LIVE UPDATES
Bota

Gara për Kongresin, demokratët sfidojnë historinë në zgjedhjet e mesmandatit

Demokratët arritën të sigurojnë të paktën 50 vende në Senat, çka u garanton atyre kontrollin e tij. Ndërkohë republikanët po i afrohen fitores në Dhomën e Përfaqësuesve, por për shkak të disa garave tejet të ngushta, rezultati është vështirë të parashikohet.

14 Nëntor 2022, 16:53 Nga DOSJA
Gara për Kongresin, demokratët sfidojnë historinë në
Kongresi amerikan

SHBA- Parashikimet e republikanëve për një ‘valë të kuqe’, që do t’u mundësonte atyre kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit, dështuan në këto zgjedhje që përkojnë me mesin e mandatit të një presidenti. Demokratët arritën të sigurojnë të paktën 50 vende në Senat, çka u garanton atyre kontrollin e tij. Ndërkohë republikanët po i afrohen fitores në Dhomën e Përfaqësuesve, por për shkak të disa garave tejet të ngushta, rezultati është vështirë të parashikohet. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi njofton.

Demokratët do të vazhdojnë të kontrollojnë Senatin amerikan. Partia e Presidentit Joe Biden i tejkaloi të gjitha pritshmëritë në këto zgjedhje, pavarësisht parashikimeve për humbjen e të dyja dhomave të Kongresit. Catherine Cortez Masto, gruaja e parë nga Nevada e zgjedhur senatore dhe e para latino-amerikane që ka fituar një vend në këtë dhomë të Kongresit, mundi me një avantazh të ngushtë republikanin dhe ish-Prokurorin e Përgjithshëm të shtetit, Adam Laxalt.

Fitorja u siguron demokratëve kontrollin e të paktën një dhome të Kongresit për dy vitet e fundit të mandatit aktual të Presidentit Biden. Kjo do të thotë gjithashtu se senatori demokrat i Nju Jorkut Chuck Schumer do të vazhdojë të udhëheqë shumicës në Senat. Një fakt që presidenti Biden nuk e la pa e përmenduar gjatë një vizite në Kamboxhia.

Urime senatorit Schumer. Ai ka përsëri shumicën. Ne po përqendrohemi tani në Xhorxhia. Ndihemi mirë në këto pozita që jemi. E di që jam një optimist i pandreqshëm, por nuk jam befasuar nga pjesëmarrja. Jam tepër i kënaqur me pjesëmarrjen. Mendoj se ishte një reflektim ndaj cilësisë së kandidatëve tanë”, tha presidenti.

Cilësia e kandidatëve ka qenë një temë e diskutuar gjerësisht në këto zgjedhje. Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat Mitch McConnell kishte kritikuar më parë kandidatët e partisë së tij, një qëndrim që u përqafua edhe nga të tjerë.

“Cilësia e kandidatit ka rëndësi. Shumë republikanë, me të drejtë ose jo janë veshur me një petk ekstremizmi. Si amerikanë, ne duhet ta dreqim çështjen e ekstremizmin. Mendoj se kjo ishte pikërisht ajo që pamë në këto zgjedhje”, thotë guvernatori republikan i Nju Hampshër Chris Sununu.

Kandidatët e përzgjedhur nga ish-Presidenti Donald Trump, i cili vazhdon të ketë një ndikim të madh në Partinë Republikane, nuk dolën aq mirë sa shpresonte ai, sikurse mjeku i njohur Mehmet Oz, i cili humbi garën në Pensilvani përballë zëvendës guvernatorit demokrat John Fetterman. Po kështu Blake Masters, i cili humbi garën kundër senatorit demokrat të Arizonës, Mark Kelly.

Jam shumë i nderuar që Arizona më ka besuar të përfaqësoj shtetin tonë në Senatin amerikan për gjashtë vjet të tjera”, tha senatori demokrat Mark Kelly.

Duke siguruar 50 vende demokratët kontrollojnë Senatin falë votës së nënpresidenten Kamala Harris. Tashmë mbetet i pavendosur vetëm fati i garës në Xhorxhia, një garë që kaloi në balotazh. Më 6 dhjetor republikani dhe ish-ylli i futbollit Herschel Walker garon kundër senatorit demokrat në detyrë Raphael Warnock. Xhorxhia është një nga dy shtetet amerikane që kërkon që një kandidat të fitojë të paktën 50 për qind të votave për t’u shpallur fitues. Ndërkohë vazhdon të mbetet e paqartë se cila parti do të ketë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Gjasat janë që republikanët ta arrijnë pragun e nevojshëm prej 218 vendesh që do t’u jepte atyre shumicën.

Cilido qoftë rezultati, ne po e çojmë vendin tonë drejt rrugës së duhur dhe nuk po e zhysim në probleme sikurse bënte pala tjetër”, tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi.

Ndërsa numërimi vazhdon, gjasat janë që mund të duhen javë për të mësuar se cila parti do të kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve.

Marrë nga VOA

zgjedhjet e mesmandatit ne shba shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet