LIVE UPDATES
Bota

Biden: Mbështetje e plotë për Izraelin pas sulmeve terroriste të fundjavës

Biden thotë se ai do t'i kërkojë Kongresit, pasi të zgjidhet një kryetar i ri i Dhomës së Përfaqësuesve, që “të ndërmarrë veprime urgjente për të plotësuar financiarisht kërkesat e sigurisë kombëtare të partnerëve tanë me rëndësi”.

11 Tetor 2023, 17:31 Nga f.i
Biden: Mbështetje e plotë për Izraelin pas sulmeve terroriste
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden shprehu të martën mbështetje të plotë për Izraelin dhe se do t'i kërkojë Kongresit të ndërmarrë veprime urgjente për të zbutur tensionet në Lindjen e Mesme pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin gjatë fundjavës, duke vrarë më shumë se 1,000 njerëz, përfshirë të paktën 14 amerikanë.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, analistët thonë se mundësia që amerikanët të mbahen peng nga grupi militant palestinez e ndërlikon situatën. Presidenti Joe Biden nuk i kurseu fjalët për të përshkruar tronditjen dhe tmerrin e sulmit të papritur të fundjavës të Hamasit ndaj Izraelit.

"Ky është një akt i pastër ligësie. Më shumë se 1000 civilë u masakruan, ata nuk u vranë, por u masakruan në Izrael. Midis tyre, të paktën 14 shtetas amerikanë u vranë. Prindërit janë vrarë ndërsa kanë përdorur trupat në përpjekje për të mbrojtur fëmijët e tyre. Ka njoftime neveritëse që tregojnë për foshnja të vrarë. Familje të tëra të humbura”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Ai sqaroi gjithashtu qëndrimin e Uashingtonit ndaj kundërofensivës së Izraelit.

“Ne mbështesim Izraelin dhe do të sigurohemi që Izraeli të ketë atë që i nevojitet për t'u kujdesur për qytetarët e tij, për të mbrojtur veten dhe për t'iu përgjigjur këtij sulmi. Nuk ka asnjë arsyetim për terrorizmin”, tha Presidenti Biden.

Për këtë qëllim, tha ai, SHBA ka dërguar një aeroplanmbajtëse në Mesdhe, afër Izraelit.

Presidenti gjithashtu thotë se ai do t'i kërkojë Kongresit, pasi të zgjidhet një kryetar i ri i Dhomës së Përfaqësuesve, që “të ndërmarrë veprime urgjente për të plotësuar financiarisht kërkesat e sigurisë kombëtare të partnerëve tanë me rëndësi”.

Analistët thonë se masakra ka shkaktuar zemërim të madh në Shtëpinë e Bardhë, e cila u ndriçua me ngjyrat e Izraelit pas tragjedisë.

“Mund të ketë amerikanë të kapur nga një grup terrorist dhe kjo duhet të jetë prioritet i çdo presidenti amerikan. Çështja e dytë është vdekja e amerikanëve në një sulm terrorist në Izrael. Shtojini kësaj faktin se rajoni është në një situatë shumë të vështirë dhe kjo përfshin jo vetëm Izraelin dhe Hamasin, por mundësinë e përfshirjes së Hezbollahut dhe Iranit. Kështu që Presidenti Biden po përpiqet të merret me të gjitha këto çështje”, thotë Daniel Byman, anëtar i Projektit të Kërcënimeve Transnacionale në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës pyeti Shtëpinë e Bardhë nëse zoti Biden i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu të tregohej i përmbajtur në kundërpërgjigjen ushtarake të Izraelit.

“Askush nuk dëshiron të shohë humbjen e jetëve të pafajshme. Një nga gjërat më të mira të marrëdhënieve tona me Izraelin është se ne jemi dy demokraci dhe ne besojmë në respektin për jetën e pafajshme dhe sundimin e ligjit. Ne jemi gjithmonë më të fortë së bashku kur ia tregojmë këtë botës, se ne respektojmë jetët e pafajshme dhe se ne respektojmë jo vetëm sundimin e ligjit, por edhe ligjin e luftës”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA.

Kundërshtarët e SHBA-së me shpejtësi përmendën fajtorin.

“Fatkeqësisht, ne mund të shohim një përkeqësim të situatës në Lindjen e Mesme. Unë mendoj se shumë do të pajtohen me mua se ky është një shembull i qartë i dështimit të politikës së Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, e cila u përpoq të monopolizonte zgjidhjen e konfliktit, por, për fat të keq, nuk u interesua për gjetjen e kompromiseve të pranueshme nga të dyja palët”, thotë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Zoti Kirby thotë se konflikti në Izrael nuk do ta largojë vëmendjen e Uashingtonit nga kërcënimet e tjera, kudo që të jenë ato.

“Çdo komb që mund të mendojë se në një farë mënyre Shtetet e Bashkuara do të shpërqendrohen nga situata në Izrael, gabohet. Ne jemi një vend mjaft i madh, i fuqishëm, ekonomikisht i qëndrueshëm, që të mund të kujdesemi për interesat tona të sigurisë kombëtare dhe ato të aleatëve dhe partnerëve tanë kudo në botë”, thotë zoti Kirby.

Presidenti Biden gjithashtu e bëri të qartë se nuk do të largohet nga Izraeli./VOA

konflikti izrael-palestine joe biden

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen