LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: A i ka ndryshuar Hamasi raportet izraelito-arabe?

E largët duket edhe dëshira e bin Salmanit për një zgjidhje të konfliktit me dy shtete që do t’u jepte palestinezëve një vend të pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

11 Tetor 2023, 16:35 Nga DOSJA
Analiza e DW: A i ka ndryshuar Hamasi raportet izraelito-arabe?
Foto ilustruese

Sulmet terroriste të militantëve islamikë Hamas ndaj Izraelit kanë shkaktuar tashmë efekte që arrijnë përtej kufijve të Izraelit dhe Gazës. Kanë kaluar dy javë që kur udhëheqësi de facto saudit Mohammed bin Salman dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmuan se vendet e tyre po afroheshin “çdo ditë e më shumë” dhe se ata ishin “në prag të një marrëveshjeje, që do të ishte një hap cilësor për rajonin”. Por kjo tani duket sikur të ketë ndodhur shumë kohë më parë.

E largët duket edhe dëshira e bin Salmanit për një zgjidhje të konfliktit me dy shtete që do t’u jepte palestinezëve një vend të pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Në fund të shtatorit, ai as nuk e përmendi zgjidhjen e dy shteteve në një intervistë të televizive me kanalin amerikan Fox News. Ai vetëm tha, se marrëveshja e re me Izraelin “do t’u përmbushte palestinezëve nevojat e tyre dhe do t’u siguronte një jetë të mirë”.

Zgjidhja me dy shtete

Por pas shpërthimit të luftës të shtunën (07.10.2023), Arabia Saudite është rikthyer sërish në opinionin publik në mbrojtjen e një zgjidhjeje me dy shtete dhe po e prezanton përsëri veten si një mbështetëse e vendosur e popullsisë palestineze. Ndërkohë, shumica e vendeve të tjera kanë shprehur mbështetje për Izraelin dhe të drejtën e tij për t’u mbrojtur.

Nuk është krejt pa bazë kur thuhet, se kjo ringjallje e çështjes palestineze është një fitore e madhe për grupin e mbështetur nga Irani Hamas, që është një organizatë terroriste dhe e identifikuar si e tillë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe të tjerët.

“Veprimet e Hamasitu sjellin një kujtesë të qartë sauditëve se çështja palestineze nuk duhet të trajtohet vetëm si një çështje sekondare në negociatat e normalizimit,” shkroi Richard LeBaron, një anëtar i nivelit të lartë jorezident i Këshillit Atlantik me qendër në SHBA, në faqen e internetit të think tank-ut. “Sulmet do të hmangin narrativën nga normalizimi i lidhjeve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit”, përfundoi ai.

Izraeli dhe sauditët

Jonathan Panikoff, drejtor i Iniciativës së Sigurisë së Lindjes së Mesme të Scowcroft në Këshillin Atlantik, tha për DW se nuk ka gjasa të pritet që të ketë përparim në normalizimin saudito-izraelit në të ardhmen e afërt.

Sipas tij, “politika dhe kompromiset që do të kërkoheshin nuk ka gjasa ta lejojnë atë nëse operacioni i Izraelit rezulton me vrasje dhe shkatërrime të konsiderueshme në Gaza”.

Të hënën (09.10.2023) pasdite, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, dha urdhër për mbylljen e plotë të Gazës. “Nuk do të ketë energji elektrike, ushqim apo karburant që do të dërgohet në Gaza”, tha ai në një deklaratë.

Hugh Lovatt, një studiues në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, tha për DW se ai beson, që “opinioni publik arab – i cili mbetet kryesisht armiqësor ndaj Izraelit – do të përforcohet nga veprimet izraelite”.

Lovatt e sheh këtë ndjenjë si një pengesë të mëtejshme për një “marrëveshje të afërt midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, ndërkohë që i vendos anëtarët arabë të Marrëveshjes së Abrahamit si Maroku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nën presion për të mbajtur një qëndrim më kritik ndaj Izraelit, për të shmangur presionin publik”.

Emiratet e Bashkuara Arabe, që nënshkruan një marrëveshje normalizimi me Izraelin në vitin 2020, “kanë ofruar ngushëllime për civilët izraelitë dhe kanë bërë thirrje për de-përshkallëzimin, por ata nuk e dënuan plotësisht Hamasin”, njoftoi të hënën Bloomberg.

Balancimet mes SHBA dhe Iranit

Megjithatë, nuk është vetëm presioni arab që do të ndikojë në vendimet e Arabisë Saudite nëse do të vazhdojë me një marrëveshje normalizimi me Izraelin. Dy vende të tjera, në veçanti, do të luajnë një rol të rëndësishëm – Irani dhe SHBA.

Pavarësisht këtyre raporteve, të dy vendet mbeten përballë njeri-tjetrit kur bëhet fjalë për aleatët e tyre. Irani mbështet Hamasin, i cili sundon Gazën dhe nisi sulmet ndaj Izraelit.

Arabia Saudite, megjithatë, kishte shpresuar se normalizimi i lidhjeve me Izraelin do t’i kthente marrëdhëniet me SHBA-në në nivelin ku ishin para vrasjes së kritikut saudit Jamal Khashoggi në 2018.

Marrëveshja tripalëshe gjithashtu do t’i japë Arabisë Saudite një aleancë më të fortë ushtarake me SHBA-në, si dhe një leje për pasurimin e uraniumit nën mbikëqyrjen amerikane.

“Mendimtarët strategjikë në Riad mund të kenë në mendjen e tyre pyetjen e vërtetë se me sa vdekje dhe shkatërrime do të përballej Arabia Saudite në një konflikt të ngjashëm, duke qenë se mbrojtja e saj nuk i afrohet aspak nivelit të asaj të Izraelit”, tha Panikoff për DW.

“Në afat të gjatë, kjo mund ta shtyjë Arabinë Saudite të kërkojë të kthehet në tryezë për të marrë garancitë e sigurisë së SHBA-së që ishin një pjesë integrale e bisedave të mëparshme,” shtoi ai./DW

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit