LIVE UPDATES
Bota

“Fytyra e re e luftës ruse”, ja kush është Sergei Surovikin, gjenerali që udhëhoqi bombardimet në Siri

Ai pati rol në vdekjen e tre protestuesve në Moskë gjatë grushtit të dështuar të shtetit kundër Mikhail Gorbaçovit në vitin 1991 që përshpejtoi rënien e Bashkimit Sovjetik.

21 Tetor 2022, 21:39 Nga e.k
“Fytyra e re e luftës ruse”, ja kush është Sergei
Sergei Surovikin

RUSI- Gjenerali Sergei Surovikin, që zbaton strategjinë e re ushtarake të presidentit Vladimir Putin në Ukrainë është i njohur për mizorinë e tij në bombardimin e civilëve sirianë nga Rusia. Ai pati rol në vdekjen e tre protestuesve në Moskë gjatë grushtit të dështuar të shtetit kundër Mikhail Gorbaçovit në vitin 1991 që përshpejtoi rënien e Bashkimit Sovjetik.

Pa flokë dhe me pamje të egër, gjenerali Surovikin u vu në krye të forcave ruse në Ukrainë në 8 tetor, pasi në këto 8 muaj luftë, Moska është detyruar të bëjë një sërë tërheqjesh kaotike dhe zmbrapsje të tjera.Presidenti Putin e vuri në krye të forcave të ushtrisë 56 vjeçarin, pas bombardimit të urës strategjike në Gadishullin e Krimesë që e vuri në pozitë të vështirë Kremlinin dhe krijoi probleme logjistike për forcat ruse.

Rusia u përgjigj me breshëri raketash në të gjithë Ukrainën, që zoti Putin tha se kishin për qëllim të rrëzonin infrastrukturën energjitike dhe qendrat e komandës ushtarake ukrainase. Sulme të tilla kanë vazhduar çdo ditë, duke goditur centrale dhe objekte të tjera me raketa dhe dronë të prodhuar nga Irani.Gjenerali Surovikin ruajti detyrën e shefit të forcave ajrore, një pozicion që mund ta ndihmojë të koordinojë sulmet ajore me ndërhyrjet e tjera. Gjatë bombardimeve më të fundit, disa blogerë rusë të luftës shpërndanë një deklaratë që i atribuohet atij, ku shprehej synimi për të vijuar sulmet me forcë të pandalshme, për të goditur qeverinë e Kievit deri në dorëzim të saj.

“Nuk dua të sakrifikoj jetët e ushtarëve rusë në një luftë guerile kundër grupeve fanatikë të armatosur nga NATO,” citohej ushtaraku në deklaratën e shpërndarë. “Ne kemi mjaftueshëm mjete teknike për të detyruar Ukrainën të dorëzohet.”

Edhe pse vërtetësia e deklaratës nuk mund të konfirmohet, duket se ajo pasqyron të njëjtën qasje të fortë që zoti Surovikin zbatoi në Siri ku ai mbikqyri shkatërrimin e qyteteve të tëra për të zhdukur rezistencën rebele pa i kushtuar shumë vëmendje popullsisë civile. Ky bombardim pa dallim, u dënua nga grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe disa media e kanë quajtur atë “Gjeneral Armagedoni”.

Presidenti Putin i dha gjeneralit Surovikin medaljen më të lartë të vendit, atë të Heroit të Rusisë, në vitin 2017 dhe e gradoi atë si gjeneral të përgjiithshëm. Përkrahësit e Kremlinit vlerësuan emërimin e zotit Surovikin në Ukrainë. Yevgeny Prigozhin, një biznesmen milioner i quajtur “shefi i Putinit” i cili zotëron një kompani që ka marrë kontrata nga ushtria që luan një rol kyç në luftimet në Ukrainë, e vlerësoi atë si “komandantin më të mirë në ushtrinë ruse”.

Por edhe pse përkrahësit e vijës së ashpër prisnin që zoti Surovikin të shtonte raketat mbi Ukrainën, deklaratat e tij të para publike pas emërimit ngjanin më shumë si njohje e dobësive të ushtrisë ruse se sa kërcënime. Në deklaratat e tij në televizionin shtetëror rus, zoti Surovikin pranoi se forcat ruse në Ukrainën jugore ishin në një “pozitë mjaft të vështirë” përballë kundër sulmeve ukrainase.

Në deklaratat e kujdesshme që zoti Surovinkin u pa t’i lexonte në teleprompter, ai tha se veprimet e mëtejshme në rajon do të varet ecuria e luftimeve. Vëzhguesit e interpretuan deklaratën e tij si një përpjekje për të përgatitur publikun për një tërheqje të mundshme ruse nga qyteti strategjik jugor Kherson në Ukrainën jugore. Gjenerali Surovikin e filloi karrierën e tij ushtarake në ushtrinë sovjetike në vitet 1980 dhe, si toger i ri, u emërua komandant i njësisë. Më vonë ai u ngrit në postin e shefit të Forcave Ajrore, duke shkaktuar reagime të ndryshme në radhët e tyre, sepse ishte hera e parë që ky post iu dha një oficeri të këmbësorisë.

Ai ishte në qendër të një përplasjeje politike në gusht të vitit 1991, kur udhëheqja e vjetër e Partisë Komuniste organizoi një grusht shteti, duke rrëzuar përkohësisht udhëheqësin e atëhershëm Mikhail Gorbaçov dhe duke dërguar trupa në Moskë për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Gjenerali Surovikin komandoi një nga batalionet e mekanizuara të këmbësorisë që u futën në kryeqytetin rus.

Rezistenca popullore u rrit shpejt dhe në orët e fundit të grushtit të shtetit tre-ditor, protestuesit bllokuan një autokolonë të blinduar të udhëhequr nga gjenerali Surovikin dhe u përpoqën t’u vënë flakën disa prej automjeteve. Në një përleshje kaotike, dy protestues u qëlluan dhe një i tretë u shtyp për vdekje nga një automjet i blinduar.

Menjëherë pas dështimit të grushtit të shtetit gjenerali Surovikin u arrestua. Ai kaloi shtatë muaj në qeli në pritje të një hetimi, por përfundimisht u shpall i pafajshëm dhe madje iu dha grada major pasi hetuesit arritën në përfundimin se ai thjesht po u bindej urdhrave të eprorëve të tij. Një tjetër moment i vështirë në karrierën e tij erdhi në vitin 1995, kur gjeneral Surovikin u dënua për mbajtje dhe trafik pa leje të armëve të zjarrit ndërsa studionte në një akademi ushtarake. Ai u dënua me një vit burg, por dënimi u anulua shpejt.

Ai u ngrit në mënyrë të qëndrueshme në karrierën e tij ushtarake, duke komanduar njësitë e dislokuara në ish-republikën sovjetike të Taxhikistanit, trupat e dërguara në Çeçeni dhe duke shërbyer në poste të tjera në të gjithë Rusinë. Ai u emërua komandant i forcave ruse në Siri në vitin 2017 dhe shërbeu për një mandat të dytë atje në vitin 2019, ndërsa Moska u përpoq të mbështeste regjimin e presidentit Bashar Assad në përpjekjet për të rimarrë territorin mes një lufte civile shkatërruese.

Në një raport të vitit 2020, “Human Rights Watch” përmendi gjeneralin Surovikin, së bashku me Presidentin Putin, Presidentin sirian al-Asad dhe figura të tjera si përgjegjës për shkelje të të drejtave njeriut gjatë ofensivës siriane të viteve 2019-2020 në provincën e Idlibit. Sipas mediave ruse, ai me sa duket ka një temperament që nuk është pëlqyer nga vartësit e tij. Një oficer që ka shërbyer nën komandën e gjeneralit Surovikin u ankua tek prokurorët se gjenerali e kishte rrahur pasi ishte zemëruar për mënyrën se si ai votoi në zgjedhjet parlamentare. Një tjetër vartës thuhet se ka qëlluar veten për shkak të një konflikti me gjeneralin Surovikin. Hetuesit nuk gjetën shkelje në asnjërin prej këtyre rasteve.

Historia e tij në Siri mund të ketë qenë një faktor që ka ndihmuar në emërimin e tij si komandant i forcave ruse në Ukrainë, ndërsa Presidenti Putin ka marrë vendime për të intensifikuar aksionet dhe për të përmbysur një seri humbjesh të mëdha në fushën e betejes. Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, i cili vazhdimisht ka bërë thirrje për shtimin e sulmeve në Ukrainë, e vlerësoi zotin Surovik si “një gjeneral të vërtetë dhe një luftëtar, me përvojë të mirë, largpamës dhe të fuqishëm që i jep përparësi patriotizmit, nderit dhe dinjitetit”.

“Grupi i bashkuar i forcave (në Ukrainë) është tani në duar të sigurta,” tha zoti Kadyrov, i cili ka mbështetjen e Kremlinit, duke shprehur besimin se ai do ta “përmirësojë situatën në terren”.

Marrë nga VOA

rusi lufta ne ukraine sergei surovikin

Sondazh

Poll

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll