LIVE UPDATES
Bota

Bllokohen stacionet hekurudhore në Beograd pas protestave kundër minierës së litiumit

Ata janë mbledhur në protestën e organizuar prej Aleancës së Organizatave për Ambientin e Serbisë, pasi Qeveria nuk e ka përmbushur kërkesën e protestuesve për të miratuar një ligj brenda 40 ditësh, që ndalon mihjen e litiumit dhe hapjen e minierave në luginën e lumit Jadar, në perëndim të Serbisë.

10 Gusht 2024, 22:28 Nga N.F
Bllokohen stacionet hekurudhore në Beograd pas protestave kundër
Protesta

SERBI- Pamje prej bllokimit të stacionit hekurudhor Prokop në Beograd, nga protestuesit kundër planeve për minierë të litiumit. Mijëra protestues kanë nisur marshin të shtunën në Beograd, për t’i kundërshtuar planet për mihje të një miniere të litiumit në Serbi.

Zllatko Kokanoviq prej Asociacionit “Nuk e japim Jadarin”, u ka bërë thirrje protestuesve të nisen drejt urës Gazella në Beograd, njëherësh ura më e madhe mbi lumin Sava në kryeqytetin serb, dhe më pas t’i bllokojnë dy stacione hekurudhore. Ai ka thënë se pas arritjes në urë, protestuesit do të ndahen në dy grupe dhe do t’i bllokojnë stacionet Prokop dhe Novi Beograd [Beogradi i ri].

“Nuk ka kthim mbrapa, ne po e mbrojmë Serbinë”, ka thënë Kokanoviq, dhe i ka bërë thirrje turmës që protesta të jetë paqësore.

“Nuk do të ketë minierë” – është mesazhi që po çojnë përpara protestuesit.

Ata janë mbledhur në protestën e organizuar prej Aleancës së Organizatave për Ambientin e Serbisë, pasi Qeveria nuk e ka përmbushur kërkesën e protestuesve për të miratuar një ligj brenda 40 ditësh, që ndalon mihjen e litiumit dhe hapjen e minierave në luginën e lumit Jadar, në perëndim të Serbisë.

“Duket se jemi kemi rënë viktimë e një kolonie të ardhshme minerare. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Prandaj jemi këtu për të ngritur zërin, për t’u mos pajtuar, dhe për të mbrojtur mbijetesën e shtetit tonë”, ka thënë aktorja dhe aktivistja për mbrojtje të ambientit, Svetllana Bojkoviq, para protestuesve.

Profesoresha Dragana Gjorgjeviq, e Fakultetit të Kimisë, ka thënë se dëmi prej minierës është i pariparueshëm.

“Plehrat e mbetura të së kaluarës kanë qenë helmuese për shekuj, nëse jo mijëvjeçarë. Ne veçse kemi vende të tilla në Serbi. Mirëpo ajo minierë nuk ka qenë aq intensive, sa kjo që po planifikohet sot”, ka thënë ajo.

Protestuesit kanë mbajtur në duar mbishkrimet, “Ndal Rio Tinto, nuk do të gërmosh”, “Jo mihjes, eksploatimit, emigrimit”, “Rio Tinto, largohu prej Serbisë”.  Kjo është njëra prej 50 protestave që kanë mbajtur serbët, duke nisur prej fundit të qershorit. Organizatorët e protestës në Beograd, Zllatko Kokanoviq dhe Nebojsha Petkoviq, kanë thënë se janë ftuar për intervistim prej Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit në Serbi (BIA), pak para se të niste marshi.

Ata kanë bërë të ditur në faqen e tyre në Facebook se janë liruar pas një bisede të shkurtër dhe janë paralajmëruar që, bllokadat e përfolura pas protestës, janë ilegale, dhe që duhet të bëhen gati për t’u përballur me pasoja.

Kundër-protesta në Beograd

Në afërsi të protestës kundër minierës, është duke u mbajtur edhe një kundër-protestë, e thirrur prej organizatës pak të njohur, “E denjë për Serbinë”. Disa përfaqësues të organizatës janë parë me flamuj serbë dhe rusë nëpër duar. Ata kanë ngritur disa tenda ditë më parë, për të parandaluar, siç kanë thënë, “mashtrimin sikurse ka ndodhur më 5 tetor”, duke aluduar në revolucionin e vitit 2000, kur është përmbysur regjimi autokratik i Sllobodan Millosheviqit.

“Nuk jemi duke protestuar, jemi për t’i informuar njerëzit, sepse po përgatitet mashtrimi”, ka thënë Liljana Markiqeviq, në disa komente për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve, kjo organizatë është themeluar më 2017. Në mesin e synimeve të përmendura në statut të saj janë anëtarësimi në Bashkimin Euroaziak, forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak me Rusinë dhe Kinën, si dhe anulimi i marrëveshjeve të Brukselit, të nënshkruara më 2013 nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

Në maj të vitit 2023, mbështetësit e kësaj organizate kanë penguar protestat kundër regjimit, “Serbia kundër dhunës”, kanë hyrë në ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë dhe kanë penguar punën e gazetarëve.

Sipas të dhënave publike, përfaqësues ligjor i organizatës është Bogdan Popara. Sipas raportimeve në media, të vitit 2016, Popara ka qenë dekan i Fakultetit për Menaxhim Strategjik dhe Operacional, institucion privat i palicencuar. Informacionet për këtë institucion janë të pakta dhe fakulteti nuk ka as faqe zyrtare. Më 11 korrik, Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka rrëzuar vendimin e Qeverisë paraprake serbe, e cila e ka pezulluar projektin “Jadar”, të kompanisë australiane “Rio Tinto”, më 2022.

Zyrtarë të shumë qeveritarë janë deklaruar për protestat, dhe janë pajtuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se qëllimi kryesor i protestës së 10 gushtit është “rrëzimi i Qeverisë”. Vuçiq ka folur vazhdimisht me tone pozitive për projektin “Jadar”, dhe ka thënë se miniera e litiumit duhet të nisë punën më 2026, nëse “ofrohen garanci që nuk do të rrezikohet ambienti dhe jeta e njerëzve”.

Ambientalistët, në anën tjetër, dhe një pjesë e publikut, besojnë se pasojat janë të pakthyeshme për ambientin. Litiumi përdoret për të prodhuar bateri të telefonave mobilë, kompjuterëve dhe makinave elektrike.

Kompania Rio Tinto e ka zbuluar më 2004, një kombinim të litiumit dhe borit, në perëndim të Serbisë. Rezervat e këtij metali në Serbi vlerësohet se shkojnë në 158 milionë tonë. Megjithatë, Qeveria e udhëhequr prej ish-kryeministres, Ana Bërnabiq, e pati ndalur punën në këtë projekt, pas protestave masive, dhe pati pezulluar licencën për Rio Tinton. Por, zyrtarët serbë e kanë rikthyer projektin sërish në jetë. Vuçiq ka thënë për të përditshmen “Financial Times” në qershor se Rio Tinto ka dhënë garanci të reja dhe që Bashkimi Evropian u është përgjigjur shqetësimeve për standarde të mjedisit.

Bërnabiq, tani kryetare e Kuvendit të Serbisë, ka thënë se, do të jetë “jonormale” nëse Serbia çon përpara minierën e litiumit, dhe që ky shtet ka standarde strikte për ambientin. Rio Tinto i ka thënë më parë Radios Evropa e Lirë që ekspertë të brendshëm dhe ndërkombëtarë, kanë konfirmuar që projekti Jadar do të finalizohet në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me standardet më të larta.

Më 6 gusht, ministri serb i Shëndetësisë, Zoran Lonçar, e ka prezantuar një ekip të ekspertëve shëndetësorë, të cilët, sipas tij, do të vlerësojnë ndikimin e minierës së litiumit te shëndeti i njerëzve. Disa ekspertë vendorë dhe të huaj vlerësojnë se procesi i eksploatimit të litiumit përcillet me pasoja në ambient, si dhe me ndotje të ujit dhe tokës./REL

serbi protesta litium


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj