LIVE UPDATES
Bota

Gazeta amerikane: Pse shoku miliarder i Tim Walz, Alex Soros e do narkoshtetin e Shqipërisë?

Alex Soros ishte ndër emrat e parë të mëdhenj që mbështeti Zëvendës Presidenten Kamala Harris kur fushata e Presidentit Joe Biden shpërtheu në kaos dhe ai bëri një foto me Walz në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago muajin e kaluar, ku oligarku i krahut të majtë e shpalli veten si “Walzpilled!”

26 Shtator 2024, 13:17 Nga John R. Schindler
Gazeta amerikane: Pse shoku miliarder i Tim Walz, Alex Soros e do narkoshtetin e
alex soros dhe tim walz

SHBA- Takimi i shumëkomentuar i së martës midis Alex Soros dhe guvernatorit Tim Walz meriton vëmendje. Filantropi 38-vjeçar i majtë është një nga lojtarët më të rëndësishëm në politikën amerikane dhe më gjerë. Kjo, falë pasurisë së tij prej 25 miliardë dollarësh, të cilën babai i tij i famshëm, George Soros, ia dorëzoi atij për të menaxhuar në përparimin e kryqëzatës globale të krahut të majtë të familjes.

Të quash Alex Soros si zotin e errët të parave të errëta të krahut të majtë nuk është ekzagjerim. Ai është i përfshirë në elitën demokrate, duke pasur parasysh më shumë se dy duzina vizitat e tij në Shtëpinë e Bardhë të Biden, plus angazhimin e tij të fundit me Huma Abedin, e cila ishte në fakti punonjësja e gjithanshme e Hillary Clinton.

Alex Soros ishte ndër emrat e parë të mëdhenj që mbështeti Zëvendës Presidenten Kamala Harris kur fushata e Presidentit Joe Biden shpërtheu në kaos dhe ai bëri një foto me Walz në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago muajin e kaluar, ku oligarku i krahut të majtë e shpalli veten si “Walzpilled!” Sidoqoftë, takimi i së martës në rezidencën e investitorit në Nju Jork, kur Walz u shfaq i nënshtruar ndaj bamirësit të tij, tërhoqi vëmendjen.

Analistët republikanë reaguan shumë shpejt me përbuzje kur panë se si Ëalz, i ashtuquajtur si "njeriu i popullit", iu përul pasardhësve të dinastisë Soros.

Paraqitja e Ëalz-it me ‘pinjollin nepotik’ nuk ishte saktësisht në përputhje me mënyrën se si ai dhe Harris e portretizojnë veten para votuesve si ‘klasë e mesme.

Megjithatë, duke i dhënë Alex Soros çfarëdo që ai dëshiron, në këmbim të parave dhe publicitetit të tij, është pikërisht ajo që votuesit duhet të presin që një presidencë Harris-Walz të bëjë nëse dyshja marrin detyrën më 20 janar.

Kjo ka implikime përtej politikës së brendshme dhe pagesave të  zakonshme nga donatorët e mëdhenj të krahut të majtë, të cilët kanë qëndruar pas presidencave demokratike për dekada. Edhe pse pothuajse askush në media nuk është munduar të vërë re, Alex Soros ka lidhje shqetësuese jashtë vendit, të cilat meritojnë shqyrtim.

Për arsye që janë të vështira për t'u deshifruar, Alex Soros demonstron një shkallë të lartë interesi për Shqipërinë, një vend i varfër ballkanik me më pak se 3 milionë banorë që nuk renditet në ekonominë globale përveç krimit. Thënë këtë, Alex Soros kalon shumë kohë në Shqipëri, duke u shoqëruar me kryeministrin e saj për një kohë të gjatë, Edi Rama.

Që nga viti 2012, Rama e ka drejtuar Shqipërinë si feudin e tij personal, ndërkohë që e ka kthyer vendin në një gropë autoritare korrupsioni, siç e pranojnë me zell edhe organet e të drejtave të njeriut që nuk janë kritike të së majtës. Në kohën e Ramës, armiqtë e socialistëve janë shtypur, heshtur dhe arrestuar. Nëse doni të mësoni se si të përdorni ligjin për të izoluar rivalët politikë nën maskën e “luftës ndaj korrupsionit", Shqipëria e Ramës është udhërrëfyesi juaj.

Ajo që është edhe më e keqja, është se mandati i Ramës ka dëshmuar se vendi i tij i vogël është bërë qendra e Evropës për tregtinë e paligjshme të drogës. Siç u shpreh kohët e fundit një revistë kryesore gjermane e lajmeve, që vështirë se është e djathtë, Rama "e ka transformuar Shqipërinë në një narko-shtet autokratik".

Siç kam raportuar, Shqipëria e Ramës është bërë e domosdoshme për tregtinë globale të drogave të paligjshme, veçanërisht kokainës, duke destabilizuar vendet në disa kontinente. Administrata e Biden-it zotëron një tolerancë të çuditshme për narkoshtetin e Ramës në Evropë, duke këmbëngulur se Shqipëria Socialiste po lufton krimin, kur është e kundërta. Edhe përfshirja e Ramës në korruptimin e turpshëm të ish-agjentit special të FBI-së, Charles McGonigal, një nga skandalet më të këqija në historinë e byrosë, nuk bëri asgjë për të dëmtuar reputacionin e Ramës në administratën Biden-Harris.

Vlen të pyesësh nëse miqësia e Alex Soros me Ramën ka të bëjë me këtë butësi të pashpjegueshme në Uashington. Të thuash se miliarderi është i fiksuar me liderin socialist, është e butë. Alex Soros shfaqet në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë duke postuar rregullisht foto të çuditshme të momenteve ‘vëllazërore’ me Ramën. Ai e quan publikisht Ramën "vëllai im në Tiranë" dhe "vëllai im nga një nënë tjetër".

Meqenëse nuk ka shumë gjëra ligjore për të investuar atje, dhe me sa duket, ata nuk diskutojnë vetëm për basketbollin, prandaj është e rëndësishme të dihet pse Alex Soros e konsideron Tiranën si shtëpinë e tij të dytë. Lidhja e tij e thellë me Ramën është e vështirë të shpjegohet.

Nëse presidenca e Harris-Walz planifikon të lejojë Alex Soros të diktojë politikën në Shtëpinë e Bardhë, republikanët duhet të pyesin shumë shpejt pse filantropi i majtë e konsideron Shqipërinë e Ramës, përkufizimin e një kleptokracie autoritare socialiste, një model kaq të mirë për t'u imituar. Sepse, nëse kjo është ajo që demokratët kanë rezervuar për Amerikën, votuesit kanë të drejtë ta dinë./Washington Examiner

alex soros tim walz

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet