ukraine bëjnë me dije se është vrarë komandati i flotës ruse në Detin e Zi. U...