Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner u tha gazetarëve, më 20 maj, se me shtimin e 9.5 miliardë dollarëve, mbështetja aktuale për Ukrainën arrin në 19.8 miliardë dollarë. Shuma e re e ndihmës u premtua gjatë takimeve midis ministrave të financave të G7 dhe guvernatorëve të bankave qendrore në Gjermani, këtë javë.
UKRAINË- Ekonomitë kryesore të Grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) janë pajtuar të ofrojnë 9.5 miliardë dollarë, si ndihmë e re ekonomike për Ukrainën, për të ndihmuar Kievin të paguajë pagat për punonjësit publikë dhe të sigurojë që qeveria të vazhdojë të funksionojë derisa po mbrohet nga pushtimi rus.
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner u tha gazetarëve, më 20 maj, se me shtimin e 9.5 miliardë dollarëve, mbështetja aktuale për Ukrainën arrin në 19.8 miliardë dollarë. Shuma e re e ndihmës u premtua gjatë takimeve midis ministrave të financave të G7 dhe guvernatorëve të bankave qendrore në Gjermani, këtë javë.
“U pajtuam që situata financiare e Ukrainës nuk guxon të ndikojë në aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur veten me sukses”, tha Lindner. “Duhet të japim gjithçka nga vetja për t’i dhënë fund kësaj lufte”.
Premtimet e reja përfshijnë 7.5 miliardë dollarë mjete pa kthim nga Shtetet e Bashkuara dhe një grant prej 1 miliard dollarësh nga Gjermania. Vendet tjera të G7 do të sigurojnë një miliardë dollarë të tjera, në formën e garancive dhe kredive, ka deklaruar Ministria e Financave e Gjermanisë.
“Ne do të vazhdojmë të jemi me Ukrainën gjatë dhe pas kësaj lufte dhe jemi të gatshëm, nëse është e nevojshme, të bëjmë më shumë”, kanë thënë ministrat e G7 në një komunikatë në fund të takimit dyditor në Gjermani.
Pushtimi rus preku pothuajse çdo temë të diskutuar gjatë takimit të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara.
“Lufta agresore e Rusisë po shkakton çrregullime ekonomike globale, duke ndikuar në sigurinë e furnizimit global me energji, prodhimin e ushqimit dhe eksportet e ushqimit dhe produkteve bujqësore, si dhe funksionimin e përgjithshëm të zinxhirëve të furnizimit global”, thuhet në deklaratë.
Parashikimi i fundit ekonomik botëror i Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se ekonomia e Ukrainës do të tkurret për 35 për qind këtë vit dhe vitin e ardhshëm.
Marrë nga REL
Ukraine SHBA- Senati amerikan miratoi një fond prej 40 miliardë dollarësh për ndihmë humanitare dhe ushtarake për Ukrainë...
Ushtaret amerikane SHBA- SHBA-ja pritet të mbajë 100,000 trupa të stacionuara në Evropë për të ardhmen e parashikue...
Ukraine UKRAINË- Nëse sapo po na bashkoheni ose keni nevojë për një takim, këtu janë zhvillimet më të fundit n...
Azovstal UKRAINË- Ushtria ruse thotë se fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol është "çliruar plotësisht", me ...
Nazim Bllaca dhe Ben Emmerson HAGË- Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se e ka bërë një gabim gjatë gjat&eu...
Sulmuesi ANGLI- Një sulmues i 'Terminator Tube' është shpallur fajtor për sulmin ndaj një udhëtari me hanxhar. Dailymail shkr...
Aleksandër Lukashenko dhe Aleksandar Vuçiç SERBI- Serbia është rreshtuar me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj ...
Në Spanjë janë regjistruar 23 raste të reja të lisë së majmunëve, kryesisht në rajonin e Madridit, ku shumica e ras...
Pamje nga zjarri ne Zvicer ZVICËR- Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të aeroportit të Gjenevës...
Foto nga shperthimi UKRAINË Një raketë ruse shkatërroi Shtëpinë e Kulturës në qytetin ukrainas të Lozova ...