LIVE UPDATES
Bota

Gara për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve po vonon ndihmën për Ukrainën

Kandidati tjetër për Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, Steve Scalise, i cili ka qenë mbështetës i ndihmës për Ukrainën, thotë se ligjvënësit duhet të fillojnë një votim të shpejtë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri.

11 Tetor 2023, 19:38 Nga f.i
Gara për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve po vonon
Jim Jordan dhe Steve Scalise

SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy sot gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Bruksel, kërkoi ndihmë të mëtejshme ushtarake, përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore, artileri dhe municione. Duke folur përkrah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, zoti Zelenskyy u tha gazetarëve se përmirësimi i mbrojtjes ajrore do të ndihmonte jo vetëm në mbrojtjen e infrastrukturës energjetike të Ukrainës, por edhe atë të eksportit të grurit ukrainas në botë. Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara të martën filloi procesi i zgjedhjes së Kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve.

Kandidatët për këtë post, ligjvënësit Jim Jordan dhe Steve Scalise po vazhdojnë përpjekjet për të siguruar mbështetjen e kolegëve të tyre republikanë. Shumë ligjvënës republikanë vazhdojnë të mbështesin zotin Kevin McCarthy, i cili shkarkua nga posti i Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve javën e kaluar. Gara për kryetarin e ri të Dhomës së Përfaqësuesve po shkakton vonesa në miratimin e ndihmave për Ukrainën.

Gara për Kryetarin e ri të Dhomës së Përfaqësuesve, e cila filloi të martën, po shkakton vonesa në miratimin e një pakoje të re ndihmash për Ukrainën.

“Nuk dëshirojmë të ketë asnjë vonesë. Për këtë arsye ne do të vazhdojmë të punojmë me Kongresin për të parë nëse mund të sigurojmë fonde shtesë. Ne kemi fonde të mjaftueshme për një periudhë afatshkurtër. Por, këto fonde do të mbarojnë”, thotë zëdhënësi Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Edhe para shkarkimit të Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy javën e kaluar, shqyrtimi i kërkesës së Shtëpisë së Bardhë për 24 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën kishte ngecur.

“Ukraina është në mes të kundërofensivës dhe përpjekjeve për të rimarrë territoret e saj të pushtuara. Ushtria ukrainase po përdor sasi të mëdha armatimi në këtë kundërofensivë. Kështu që pamundësia për të vazhduar furnizimin e Ukrainës me armë mund të rezultojë në ngadalësim, madje edhe në ndalje, të ofensivës kundër forcave ruse”, thotë Colin Cleary nga Universitetit George Washington.

Kundërshtimi i ndihmës për Ukrainën u rrit në mesin e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve gjatë verës dhe do të jetë e vështirë për kandidatët që të fitojnë garën për Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve pa votat e kritikëve të ndihmës për Ukrainën. Ligjvënësi Jim Jordan, një nga kandidatët për Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, ka thënë se Ukraina nuk është një përparësi për atë.

“Ukraina nuk është çështja më e rëndësishme në mendjet e amerikanëve. Të gjithë e dinë se situata në kufirin jugor dhe kriminaliteti janë çështjet më të rëndësishme”, tha ai.

Një anketë e këtij muaji nga Këshilli i Çikagos për Çështjet Globale tregon se 60 për qind e amerikanëve ende mbështesin dërgimin e ndihmave për Ukrainën.

“Kjo ka një kosto dhe vendi ynë përballet me problemet e veta tani. Shumë njerëz do të dëshironin që këto fonde të shpenzoheshin diku tjetër. Por, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar shumë njerëz në vështirësi në shumë vende të botës, ndihma për Ukrainën është jetike”, thotë votuesja amerikane Cindy Fellman.

Shtëpia e Bardhë njoftohet se po shqyrton mundësinë e lidhjes së ndihmës për Ukrainën me ndihmën për Izraelin. McCarthy, i cili ka ende mbështetjen e shumë ligjvënësve republikanë për t’u rikthyer në postin e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, thotë se ndihma për Izraelin duhet të ketë përparësi.

“Kjo nuk është lojë, Izraeli është sulmuar. Nëse do të isha Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, unë do ta hidhja për votim ndihmën për Izraelin”, thotë ai.

Kandidati tjetër për Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, Steve Scalise, i cili ka qenë mbështetës i ndihmës për Ukrainën, thotë se ligjvënësit duhet të fillojnë një votim të shpejtë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri.

“Duhet të kthehemi në punë. Kjo botë tani është e rrezikshme”, thotë ai.

Republikanët do të mbajnë votimin e parë për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën. Asnjë ligj nuk mund të miratohet pa zgjedhjen e Kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve./VOA

dhoma e përfaqësuesve në shba lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj