Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shumë gazetarë brenda Gazës tani jetojnë në Rafah, pranë kufirit me Egjiptin, ku popullsia është rritur më shumë se pesë herë që nga fillimi i luftës në tetor.
GAZA- Ekspertët thonë se lufta Izrael-Hamas është konflikti më i rrezikshëm për mediat në kohërat e fundit. Siç njoftojnë korrespondetët e Zërit të Amerikës në rajon, gazetarët në Gazë thonë se numri i lartë i vdekjeve e bën jetik çdo njoftim të tyre, por ndërsa më shumë vdesin në radhët e tyre dhe lufta zgjerohet, aftësia për të dhënë lajmet po tkurret me shpejtësi. Shumë gazetarë brenda Gazës tani jetojnë në Rafah, pranë kufirit me Egjiptin, ku popullsia është rritur më shumë se pesë herë që nga fillimi i luftës në tetor. Banorët e Gazës vazhdojnë të shkojnë në këtë qytet ndërsa forcat e armatosura izraelite lëvizin drejt jugut. Gazetarët që punojnë këtu thonë se çdo artikull mund të jetë i fundit, ashtu siç mund të jetë çdo dalje për të blerë ushqim ose karburant, një vizitë në spital për të kërkuar të zhdukurit, të plagosurit ose në kërkim të trupave të viktimave.
“Situata në Gazë është shumë e vështirë. Një person mund të vritet duke raportuar çdo lajm apo duke xhiruar”, thotë Mortasem Mortaja, gazetar palestinez.
Numri i gazetarëve të vrarë në më shumë se katër muaj luftë vlerësohet se është më i lartë se në çdo luftë tjetër në kohërat e fundit. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve njofton për 85 vdekje ndërsa Kombet e Bashkuara thonë se 122 gazetarë janë vrarë. Gazetarët brenda Gazës thonë se numri është rritur në 130 që nga hera e fundit kur u publikua një shifër për këtë. Moatasim Moshtaha thotë se vështirësia në rritje e raportimit nga ky territor e ka bërë çdo pjesë të informacionit që ata mund të publikojnë me rëndësi të madhe që bota të kuptojë luftën nga këndvështrimi i njerëzve në Gazë.
“Duke kufizuar gazetarët ata mund t'i ndalojnë ata të japin lajmet në mënyrë profesionale. Por kur ata vrasin një gazetar, kjo gjithashtu rrit vendosmërinë tonë për të dhënë vazhdimisht të vërtetën”, thotë zoti Moshtaha.
Qeveria izraelite e ka ndaluar hyrjen e shtypit ndërkombëtar në Gazë. Në dhjetor Shoqata e Shtypit të Huaj në Jeruzalem i kërkoi Gjykatës së Lartë izraelite për qasje në territor përtej udhëtimeve të kontrolluara nga ushtria e vendit. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën, duke thënë se do të shkaktonte një barrë të panevojshme për Forcat e Mbrojtjes izraelite. Brenda Gazës, gazetarët thonë se aftësia e tyre për të dhënë lajmet po zvogëlohet me shpejtësi.
“Është një luftë nga të gjitha drejtimet ndaj gazetarëve dhe ndaj gjithë komunitetit. Pushtimi izraelit ndërpret shpesh komunikimet si pjesë e sulmeve të tyre, duke tkurrur aftësinë tonë për të marrë informacion nga vendet e kufizuara nga të cilat u detyruam të iknim në veri”, thotë Islam Ezzanoun, e cila punon për një kanal të madh televiziv palestinez.
Qeveria izraelite ka thënë vazhdimisht se nuk i vë në shënjestër gazetarët apo civilët e tjerë, një pretendim që grupet ndërkombëtare të të drejtave dhe gazetarët palestinezë e vënë në dyshim./ VOA
Foto ilustruese KOSOVA- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë ka thënë t...
SHBA- Ish-kryetarja e ‘Dhomës së Përfaqësuesve’, Nancy Pelosi mbrojti moshën e presidentit Joe Biden të hë...
Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith. SHBA- Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith, i ka quajtur të rrezikshme të mart&...
foto ilustruese SHBA- Një shpërthim vdekjeprurës i meningjitit u shkaktua nga kërpudhat që hanë përmes enëve t...
Pasaportë me emrin e vjetër të shtetit. MAQEDONIA E VERIUT- Dokumentet personale të qytetarëve të Maqedonisë së Ver...
Parlamenti Evropian, Strasburg, Francë. Fotografi nga arkivi. STRASBURG- Parlamenti Evropian (PE) e ka nisur të martën procedurën e mir...
Rocio San Miguel VENEZUELË- Grupet e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësimin për aktivisten venezueliane Rocio San M...
Fëllanza Podrimaj dhe Albin Kurti KOSOVA- Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Fëllanza...
Pamje nga protesta INDI- Policia në veri të Indisë ka hedhur gaz lotsjellës për të parandaluar mijëra fermer&eum...
Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto. HUNGARIA- Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjart...