LIVE UPDATES
Bota

REL: Pse Radoiçiç nuk është më pronar i kompanive miliona dollarëshe në Serbi?

Kërkesa për largimin e Radoiçiçit nga pronësia e kompanisë “Inkop” është kërkuar më 3 tetor, thuhet në një dokument të publikuar në faqen e Agjencisë për Regjistrat e Bizneseve të Serbisë (APR). Po të njëjtën ditë, Radoiçiçi është arrestuar nga policia dhe ka dhënë deklaratë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, si i dyshuar për disa vepra penale në lidhje me sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë.

11 Tetor 2023, 18:49 Nga f.i
REL: Pse Radoiçiç nuk është më pronar i kompanive
foto ilustruese

SERBI- Nga bashkëpronar i bizneseve miliona dollarëshe te një qytetar që zyrtarisht nuk ka asnjë kompani në emër të tij – Millan Radoiçiç e kaloi atë rrugë në Serbi për vetëm tri ditë.

Radoiçiçi, i cili publikisht mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, bashkëpronësinë në kompaninë ombrellë “Inkop” dhe degët e saj ua transferoi partnerëve të biznesit, vëllezërve Zvonko dhe Zharko Vesellinoviç. Millan Radoiçiç deri më 6 tetor kishte 40 për qind të aksioneve në “Inkop”. Me këtë, ai ishte bashkëpronar në katër kompani të tjera të lidhura me “Inkop” në Serbi, të cilat janë të angazhuara në aktivitete të ndryshme – nga ndërtimi e deri tek industria e hotelerisë.

Asetet e këtyre kompanive, siç tregon hulumtimi i Radios Evropa e Lirë (RSE), kapin vlerën e së paku 38 milionë eurove. Këtu përfshihen pajisje ndërtimi dhe prona të ndryshme të paluajtshme – lokale afariste, tokë, hotel në Kopaonik, vilë në Beograd. Hulumtimi tregoi gjithashtu se në vitin 2022, ato kompani kanë fituar mbi 24.5 milionë euro dhe janë lidhur marrëveshje fitimprurëse me shtetin. Sot nuk janë më në posedim të Radoiçiçit.

Kërkesa për ndryshimin e pronarit, në ditën e arrestimit të Radoiçiçit

Kërkesa për largimin e Radoiçiçit nga pronësia e kompanisë “Inkop” është kërkuar më 3 tetor, thuhet në një dokument të publikuar në faqen e Agjencisë për Regjistrat e Bizneseve të Serbisë (APR). Po të njëjtën ditë, Radoiçiçi është arrestuar nga policia dhe ka dhënë deklaratë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, si i dyshuar për disa vepra penale në lidhje me sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë. Të nesërmen, më 4 tetor, i është hequr masa e paraburgimit. Hetimet kundër Radoiçiçit janë duke vazhduar, ndërsa aktakuza ende nuk është ngritur.

Profesoresha e pensionuar e drejtësisë, Vesna Rakiç-Vodineliç, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se nuk kishte asnjë pengesë ligjore që Radoiçiqi t’ua kalonte pronësinë partnerëve të biznesit në atë moment.

“Fakti që Radoiçiçi është i dyshuar, për fat të keq nuk është pengesë. Për shkak se ai nuk ishte urdhëruar të disponojë me pronën në atë procedurë. Ai mund ta jepte atë, të bënte çfarë të donte me të, ai nuk kishte asnjë ndalim”, shton ajo.

Rakiç-Vodineliç thekson se nëse në hapat e ardhshëm të hetimit, Radoiçiqit i ndalohet të disponojë me pronën e tij, kjo vlen për atë që ai posedon në atë moment. Jo në mënyrë retroaktive.

“Ai zyrtarisht ua transferoi kompaninë ortakëve të tij. Nëse ndalohet, kjo do t’i referohet asaj që ai nuk ua ka dhënë tashmë vëllezërve Vesellinoviç“, shpjegon ajo.

‘Gjimnastika e kontabilitetit në regjistrin tregtar’

Agjencia për regjistrat ekonomikë e miratoi kërkesën për tri ditë. Kështu më 6 tetor është vendosur që Radoiçiçi të fshihet nga lista e pronarëve të kompanisë miliona dollarëshe “Inkop” nga Quprija në Serbinë qendrore. Radoiçiçi ndau pjesën e tij në mënyrë të barabartë me vëllezërit Vesellinoviç, 20 për qind secili.

Zvonko Vesellinoviç tani ka 60 për qind të pronësisë në “Inkop” dhe kompanitë e ndërlidhura, dhe Zharko 40 për qind. Se pse është ndërruar pronari, kompania “Inkop” nuk është përgjigjur për REL-in deri në publikimin e tekstit.

“Qëllimi është që nëse ka ndonjë dëm, kompania nuk do të dëmtohet”, thotë redaktori i së përjavshmes NIN, Millan Çulibrk.

Ai e quan ndryshimin në regjistrin tregtar të Serbisë “gjimnastikë e kontabilitetit”.

“Nuk duhet të harrojmë se Radoiçiçi ka marrë 40 për qind në Inkop në të njëjtën mënyrë. Sepse nuk ka qenë kompania e Vesellinoviçit dhe Radoiçiçit në fillim, por para disa vitesh, një nga të afërmit e tyre u ka dhënë hise”, kujton Çulibrk.

Ai shton se pavarësisht ndryshimeve formale, “Inkop” dhe kompanitë e lidhura me të “ndoshta vazhdojnë të punojnë sipas të njëjtit model”.

Partnerët e biznesit nën sanksionet e SHBA-së

Edhe para sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, i cili u cilësua si akt terrorist në Prishtinë, autoritetet kosovare e lidhën Millan Radoiçiçin me aktivitete kriminale. Zvonko Vesellinoviç ndërlidhet me krimin në Kosovë. Por as Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk i njeh as akuzat e autoriteteve të Kosovës.

Sulmi në Banjskë nuk trajtohet si terrorizëm dhe Radoiçiçi nuk akuzohet për vrasjen e policit Afrim Bunjaku në procedurë para Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd. Ndër krimet e dyshuara janë shkaktimi i rrezikut publik dhe posedimi dhe mbajtja pa leje e armëve. Edhe Beogradi zyrtar ka vendosur që të mos zbatohen sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Radoiçiçit dhe vëllezërve Vesellinoviç, sepse për këtë nuk ka detyrime ndërkombëtare.

Ata u futën në listën e zezë të SHBA-së në dhjetor 2021 për shkak të dyshimeve për krim të organizuar dhe korrupsion. Një vit më vonë, Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj Zvonko Vesellinoviçit dhe Millan Radoiçiçit nën akuzat për korrupsion.

Çfarë bën “Inkop”?

Ndër kompanitë të cilat i zotëronte Radoiçiqi, më së shumti para ka sjellë “Inkop”, makineritë e së cilës kanë ndërtuar rrugë në disa lokacione në Serbi. “Inkop” fitoi rreth 17.4 milionë euro në vitin 2022.

Sipas raporteve financiare të analizuara nga REL-i, pasuritë e paluajtshme dhe pajisjet e “Inkop” vitin e kaluar kapin vlerën e rreth 10 milionë eurove. Kjo kompani, së bashku me pronarët e saj, u vendos nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2021. Por, meqenëse nuk janë të detyrueshme për Serbinë, “Inkop” funksionon pa pengesa.

Ndër punët e hetuara më parë nga REL-i, spikat ndërtimi i një rruge me shpejtësi të madhe nga Pozharevci në Golupac në Serbinë lindore. Aty, në shkurt të vitit 2022, shteti dha pëlqimin që “Inkop” të ishte një nga nënkontraktorët e kompanisë kineze Shandong, për të cilën REL-i ka shkruar më parë.

Në Serbi, si kompani amë, “Inkop” ka edhe katër degë – kompanitë e ndërtimit “Novi Pazar-put” dhe “Betonjerka” nga Aleksinac, kompania hoteliere “Dolly Bell” dhe kompania e transportit rrugor “Velmotrans” nga Quprija. Redaktori i NIN, Millan Çulibrk, thekson se “Inkop” dhe kompanitë e lidhura me të “brenda natës” e gjetën veten në listën e fitimtarëve më të mëdhenj në Serbi.

“A është rezultat i ‘aftësive dhe sensit të biznesit’, apo pasojë e kombinimeve të ndryshme me shtetin, sepse më së shumti bëjnë punë, faturat e të cilave i paguajnë qytetarët e Serbisë përmes buxhetit”, pyeti ai.

I pyetur nëse për shkak të reputacionit ndërkombëtar, Serbisë i shkon për shtat edhe një ndryshim në “Inkop”, sepse nuk ka më Radoiçiç, i cili u identifikua si organizator i sulmit në Banjska, Çulibrk përgjigjet:

“Asgjë nuk mund ta ‘lajë’ shtetin. Fytyra e tij u njollos në momentin që u lidhën marrëveshjet me ato kompani, pa tenderë, por përmes marrëveshjeve të drejtpërdrejta, dhe pronarët ishin në listën e zezë të SHBA-së. Falë kësaj, ato kompani u bënë kaq të fuqishme, dhe pronarët e tyre ndër njerëzit më të pasur në Serbi. Hetimi do të përcaktojë se nga kanë ardhur paratë për armët pa leje”

Pasurinë e Radoiçiçit e ka komentuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Më 11 tetor, ai deklaroi se në hetimin për sulmin e armatosur në Banjskë dhe rolin e Radoiçiçit, do të shqyrtohen të gjitha aspektet, përfshirë këtu edhe nga kanë ardhur paratë për blerjen e armëve në tregun e zi. Policia e Kosovës pas sulmit në Banjskë ka konfiskuar një arsenal armësh dhe municioni.

Vuçiç shtoi se “nuk është prokuror që të flasë për këtë”, por në të njëjtën kohë shprehu mendimin e tij se disa politikanë opozitarë në Serbi “kanë më shumë para” se Radoiçiçi. Ndër pronat e fundit të Radoiçiçit në Serbi ishte hoteli luksoz “Grey” në Kopaonik.

Autoritetet e Kosovës pretendojnë se Radoiçiçi dhe një grup i armatosur e kanë shfrytëzuar atë hotel para sulmit në Banjskë, dhe si dëshmi e këtij pretendimi kanë publikuar pamjet nga një dron, i cili dyshohet se është sekuestruar në një operacion policor. Në atë kohë, Kosova publikoi gjithashtu pretendime se Radoiçiçi përdorte objektet e Ushtrisë Serbe për trajnimin e sulmuesve, të cilat autoritetet në Beograd i mohuan.

Megjithatë, ata nuk i komentuan pretendimet për grupin e armatosur në pronën e Radoiçiçit.

“Ajo që Radoiçiç bën në pronën private nuk është punë e Forcave të Armatosura të Serbisë”, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviç, më 2 tetor.

Kontratë me shtetin pas sulmit në Banjskë

Tri ditë pas sulmit ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, kompania “Novi Pazar-put” mori punë nga shteti. Në kohën e dhënies së kontratës, më 27 shtator, pronarët e fundit të kompanisë ishin Millan Radoiçiç dhe vëllezërit Vesellinoviç. Ndërmarrja publike “Rrugët e Serbisë” ia besoi asaj kompanie ndërtimin e urës në Adrane afër Kralevës, me vlerë rreth një milion euro.

REL-i ka pyetur kompaninë “Rrugët e Serbisë” se pse “Novi Pazar-put” ka marrë vendin e punës dhe nëse vendimi është rishqyrtuar pas sulmit të armatosur në Banjskë të organizuar nga Radoiçiqi. Ata u përgjigjën se Ligji për Prokurimin Publik “nuk parasheh rishikimin e vendimit për dhënie të kontratës” në atë rast. Ata shtuan se “nuk ka rëndësi se kush është pronari i kompanisë që merr pjesë në prokurimin publik”.

Qeveria e Serbisë dhe ministria kompetente nuk u janë përgjigjur pyetjeve të REL-it se në çfarë bazë kanë fituar tenderët kompanitë e ndërtimit në pronësi të Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit. Pyetja se a ndërpritet bashkëpunimi i shtetit me ato kompani, pasi Radoiçiqi u identifikua si organizator i sulmit në Banjskë, mbeti pa përgjigje.

Kush janë Radoiçiçi dhe Vesellinoviçi?

Në publikun serb, Radoiçiçi dhe Vesellinoviçi prezantohen si partnerë biznesi, biznesmenë me origjinë nga Kosova. Deri në sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës, Radoiçiçi ka qenë nënkryetar i Listës Serbe, partia udhëheqëse e serbëve nga Kosova, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kur ai e pranoi përgjegjësinë për sulmin në Banjska në një letër publike më 29 shtator, ai gjithashtu njoftoi se po jep dorëheqje nga pozita e tij në Listën Serbe.

Ministri i Policisë së Kosovës, Xhelal Sveçla, e cilësoi atë si një nga drejtuesit e strukturave kriminale në veri të Kosovës. Prokuroria e Kosovës i lidh Vesellinoviçin dhe Radoiçiçin me vrasjen e politikanit kosovar, Oliver Ivanoviç. Ata përmendeshin si organizatorë të dyshuar të grupit kriminal, por ndaj tyre nuk u ngrit asnjë akuzë pasi në atë moment ishin në arrati.

Ligji i Kosovës nuk lejon ngritjen e aktakuzave kundër të arratisurve, përveç nëse ata janë hetuar më parë. Në dhjetor të vitit 2021, duke komentuar vendimin e SHBA-së për listën e zezë të Radoiçiçit dhe Vesellinoviçit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se autoritetet kompetente do të hetojnë gjithçka nëse ka “disa akuza serioze”.

Në muajt pas kësaj deklarate, opinioni në Serbi nuk mësoi nëse akuzat ishin hetuar dhe as Qeveria dhe Presidenca nuk iu përgjigjën kësaj pyetjeje të Radios Evropa e Lirë. Millan Radoiçiçi u shfaq në tubime zyrtare, përkrah Aleksandar Vuçiçit./REL

tensionet në veri të kosovës milan radoiçiç

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria