LIVE UPDATES
Bota

Instituti Konfuci i Kinës tërheq studentët në Afrikën e Jugut

Në Universitetin e Vendës ofrohet mësimi i dialektit Mandarin. Është një nga qindra Institutet Konfuci të hapur nga Kina në mbarë botën, rreth 60 prej të cilëve janë në Afrikë. Por ky Institut që u hap në fillim të këtij viti, është paksa i ndryshëm nga ata në Johanesburg dhe Cape Town. Universiteti i Vendës ndodhet në një zonë të largët rurale.

10 Gusht 2024, 21:41 Nga N.F
Instituti Konfuci i Kinës tërheq studentët në Afrikën e
Instituti Konfuci

KINË- Institutet Konfuci të Kinës japin mësime të gjuhës kineze në mbarë botën, por gjuha nuk është e vetmja gjë që ato ofrojnë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Kate Bartlett vizitoi një qendër të re, që ndodhet qindra kilometra jashtë kryeqytetit, në zonat rurale të Afrikës së Jugut dhe që fokusohet edhe tek teknologjia e gjelbër. Këta studentë afrikano-jugorë po mësojnë diçka të re.

“Të mësosh gjuhën kineze është diçka e mrekullueshme”, thotë një nga studentët e klasës së gjuhës kineze, Tshililo Khwathisi.

Në Universitetin e Vendës ofrohet mësimi i dialektit Mandarin. Është një nga qindra Institutet Konfuci të hapur nga Kina në mbarë botën, rreth 60 prej të cilëve janë në Afrikë. Por ky Institut që u hap në fillim të këtij viti, është paksa i ndryshëm nga ata në Johanesburg dhe Cape Town. Universiteti i Vendës ndodhet në një zonë të largët rurale.

"Në Institutin Konfuci të Teknologjisë së Gjelbër - së pari ne përqendrohemi tek mësimdhënia e gjuhës kineze dhe më pas do të kombinojmë të mësuarin e gjuhës me teknologjinë e gjelbër. Kështu që kur të mësojnë gjuhën në mënyrë të rrjedhshme, ata mund të shkojnë në Kinë për të studiuar më tej, për të fituar më shumë njohuri rreth teknologjisë së gjelbër”, thotë mësuesja Zhang Duo.

Për të ngritur institutin, Universiteti i Vendës bashkëpunoi me Universitetin Hubei të Teknologjisë në Kinë, thotë Thabo Dikgale i Universitetit të Vendës.

"Qeveria kineze po kontribuon shumë në këtë iniciativë."

Përmes Institutit Konfuci, Kina përhap ndikimin e saj strategjik në vende të tjera, thotë analisti për çështjet e Kinës, Paul Nantulya.

“Këto përpjekje përputhen me përparësitë e vendeve ku ato bëhen, kështu që bëhet fjalë për shumë më tepër se për thjesht mësimin e gjuhës. Pra këtu, Afrika e Jugut është në një krizë energjie dhe Kina po përpiqet të japë një zgjidhje, që ka të bëjë me zhvillimin e teknologjisë së gjelbër, për të parë se si të krijohen kapacitetet në këtë fushë, që është një nga përparësitë strategjike të qeverisë së Afrikës së Jugut.”

Por në shumë vende perëndimore, Institutet Konfuci shihen si instrumente propagande. Vitet e fundit, shumica e universiteteve amerikane ka mbyllur degët e Institutit Konfuci. Instituti është mbyllur gjithashtu edhe në disa vende evropiane. Mes shqetësimeve të përmendura janë ato për ndërhyrjen e instituteve në liritë akademike dhe madje edhe autocensura e mësuesve kinezë për tema politike tabu. Por universitetet e Afrikës së Jugut nuk janë të shqetësuara. Prof. Dikgale thotë se studentët i marrin vetë vendimet e tyre.

“Ata kanë mendimet e tyre të pavarura rreth politikës dhe asaj që ndodh globalisht. Ne përpiqemi t'i ekspozojmë ata ndaj botëkuptimeve të ndryshme, që ata të vendosin vetë për çka është e drejtë në politikë apo fusha të tjera”, thotë ai.

Kina është partneri më i madh tregtar i Afrikës së Jugut dhe studentët shpresojnë që aftësitë në gjuhën kineze t'u japin atyre një avantazh në tregun e punës.

"Unë po studioj për marrëdhënie ndërkombëtare dhe gjuha kineze është një nga gjuhët e OKB-së, pra është shumë e nevojshme atje”, thotë Tshililo Khwathisi.

Duke pasur parasysh papunësinë e lartë në vend, shumë nga studentët e ndajnë mendimin e tij. Rreth treqind studentë janë regjistruar tashmë në klasat e gjuhës kineze./VOA

instituti konfuci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj