LIVE UPDATES
Bota

Ambasadorja amerikane në NATO: Komentet që nxisin Rusinë së sulmojë ndonjë vend të aleancës, të rrezikshme

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e nxiti një stuhi kritikash nga Shtëpia e Bardhë dhe nga zyrtarët e lartë perëndimorë kur tha ditë më parë se ai nuk do t’i mbronte aleatët e NATO-s, të cilët dështojnë të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen dhe se do ta nxiste Rusinë t’i sulmojë ata.

13 Shkurt 2024, 16:22 Nga M.B
Ambasadorja amerikane në NATO: Komentet që nxisin Rusinë së
Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith.

SHBA- Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith, i ka quajtur të rrezikshme të martën të gjitha deklaratat të cilat e nxisin Rusinë ta sulmojë ndonjë vend aleat të aleancës ushtarake. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e nxiti një stuhi kritikash nga Shtëpia e Bardhë dhe nga zyrtarët e lartë perëndimorë kur tha ditë më parë se ai nuk do t’i mbronte aleatët e NATO-s, të cilët dështojnë të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen dhe se do ta nxiste Rusinë t’i sulmojë ata. Duke folur në lidhje me këto deklarata të martën në prag të takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, Smith tha se aleanca është shtyllë e sigurisë për të gjithë aleatët evropianë, por edhe për vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mënyra e vetme për të vazhduar është ruajtja e unitetit transatlantik. Në korrik këtë këtij viti në Uashington do ta festojmë 75-vjetorin e themelimit të NATO-s. Për më shumë se shtatë dekada kemi pasur presidentë demokratë dhe republikanë amerikanë, të cilët kanë ruajtur besimin e qartë se NATO-ja është bazament i sigurisë amerikane dhe të aleatëve, e jo një shoqatë bamirëse. Siguria jonë është edhe e aleatëve”, tha Smith.

Ajo ka paralajmëruar se në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, që zhvillohet të enjten më 15 shkurt, do të diskutohet edhe për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të aleancës, e në këtë drejtime dhe për obligimin e vendeve anëtare për ta arritur cakun e NATO-s për shpenzimin e së paku 2 për qind të bruto prodhimit vendor për nevojat e mbrojtjes. Ajo ka përsëritur se SHBA-ja i gëzohet edhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse të vendeve të BE-së.

“Ne, si në NATO, ashtu edhe individualisht si SHBA, kemi mbështetur shumë rritjen e kapaciteteve të BE-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Jemi të inkurajuar edhe me ndihmën e tyre për miqtë tanë në Ukrainë”, tha Smith.

Ukraina do të jetë ndër temat kryesore të takimit të ministrave, ndërsa do të zhvillohet edhe një takim i grupit të posaçëm për mbështetje të Ukrainës ku, pos vendeve anëtare të NATO-s, do të jenë edhe vendet e tjera partnere. Ambasadorja amerikane ka bërë thirrje për vazhdimin e mbështetjes së Ukrainës, duke thënë se “nëse Rusia arrin sukses në Ukrainë, atëherë e tërë Evropa do të jetë në rrezik”. Ajo po ashtu i ka bërë thirrje Hungarisë që sa më parë ta ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO. Ajo është vendi i vetëm i NATO-s që ende s’e ka bërë këtë.

“Suedia është një partnere e cila është e gatshme të bëhet anëtare e aleancës. Merr pjesë vazhdimisht në operacionet e aleancës dhe sjell kapacitete reale në aleancë. Duam që Suedia të hyjë sa më parë. U gëzuam për vendimin e Turqisë që ratifikoi anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe inkurajojmë Hungarinë ta bëjë këtë sa më parë,” tha ambasadorja Smith.

Suedia dhe Finlanda kishin bërë kërkesë për anëtarësim në NATO së bashku, pasi Rusia e filloi pushtimin e Ukrainës më 2022. Finlanda iu bashkua NATO-s në prill të vitit të kaluar./ REL

nato julianne smith

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen