LIVE UPDATES
Bota

Lufta Izrael-Hamas/ Një nga vendet e BE-së përgatitet për evakuime nga Lindja e Mesme

Pas përshkallëzimit të gjendjes në Lindjen e Mesme, shoqëritë e fluturimit i ndërprenë fluturimet në Izrael. Qiproja është kthyer në një pikë të rëndësishme tranziti për udhëtimet, por mund të presë edhe të evakuuarit.

11 Gusht 2024, 08:53 Nga r.ll
Lufta Izrael-Hamas/ Një nga vendet e BE-së përgatitet për
aeroport ne qipro

QIPRO- Që nga përshkallëzimi i gjendjes në Lindjen e Mesme, Qiproja vend anëtar i BE është vënë gjithnjë e më shumë në fokus. Ajo filloi të luante një rol të rëndësishëm që me furnizimin e popullsisë civile në Rripin e Gazës si vend nga niseshin ndihmat. Tani Qiproja mund të kthehet në një bazë, ku mund të strehohen të evakuuar dhe refugjatë nga rajoni i krizës. Që tani ka shumë vetë që duhet të qëndrojnë aty, megjithëse destinacioni i tyre është Izraeli.

Javën e kaluar gati 20 shoqëri fluturimi ndërprenë fluturimet e drejtpërdrejta për në Aeroportin Ben-Gurion në Izrael ose i shtynë ato. Qiproja u kthye në një stacion të rëndësishëm të ndërmjetëm pas kësaj. Pasagjerëve izraelitë që nuk kanë mbërritur në vend i është rekomanduar të udhëtojnë në Greqi ose Qipro, dhe prej aty do të merren nga shoqëritë e fluturimit e të kthehen në Izrael. Aeroporti në Larnaka është një pikë e rëndësishme tranziti për pasagjerët e prekur nga ndërprerja e fluturimeve. Ministri qipriot i Transportit, Aleksis Vafeades siguroi këto ditë, se "lidhjet e fluturimit mes Qipros dhe Izraelit do të vazhdojnë të qëndrojnë", sipas agjencisë së lajmeve në Qipro, CNA. Ministri qipriot theksoi, se do të ruajë stabilitetin e udhëtimeve dhe angazhimin e Qipros megjithë tensionet rajonale.

Nga Qipro në shtëpi

Aktualisht nga Larnaka kryhen 14 fluturime në ditë, që u mundësojnë rreth 4000 pasagjerëve udhëtimin nga Qipro dhe Izraeli. Para përshkallëzimit të gjendjes ishin 10 shoqëri fluturimi aktive në këtë itinerar, dy prej tyre ndërkohë kanë ndalur fluturimet. Nga 8 shoqëritë e mbetura, 5 janë shoqëri izraelite të fluturimit, njëra ka pjesëmarrje izraelite, dhe dy të tjera janë Ryanair dhe Cyprus Airways. Për shkak të rritjes së tensioneve dhe rrezikut të një shkallëzimi të ri, autoritetet qipriote janë në gjendje të lartë gatishmërie. Qiproja ka deklaruar të jetë edhe vend pritjeje i sigurtë për evakuimin e qytetarëve nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme. Gjermania dhe Polonia ndërkohë kanë deklaruar, se në rast nevoje do të sjellin në shtëpi qytetarët e tyre nga Izraeli apo Libani përmes Qipros.

Koordinim i ngushtë me Gjermaninë

Në një deklaratë të dhënë në maj, ministri i Jashtëm qipriot, Konstantinos Kombos, konfirmoi planet për zbatimin e të ashtuquajturit Plani ESTIA, në rast se do duhet të vihet në veprim. Ky plan që ka hyrë në fuqi në tetor 2023, përcakton procedurat për pranimin, strehimin dhe kthimin e shtetasve nga vende të treta që largohen nga zonat e luftimeve.

Qiproja ka aktivizuar edhe një plan të dytë me emrin NAFKRATIS, që parashikon evakuimin e qytetarëve të BE apo nga vende të treta nga Libani apo nga Qiproja apo menaxhimin e një vale refugjatësh nga rruga detare. Ndërsa në lidhje me Libanin, Qiproja bashkëpunon me Gjermaninë dhe Kanadanë, pasi shumë qytetarë nga dy vendet gjenden në Liban. Në portin e Larnakas, qëndrojnë të gatshëm punonjës të shtabeve të krizës nga Ministria e Jashtme kanadeze dhe gjermane për të organizuar evakuime në përmasa të mëdha në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës. Edhe aviacioni luftarak gjerman është i gatshëm të ndihmojë.

Kërcënimet e Nazrallahut

Afërsia gjeografike e Qipros me Lindjen e Mesme ka bërë që ky vend të kthehet në një objektiv potencial sulmi. Më 19 qershor, kreu i Hizbollahut, Hasan Nazrallah kërcënoi Qipron se do të shohë Qipron si "pjesë të luftës", nëse Izraeli përdor portet apo bazat qipriote për të organizuar sulme kundër Libanit. Që atëherë qeveria qipriote thekson, se as në të shkuarën asnjëherë nuk ka vënë në dispozicion  baza për veprime armiqësore kundër një vendi dhe nuk do ta bëjë këtë as në të ardhmen. Ministri i Jashtëm qipriot, Kombos në korrik 2024 në Bruksel deklaroi, se "Qiproja asnjëherë nuk ka qenë pjesë e krizës, si dihet botërisht, po pjesë e zgjidhjes."

Së fundmi qeveria qipriote korrigjoi deklaratat e ministrit izraelit të Transportit, Miri Regev, për mbështetje të mundshme të Greqisë dhe Qipros në evakuimin e qytetarëve izraelitë. Regev kishte lenë të kuptohet, se Izraeli mund të kërkojë ndihmë "anijeve nga Athina në Greqi apo Larnaka në Qipro" për të transportuar izraelitët e mbetur në aeroporte për shkak të ndërprerjes së fluturimeve. Zëdhënësi i qeverisë, Konstantinos Letymbiotis e korrigjoi këtë në fillim të javës duke theksuar, se një aksion i tillë prek anije që merren në përdorim nga Izraeli dhe jo Qiproja, dhe se kjo nuk ka të bëjë me planin ESTIA për evakuimin e qytetarëve nga zonat e rrezikut./DW

qipro lufta izrael-hamas

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës