LIVE UPDATES
Bota

Gazetarja e burgosur në Rusi, nominohet për çmimin e UNESCO-s

I krijuar më 1997, ky është një çmim vjetor që e nderon një person apo një grup njerëzish të cilët japin kontribut të shquar për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shtypit nëpër glob, pavarësisht “rrezikut dhe përndjekjes” me të cilat përballen.

16 Shkurt 2024, 18:31 Nga M.B
Gazetarja e burgosur në Rusi, nominohet për çmimin e UNESCO-s
Alsu Kurmasheva, gazetare me bazë në Pragë e REL-it dhe me shtetësi amerikane dhe ruse, është duke u mbajtur në paraburgimin rus prej 18 tetorit.

RUSIA- Ministria e Jashtme e Republikës së Çekisë ka thënë të premten se ajo dhe 22 vende të tjera e kanë nominuar gazetaren e Radios Evropa e Lirë (REL), Alsu Kurmasheva – e cila është duke u mbajtur nga zyrtarët e sigurisë në Rusi që 120 ditë – për çmimin e UNESCO-s “Guillermo Cano”, për Lirinë Botërore të Shtypit 2024. I krijuar më 1997, ky është një çmim vjetor që e nderon një person apo një grup njerëzish të cilët japin kontribut të shquar për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shtypit nëpër glob, pavarësisht “rrezikut dhe përndjekjes” me të cilat përballen. Kurmasheva, gazetare me bazë në Pragë e REL-it me shtetësi amerikane dhe ruse, është duke u mbajtur në paraburgimin rus prej 18 tetorit nën akuzat për shkeljen e të ashtuquajturit ligji për “agjentët e huaj”. Megjithëse ajo i ka kaluar rreth katër muaj në paraburgim, Departamenti amerikan i Shtetit ende nuk e ka shpallur si të jashtëligjshme paraburgosjen e saj, siç ka bërë me qytetarët e tjerë amerikanë të mbajtur në Rusi.

Një vendim i tillë do ta kishte rritur profilin e rastit kundër Kurmashevës, duke cilësuar si të motivuar politikisht. Dy qytetarë të tjerë amerikanë të mbajtur në Rusi – reporteri i Ëall Street Journal Evan Gershkovich dhe ish-marinsi amerikan Paul Ëhelan – janë shpallur si të arrestuar jashtëligjshëm. Kurmasheva, e cila ka punuar për Shërbimin Tatar-Bashkir të REL-it për rreth 25 vjet, u largua nga kryeqyteti çek në maj të vitit të kaluar për një emergjencë familjare në vendlindjen e vet Tatarstan, njëren prej republikave të shumta të Rusisë. Ajo ishte ndaluar përkohësisht më 2 qershor në aeroportin e Kazanit, ku ishte duke pritur që të kthehej në Pragë. Aty autoritetet ia konfiskuan të dyja pasaportat dhe telefoni mobil. Pasi priti pesë muaj për vendimin e gjykatës për rastin ndaj saj, Kurmasheva u gjobit me 109 dollarë për shkak se nuk e kishte regjistruar pasaportën e vet amerikane te autoritetet ruse. Duke mos qenë në gjendje të largohet nga Rusia pa dokumentet e veta të udhëtimit, Kurmasheva u arrestua sërish në tetor dhe këtë herë nën akuzat se nuk ishte regjistruar si “agjente e huaj”. Dy muaj më vonë, ajo u akuzua për shpërndarje të dezinformatave për ushtrinë ruse.

Kurmasheva së fundmi shkroi nga qelia e burgut në qytetin rus, Kazan, se “qëndrimi në burg po bëhet dalëngadalë, por sigurt më i padurueshëm”.

Kurmasheva është një ndër katër gazetarët e Radios Evropa e Lirë - Andrey Kuznechyk, Ihar Losik dhe Vladyslav Yesypenko janë tre të tjerët – që aktualisht ndodhen në burg, mbi akuza që lidhen me punën e tyre. Grupet për të drejta dhe REL-i kanë bërë vazhdimisht thirrje për lirimin e të katërve, duke thënë se ata janë burgosur padrejtësisht. Losik është blloger dhe kontribuues në Shërbimin bjellorus të REL-it, i cili është shpallur fajtor në dhjetorin e vitit 2021 mbi disa akuza, përfshirë atë për “organizimin dhe përgatitjen e veprimeve që cenojnë rëndë rendin publik”, dhe është dënuar me 15 vjet burgim. Kuznechyk, redaktor i ueb-faqes së Shërbimit bjellorus të REL-it, është dënuar në qershorin e vitit 2022 me gjashtë vjet burgim, pas një gjykimi që nuk ka zgjatur më shumë se disa orë. Ai është shpallur fajtor për “krijim apo pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste”. Yesypenko, qytetar me shtetësi ukrainase dhe ruse, i cili ka kontribuar për Realitetet e Krimesë, një degë rajonale lajmesh e Shërbimit ukrainas të REL-it, është dënuar në shkurtin e vitit 2022 me gjashtë vjet burgim nga një gjyqtar rus në Krimenë e okupuar, pas një gjykimi prapa dyerve të mbyllura. Ai është shpallur fajtor për “posedim dhe transportim të mjeteve shpërthyese”, një akuzë që ai kategorikisht e mohon./ REL

unesco rusia gazetare

Sondazh

Poll
Bota 16 Shkurt 2024, 17:41 h.k

DW: Konferenca e Sigurisë në Mynih

Foto ilustruese GJERMANI-Në Mynih fillon nga 16 shkurti deri 18 shkurt për të 60-n herë Konferenca e Sigurisë - MSC ësht&eum...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj