LIVE UPDATES
Bota

Disa mbajnë në prapaskenë marrëdhënie të ngushta me Izraelin, DW: Si pozicionohen vendet arabe në konfliktin në Lindjen e Mesme?

Disa vende arabe në prapaskenë mbajnë marrëdhënie të ngushta me Izraelin. Të tjerat janë vatra e grupeve të mbështetura nga Irani dhe e konsiderojnë veten pjesë të "boshtit të rezistencës" kundër SHBA-së dhe Izraelit.

11 Gusht 2024, 08:56 Nga r.ll
Disa mbajnë në prapaskenë marrëdhënie të ngushta
kamione me ndihma

Si pozicionohen vendet arabe në konfliktin Izrael-Hamas?

Jordania: Akt balancues

Jordanisë, një monarkie kushtetuese i duhet vazhdimisht të balancojë. Një ndër pesë persona në Jordani, duke përfshirë mbretëreshën, janë me origjinë palestineze. Mbështetja për shtetin palestinez dhe të drejtat e barabarta janë dëshirë e shumë vendasve, e krerët e vendit shpesh flasin hapur për këtë. Por Jordania është gjithashtu e afërt me Izraelin dhe SHBA, ndoshta më shumë se sa duan shumë vendas, thonë ekspertët. Në vitin 1994, Jordania nënshkroi një marrëveshje paqeje me Izraelin.  Të dy kombet punojnë së bashku për çështjet që lidhen me sigurinë, siç është siguria në kompleksin e xhamisë Al-Aksa.

Në vitin 2021, SHBA dhe Jordania nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen që lejon forcat, automjetet dhe avionët amerikanë të hyjnë dhe të lëvizin lirshëm nëpër Jordani. Në prill të këtij viti, kur Jordania me gjasë ndihmoi në rrëzimin e raketave iraniane që kalonin hapësirën e saj ajrore drejt Izraelit, shumë vendas e panë këtë si një tradhti. Jordania mban po ashtu marrëdhënie diplomatike me Iranin, por ato priren të jenë të ftohta. Vizita e fundit e ministrit të Jashtëm të Jordanisë Ayman Safadi në Iran për të diskutuar përshkallëzimin e tensioneve në rajon ishte një nga të rrallat.

Egjipt: Interesi vetjak dhe diplomacia

Egjipti fqinj, nën qeverisjen autoritare të Abdel Fatah el-Sisit, duhet gjithashtu të balancojë me kujdes marrëdhëniet e tij me Izraelin. Që nga nënshkrimi i një traktati paqeje me Izraelin në vitin 1979, "Egjipti është përpjekur të balancojë interesat e tij kombëtare, veçanërisht ato në lidhje me pasiguritë në Sinai me mbështetjen për kauzën palestineze", thuhet në një raport të majit nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave. "Konkretisht, kjo përpjekje ka nënkuptuar refuzimin e çdo përgjegjësie të drejtpërdrejtë për gjendjen e vështirë të njerëzve në Gaza, duke mbështetur përpjekjet për të arritur një zgjidhje diplomatike bazuar në zgjidhjen me dy shtete."

Tema e sigurisë dhe bashkëpunimi ekonomik me Izraelin kanë pjesë e zakonshme e marrëdhënieve, dhe deri në fillimin e konfliktit të Gazës, Egjipti ishte përgjegjës për kalimin kufitar Gaza-Egjipt në Rafah. Kërkesat izraelite që të lejohet të kontrollojë këtë zonë janë problematike për Egjiptin, siç është potenciali që gjendja humanitare gjithnjë e më e përkeqësuar në Gaza të kalojë në valë refugjatësh në territorin egjiptian. Qeveria egjiptiane më parë e kundërshtonte Hamasin, duke e parë atë si një organizatë islamike dhe një kërcënim për të, por kohët e fundit, ky qëndrim ka ndryshuar disi dhe Egjipti ka luajtur një rol të rëndësishëm në negociatat e armëpushimit. Edhe marrëdhëniet e Egjiptit me Iranin janë përmirësuar që nga viti 2023, por ato gjithashtu priren të jenë të ftohta.

Liban: Hezbollahu

Libani, një demokraci parlamentare, ka qenë vetë i ngarkuar me një krizë të rëndë politike dhe ekonomike këto vite. Vendi nuk ka pasur qeveri të zgjedhur që nga viti 2020 dhe po përballet me një nga krizat më të rënda në botë. Para kësaj, qeveria libaneze përbëhej gjithmonë nga përfaqësues të shumë grupeve të ndryshme fetare dhe etnike të vendit.

Krahu politik i Hezbollahut përfaqëson interesat e myslimanëve shiitë dhe luan një rol të rëndësishëm në qeverisjen e Libanit. Ai duhet të balancojë interesat e veta me ato të grupeve të tjera të fuqishme, duke përfshirë të krishterët libanezë, myslimanët sunitë dhe druzët. Kurse krahu ushtarak i Hezbollahut është diçka tjetër. Ai është kategorizuar si organizatë terroriste nga SHBA dhe disa vende evropiane dhe mendohet të jetë më i pajisur dhe organizuar se vetë ushtria e Libanit. Shumë politikanë libanezë dhe vendas nuk duan domosdoshmërisht që Hezbollahu të fillojë një luftë më të madhe me Izraelin. Por politikanët libanezë e dinë gjithashtu se kanë pak kontroll mbi Hezbollahun, i cili është lojtari i fuqishëm në të ashtuquajturin "bosht i rezistencës", një koalicion i lirë i grupeve militante të mbështetur nga Irani dhe në kundërshtim me Izraelin dhe SHBA.

Siria e mbështetur nga Irani

Që nga krijimi i shtetit të Izraelit në vitin 1948, Siria e ka konsideruar veten në luftë me fqinjin e saj. Shpesh ka shkëmbime zjarri mes dy palëve, megjithëse ato konsiderohen kryesisht simbolike. Sot diktatori sirian Bashar Assad është në pushtet falë Iranit, që e mbështeti atë ushtarakisht gjatë luftës civile 13-vjeçare të vendit. Kjo shpjegon edhe praninë në rritje të milicive pro-Iraniane në Siri, duke përfshirë anëtarë të Hezbollahut dhe të tjerë nga Iraku. Kjo ka çuar në intensifikimin e sulmeve izraelite nga viti 2017 dhe përshkallëzim të mëtejshëm që nga sulmi i 7 tetorit i Hamasit terrorist kundër Izraelit. Një sulm i prillit nga Izraeli në kompleksin diplomatik iranian në Damask, kryeqytetin e Sirisë, ku u vra një komandant i lartë iranian, çoi në hakmarrje të Iranit.

Irak: Kundër ndërhyrjeve të jashtme

Iraku nuk e njeh Izraelin dhe megjithëse qeveria e Irakut – aktualisht e dominuar nga politikanët myslimanë shiitë – është afruar më shumë me Iranin gjatë dekadës së fundit, çështja palestineze i kalon vijat ndarëse fetare, thonë ekspertët. Brenda Irakut ka një sërë grupesh militante që gjithashtu i përkasin "boshtit të rezistencës" të Iranit. Këto grupe kanë goditur më parë me raketa bazat amerikane brenda Irakut dhe gjithashtu janë përpjekur, por kryesisht kanë dështuar, të godasin Izraelin. SHBA është kundërpërgjigjur ndaj tyre. Qeveria irakiane dhe forcat e saj të sigurisë priren ose t'i tolerojnë këto grupe ose të kenë pak kontakte me ta. "Iraku ka qenë gjithmonë i detyruar të balancojë marrëdhëniet e tij midis SHBA-së dhe Iranit," tha së fundmi Marsin al-Shamary, një studiues në Institutin Brookings, një institut politik me qendër në Uashington.

"Kjo nuk është e re për udhëheqësit irakianë. Marrëdhëniet e Bagdadit me Uashingtonin i kanë pasur vijat e qarta, veçanërisht në lidhje me pozicionin e Irakut ndaj Izraelit... Iraku ka mbështetur vazhdimisht kauzën palestineze dhe pozicioni i tij mbi këtë konflikt aktual nuk është formësuar nga mbështetja e Iranit për Hamasin."

Jemen: Gjithçka lidhet me Huthit

Për shkak të një lufte civile, Jemeni është i ndarë midis qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Aden, Jemenin jugor, dhe grupit rebel Huthi në Jemenin verior. Asnjëra palë nuk e njeh Izraelin. Vendi fqinj i Jemenit, Arabia Saudite, më parë udhëhoqi një koalicion kundër Huthit, por që kur u nënshkrua një armëpushim në fillim të vitit 2022 ka pasur një qetësi relative. Huthit konsiderohen gjithashtu pjesë e "boshtit të rezistencës". Ata mbështesin Hamasin, pretendojnë se Izraeli është një forcë destabilizuese në Lindjen e Mesme dhe janë kundër pranisë së SHBA-së në rajon. Në nëntor të vitit të kaluar, ata filluan të lëshojnë raketa në drejtim të Izraelit dhe të bllokojnë trafikun detar në mbështetje të Hamasit.

Arabia Saudite, Emiratet dhe Katari: Pragmatike dhe të pasura

Monarkitë autokratike të shteteve arabe të Gjirit kanë ndërkohë një qasje më pragmatike ndaj konfliktit aktual. Ato e shohin Iranin si armik dhe ka kohë që punojnë për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin. Në vitin 2020, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini nënshkruan të ashtuquajturat Marrëveshje të Abrahamit, me të cilat vendosën kontakte diplomatike me Izraelin. Arabia Saudite dukej se ishte vendi tjetër që do ta bënte këtë hap.

Kurse Katari ka qenë më shumë një vend ndërmjetësies. Ai e shmang normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, por në fakt vendosi me të lidhje ekonomike që në vitet 1990. Për shkak se në Katar pritet gjithashtu edhe krahu politik i Hamasit, ky vend ka luajtur një rol të rëndësishëm në negociatat e armëpushimit.

lufta izrael-hamas

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës