LIVE UPDATES
Bota

"Fyerje për inteligjencën e popullit amerikan!" I dyshuari për vrasjen e drejtuesit të kompanisë së sigurimit shëndetësor në SHBA do të kundërshtojë ekstradimin

Të dyshuarit Luigi Mangione, gjithashtu iu mohua lirimi me kusht për herë të dytë, një ditë pasi u arrestua në një restorant fast food pas kërkimeve pesë-ditore.

11 Dhjetor 2024, 08:07 Nga M.B
"Fyerje për inteligjencën e popullit amerikan!" I dyshuari
I dyshuari

PENSILVANI- 26-vjeçari i akuzuar për vrasjen e drejtuesit të kompanisë së sigurimit shëndetësor UnitedHealth, Brian Thompson në Manhatan, synon të kundërshtojë ekstradimin e tij për në Nju Jork, për t'u përballur me akuzat për vrasje nga Pensilvania, ku u arrestua, i tha gjykatësit avokati i tij mbrojtës gjatë seancës të së martës.

Të dyshuarit Luigi Mangione, gjithashtu iu mohua lirimi me kusht për herë të dytë, një ditë pasi u arrestua në një restorant fast food pas kërkimeve pesë-ditore.

Ndërsa hynte në gjykatë i rrethuar nga oficerët e policisë, zoti Mangione bërtiti në drejtim të gazetarëve, duke thënë: "...krejtësisht të shkëputur nga realiteti dhe një fyerje për inteligjencën e popullit amerikan!". Nuk ishte e qartë se kujt po i referohej.

Refuzimi i zotit Mangione për t’u ekstraduar fillon automatikisht një proces formal që mund të zgjasë me javë, megjithëse ai nuk ka gjasa të ketë sukses në parandalimin e transferimit të tij, thonë ekspertët ligjorë.

Hetuesit po përpiqeshin të gjurmonin lëvizjet e të dyshuarit Mangione në Pensilvani gjatë ditëve të fundit, si dhe nëse i dyshuari u ndihmua nga një bashkëpunëtor, përpara ose pas të shtënave përpara një hoteli në qendër të Manhatanit.

Mangione u pikas në një restorant McDonald's të hënën nga një punonjës, i cili mendoi se dukej si personi i armatosur në imazhet e publikuara nga policia. Atij iu gjet një armë, veshje dhe identifikime të rreme, që u ngjasojnë atyre të përdorura nga autori i sulmit, tha policia.

Ai përballet me akuza për armë dhe falsifikim në Pensilvani dhe u procedua në Altoona të hënën. Një urdhër-arresti për zotin Mangione, i paraqitur të martën në gjykatën penale të Manhatanit, rendit një akuzë për vrasje të shkallës së dytë, tre akuza për armëmbajtje dhe një akuzë për posedim kriminal të një instrumenti të falsifikuar.

Ndërsa motivi i sulmit mbetet i paqartë, policia ka thënë se viktima Thompson, drejtues i një prej kompanive më të mëdha të siguracionit shëndetësor, ishte sulmuar qëllimisht.

I dyshuari Mangione, kur u arrestua, kishte me vete një manifest të tijin që ofronte njohuri për motivet e tij, sipas policisë. Gazeta “The New York Times” njoftoi se një raport i brendshëm i policisë së qytetit të Nju Jorkut, që analizonte dokumentin e shkruar me dorë, arriti në përfundimin se zoti Mangione e shihte vrasjen si një sfidë për korrupsionin e sektorit të kujdesit shëndetësor./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj