11 Gusht 2024, 11:40
Nga r.ll
donald trump
SHBA- Fushata presidenciale e Donald Trumpit, kandidatit republikan për president, ka thënë të shtunën se disa komunikime të brendshme i janë hakuar dhe ka fajësuar Qeverinë iraniane për këtë incident. Fushata e Trumpit ka përmendur armiqësitë e kaluara në mes të Trumpit dhe Iranit, kur e ka fajësuar Teheranin, mirëpo nuk ka ofruar ndonjë dëshmi konkrete se iranianët janë mbrapa.
Ekipi i fushatës së Trumpit e ka lëshuar një deklaratë, pak pasi e përditshmja Politico ka raportuar se ka nisur të pranojë emaila në korrik prej një burimi anonim, që i ka ofruar dokumente autentike prej operacioneve të fushatës së Trumpit, përfshirë një raport për kandidatin e republikanëve për nënpresident, J.D.Vance dhe “dobësitë e tij të mundshme”.
“Këto dokumente janë siguruar ilegalisht prej burimeve të huaja armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, që kanë qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2024 dhe krijimin e kaosit brenda procesit tonë demokratik”, ka thënë zëdhënësi i fushatës së Trumpit, Steven Cheung, përmes një deklarate.
Trump ka thënë më vonë në platformën e vet sociale, Social Truth se, gjiganti teknologjik, Microsoft e ka informuar fushatën e tij se Irani ia ka hakuar njërën prej faqeve. Ai e ka fajësuar Iranin duke thënë se ai “mund të sigurojë vetëm informacion publik”, dhe nuk ka dhënë më shumë hollësi për hakimin.
Misioni i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, në Nju Jork, ka thënë përmes një emaili se “Qeveria iraniane, as nuk ka, dhe as nuk synon të ketë ndonjë motiv për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane”.
Trump, ish-president amerikan, ka pasur marrëdhënie të tensionuara me Iranin, sa ka qenë në pushtet. Nën udhëheqësinë e Trumpit, Shtetet e Bashkuara e kanë vrarë komandantin ushtarak iranian, Qassem Soleimani, më 2020, dhe janë tërhequr prej marrëveshjes bërthamore, që kanë nënshkruar fuqitë botërore me Iranin.
“Iranianët e vërejnë që presidenti Trump nuk do të ndalë tmerrin ndaj tyre, sikurse ka bërë në katër vjetët e parë në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Cheung.
Trump i ka mbijetuar një atentati në korrik. Ndonëse nuk ka pasur sugjerime që i dyshuari ka qenë i lidhur me Iranin, rrjeti televiziv amerikan, CNN, ka raportuar muajin e kaluar që inteligjenca amerikane ka informacione për një komplot iranian kundër Trumpit. Teherani, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto akuza./REL
donald trump iran
Bota
11 Gusht 2024, 11:02
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka pranuar për herë të parë që ushtria e tij ësht&eu...
Bota
11 Gusht 2024, 09:14
r.ll
sulmi
RUSI- Vladimir Putin fiksoi komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ruse, gjeneralin Valery Gerasimov, me një vështrim t...
Bota
11 Gusht 2024, 08:56
r.ll
kamione me ndihma
Si pozicionohen vendet arabe në konfliktin Izrael-Hamas?
Jordania: Akt balancues
Jordanisë, një monarkie kusht...
Bota
11 Gusht 2024, 08:53
r.ll
aeroport ne qipro
QIPRO- Që nga përshkallëzimi i gjendjes në Lindjen e Mesme, Qiproja vend anëtar i BE është v...
Bota
11 Gusht 2024, 08:51
r.ll
Foto ilustruese
GJERMANI- 68 për qind e gjermanëve janë kundër mbështetjes ushtarake për ushtrinë izraelite n&...
Bota
11 Gusht 2024, 08:35
r.ll
faton hajrizi
KOSOVË- Ditën e sotme do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit. I ndjeri do të varroset në orën 14:00 n...
Bota
11 Gusht 2024, 08:15
r.ll
pamje nga sulmi
GAZA- Një sulm ajror izraelit në një shkollë në qytetin e Gazës, për të cilën ushtria izraeli...
Bota
11 Gusht 2024, 07:28
r.ll
Foto ilustruese
SERBI- E shtyrë nga nevoja për të diversifikuar sektorin e saj energjetik dhe për t’u shkëpu...
Bota
10 Gusht 2024, 22:48
N.F
Nikollë Camaj
MAL I ZI- Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj thotë se përfshirja e një numri t&...
Bota
10 Gusht 2024, 22:45
N.F
Foto ilustruese
TURQI- Autoritetet turke njoftuan sot se kanë rikthyer aksesin në platformën e mediave sociale "Instagram" pasi kompania ra ...