LIVE UPDATES
Bota

Frontex: Imigrantët përdorin kryesisht Ballkanin për tu futur në BE

Gjatë rrugëtimit, ai kaloi lumenjtë e Kroacisë dhe u rrah nga policia në Bullgari, duke i sekuestruan gjithçka kishte, thotë ai për Zërin e Amerikës.

5 Shkurt 2023, 16:18 Nga I.A
Frontex: Imigrantët përdorin kryesisht Ballkanin për tu futur
emigrantet

Pas njoftimeve nga Frontex, agjencia kufitare e BE-së, se imigrantët dhe azilkërkuesit po përdorin kryesish Ballkanit për të kaluar në Evropën Perëndimore, grupet kërkimore argumentojnë se kjo po ndodh për shkak se rrugët detare po bëhen më të rrezikshme. Ndërkohë, në Trieste të Italisë, organizatat jofitimprurëse thonë se qendrat për strehimin e imigrantëve po mbingarkohen nga prurjet.

Që nga koha e luftërave në ish-Jugosllavi, qyteti bregdetar i Triestes ka qenë një vendndodhje për imigrantët dhe azilkërkuesit që shkojnë në Evropën Perëndimore. Sipas organizatave jofitimprurëse lokale, qyteti ka një sistem të mirë për strehimin dhe trajtimin e imigrantëve. Por duke filluar nga sezoni i verës, qyteti është përballur me vështirësi.
Gianfranco Schiavone, president i organizatës Konsorciumi Italian i Solidaritetit (Consorzio Italiano di Solidarietà), thotë se dikur qytetit i mbaroheshin strehimet për të ardhurit e rinj.

"Kjo ndodhte për pak ditë, por jo më shumë. Verën e kaluar ndodhi për disa javë, ndaj situata është shumë e rëndë. Madje edhe tani në dimër situata është e vështirë”.

Sanam Gul Sinwari mbërriti në Trieste nga Afganistani një muaj më parë. Ai zgjodhi rrugën e Ballkanit pasi i shpenzoi të gjitha paratë në përpjekjet e dështuara për të gjetur një varkë nga Turqia drejt Greqisë. Gjatë rrugëtimit, ai kaloi lumenjtë e Kroacisë dhe u rrah nga policia në Bullgari, duke i sekuestruan gjithçka kishte, thotë ai për Zërin e Amerikës.

“Kam qenë ushtar dhe pas rënies së Kabulit, ekonomia u rrënua. Ndaj vendosa të largohem sepse jeta ime ishte në rrezik (nga talebanët) dhe për mundësi më të mira ekonomike. Italianët janë shumë mikpritës por sistemi nuk funksionon. Po flemë jashtë në rrugë”.

Ai dhe rreth 100 imigrantë të tjerë flenë në këtë magazinë të braktisur.

“Për fat, kam një strehë për tre netë. Por nëse vjen dikush në gjendje të keqe i jepet përparësi për strehën”, thotë ai.

Vullnetari Ismail Swati thotë se situata është përkeqësuar.

“Më parë konsiderohej si situatë emergjente kur në këtë magazinë flinin 25 apo 30 veta. Por nga mesi i korrikut po shtohen shifrat, në disa raste ka rreth 300 njerëz që flenë këtu”.

Agjencia e Bashkimit Evropian për kufirin, Frontex, thotë se Ballkani është bërë rruga kryesore e imigrantëve që shkojnë drejt BE-së. Rruga tokësore ballkanike është bërë më e rëndësishme se sa kanali detar i Mesdheut nga Libia drejt Italisë. Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Carmine Conte të Grupit të Politikave të Migracionit me qendër në Bruksel.

“Ka mungesë të rrugëve ligjore për futjen në Evropë në rrugë të sigurtë. Tjetër problem është se Mesdheu është bërë shumë i rrezikshëm. Vende si Italia dhe Greqia po miratojnë politika shumë kufizuese”.

Taktikat, të paligjshme sipas rregullave të BE-s-, dhe të përdorura shpesh nga roja bregdetare italiane dhe greke, që ndalojnë ardhjen në breg të anijet me imigrantë, janë dokumentuar më së miri. Madje, në Itali imigrantët janë penguar që të zbresin nga barkat e shpëtimit. Goran Buldioski, me organizatën Fondacioni i Shoqërisë së Hapur me qendër në Shtetet e Bashkuara, thotë se veprimet e vendeve si Italia dhe Greqia nuk po frenojnë imigrantët që të zgjedhin Ballkanin në rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian.

“Nuk po frenohen aspak, dhe jo për shkak të vështirësive të tyre të dokumentuara. Por, gjithashtu, është për shkak të një politike të dështuar parandaluese”.

Ai thotë se vendet evropiane duhet të zbatojnë politika më të arsyeshme që garantojnë sigurinë e imigrantëve.
Afganasi Sinwarit thotë se shpreson të kërkojë azil sa më shpejt të jetë e mundur dhe se familja e tij në Afganistan varet nga ai.

Marrë nga VOA

frontex be

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet