LIVE UPDATES
Bota

SHBA-të transferojnë 20 miliardë dollarë për kredinë për Ukrainën, Departamenti i Thesarit: Disbursimi përmbush zotimin për të ofruar para nga llogaritë e ngrira ruse

Departamenti i Thesarit tha se disbursimi përmbush zotimin e ndërmarrë në tetor për të dyfishuar angazhimin e Bashkimit Evropian për të ofruar 20 miliardë dollarë ndihmë, të siguruar nga llogaritë e ngrira ruse. Për këtë ndihmë po kontribuohet me kredi më të vogla edhe nga Britania, Kanadaja dhe Japonia.

11 Dhjetor 2024, 07:37 Nga M.B
SHBA-të transferojnë 20 miliardë dollarë për
Foto ilustruese

SHBA- Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi të martën se ka transferuar pjesën prej 20 miliardë dollarësh të një kredie prej 50 miliardë dollarësh të G7ës për Ukrainën, tek një fond i ndërmjetëm i Bankës Botërore për ndihmën ekonomike dhe financiare për vendin e shkatërruar nga lufta.

Departamenti i Thesarit tha se disbursimi përmbush zotimin e ndërmarrë në tetor për të dyfishuar angazhimin e Bashkimit Evropian për të ofruar 20 miliardë dollarë ndihmë, të siguruar nga llogaritë e ngrira ruse. Për këtë ndihmë po kontribuohet me kredi më të vogla edhe nga Britania, Kanadaja dhe Japonia.

Lëvrimi përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në janar ka për qëllim mbrojtjen e këtyre fondeve nga një rikthim i mundshëm nga administrata e re. Presidenti i zgjedhur Trump është ankuar se Shtetet e Bashkuara po i japin ndihmë të tepruar Ukrainës dhe ka thënë se do t'i japë fund luftës me shpejtësi, pa specifikuar se si.

Kredia prej 50 miliardë dollarësh për 30 vite, do të mundësohet me të ardhurat e interesit nga rreth 300 miliardë dollarë në llogari ruse, që qëndrojnë të ngrira që nga sulmi i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022. Vendet demokratike të G7ës e patën diskutuar këtë plan për muaj të tërë dhe ranë dakord për kushtet në tetor, përpara zgjedhjes së zotit Trump.

Administrata e Presidentit Joe Biden fillimisht kërkoi të ndajë përgjysmë kredinë prej 20 miliardë dollarësh, me 10 miliardë dollarë për t'u përdorur për ndihmë ushtarake dhe 10 miliardë dollarë për ndihmë ekonomike, por për pjesën ushtarake do të duhej miratimi nga Kongresi, një proces i bërë më i vështirë nga fitorja e gjerë e republikanëve në zgjedhje. Me transfertën e së martës, shuma e plotë do t'i kushtohet qëllimeve jo ushtarake.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se shuma u transferua në një fond të ri të Bankës Botërore, “FORTIS Ukraine FIF”. Bordi drejtues e miratoi krijimin e fondit në tetor, me vetëm një vend që kundërshtoi, Rusia. Banka Botërore, statuti i së cilës e pengon atë të merret me ndihma ushtarake, pati menaxhuar një fond të ngjashëm të ndërmjetëm humanitar dhe ekonomik për Afganistanin.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, mbikëqyri personalisht punonjësit që realizuan transfertën bankare të 20 miliardë dollarëve në fondin e Bankës Botërore, tha një zyrtar i departamentit.

"Këto fonde - të paguara nga të ardhurat nga llogaritë e ngrira të Rusisë - do t'i japin Ukrainës një impuls jetik mbështetjeje, ndërsa mbrohet nga një luftë e paprovokuar agresioni", tha sekretarja Yellen në një deklaratë.

“50 miliardë dollarët që jepen kolektivisht nga G7 nëpërmjet kësaj nisme, do të ndihmojnë që Ukraina të ketë burimet që i nevojiten për të mbështetur shërbimet e urgjencës, spitalet dhe themelet e tjera të rezistencës së saj të guximshme”, shtoi ajo.

Fuqizimi i dollarit amerikan, që nga fitorja e zgjedhjeve të 5 nëntorit nga Presidenti i zgjedhur Trump, e ka ulur paksa kredinë e përllogaritur në dollarë. Sipas një pasqyre të kredisë së G7ës, BE-ja do të sigurojë 19.1 miliardë dollarë, Kanadaja 3.52 miliardë dollarë, Britania 2.88 miliardë dollarë dhe Japonia 3.11 miliardë dollarë./ VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj