LIVE UPDATES
Bota

“Franca do të miratojë ligj të ri imigrimi”, analiza e DW: Synon të ashpërsojë trajtimin e azilkërkuesve

Ky nen lejon që një ligj të miratohet pa votim përfundimtar nga Parlamenti francez. Projektligji i imigracionit është projekti i dytë i madh reformuesi mandatit të fundit të presidentit Emmanuel Macron, pas reformës së pensioneve, e cila u realizua mes protestave të forta.

7 Nëntor 2023, 17:39 Nga a.l
“Franca do të miratojë ligj të ri imigrimi”, analiza
Elisabeth Borne

FRANCË- Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin e paraqiti projektligjin në Senat në Paris. Senati i së djathtës konservatore, dhoma e dytë e Parlamentit, filloi menjëherë debatin mbi projektin. Qeveria e kishte paraqitur projektligjin në shkurt dhe më pas e kishte ngrirë sërish, sepse reforma e pensioneve dominoi debatin dhe gjithsesi nuk dukej shumicë mbështetëse në horizont. “Ka të bëjë me dhënien e një statusi ligjor njerëzve që kanë jetuar dhe punuar këtu prej vitesh (…)”, tha kryeministrja Elisabeth Borne për France Inter. Kjo është një “masë e arsyeshme”, shtoi ajo.

Projektligji premton të jetë një provë cfilitëse, pasi kampi politik i Presidentit Emmanuel Macron nuk ka më një shumicë absolute në Parlament për të miratuar projektin shumë të diskutueshëm pa mbështetjen e forcave të tjera politike. “Do të kërkojmë shumica”, theksoi Borne, e cila kritikohet kritikuar për kthimin në përdorimin e nenit 49.3 të Kushtetutës. Ky nen lejon që një ligj të miratohet pa votim përfundimtar nga Parlamenti francez. Projektligji i imigracionit është projekti i dytë i madh reformuesi mandatit të fundit të presidentit Emmanuel Macron, pas reformës së pensioneve, e cila u realizua mes protestave të forta.

Çfarë bëjnë republikanët?

Mbështetja e pritur e konservatorëve Républicains për nismën legjislative është ende e paqartë. Marrja e një qëndrimi të qartë ndaj emigrantëve është vërtet në përputhje me linjën e republikanëve, të cilët e kanë prej kohësh këtë çështje ndër prioritetet e tyre. Megjithatë, halë në sy për ta është është garantimi i dokumenteve të qëndrimit për emigrantët e paligjshëm që punojnë në profesione në të cilat kërkohen punonjës. Ata besojnë se kjo hap një derë tjetër për emigracionin e paligjshëm.

Megjithatë, gjatë prezantimit të projektligjit, ministri argumentoi se emigrantët tashmë në vend duhet të kenë kushte të sigurta dhe të mira pune. Firmat që bëjnë biznes në kurriz të emigrantëve të paligjshëm duhet të ndalohen. Ekonomia që po rimëkëmbet dhe rënia e papunësisë do të thotë se shumë sektorë në Francë po kërkojnë me këmbëngulje punonjës. Emigracioni shihet si një zgjidhje, por industria dhe qeveria nuk i kanë përcaktuar përmasat e tij.

Kritika e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Organizatat e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se ligji i planifikuar mund të kufizojë të drejtat e emigrantëve. Në të ardhmen, mund të deportohen edhe persona që kur kanë mbërritur në Francë kanë qenë të mitur nën 13 vjeç ose edhe prindërit e huaj, fëmijët e të cilëve kanë shtetësi franceze. Sipas organizatës së ndihmës për fëmijë UNICEF, ky rregull mund të bierë ndesh me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve. Reduktimi i planifikuar i kujdesit mjekësor është kritikuar gjithashtu. Në të ardhmen, emigrantëve do t’u garantohet vetëm ndihma mjekësore emergjente, theksoi ministri i Brendshëm Darmanin.

Disa organizata kanë kritikuar gjithashtu faktin që fëmijët e lindur në Francë nuk marrin më automatikisht shtetësinë franceze në moshën 18-vjeçare. Për më tepër, të rinjve të lindur në Francë, të cilët janë dënuar me një minimum prej gjashtë muajsh burg, nuk do t’u jepet shtetësia franceze. Nënshkruesit e një apeli drejtuar qeverisë theksojnë se këto masa e vështirësojnë integrimin dhe u bëjnë jehonë kërkesave të ekstremit të djathtë.

Vitin e kaluar, në Francë aplikuan për azil rreth 137.000 vetë, afërsisht i njëjti numër si para pandemisë së koronavirusit. Shumica erdhi nga Afganistani, e ndjekur nga Bangladeshi, Turqia dhe Gjeorgjia. Rreth 11.400 persona u dëbuan, duke përfshirë rreth 3.600 të huaj që kishin kryer vepra penale. Gati 4000 vetë u larguan nga vendi vullnetarisht ose si pjesë e një programi të subvencionuar të kthimit./DW

elisabeth borne

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet