LIVE UPDATES
Bota

VOA: Blinken në Konferencën e Sigurisë së Mynihut mes mosmarrëveshjeve të brendshme politike në SHBA

Ndërsa Rusia vazhdon të sulmojë Kharkivin dhe qytetet e tjera të Ukrainës, ekspertët paralajmërojnë se refuzimi i Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Mike Johnson për të lejuar votimin e paketës së ndihmave për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin do të shkaktojë viktima të mëtejshme, ndërsa Kievit ka mungesa në municione dhe ushtarë.

16 Shkurt 2024, 17:53 Nga M.B
VOA: Blinken në Konferencën e Sigurisë së Mynihut mes
Antony Blinken

MYNIH- Pas vizitës në Shqipëri, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shkoi në Gjermani ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës për çështjet diplomatike, Cindy Saine, ndër çështjet me të cilat pritet të përballet në Evropë është edhe ndihma ushtarake për Ukrainën që ka ngecur në Dhomën e Përfaqësuesve dhe komentet e ish presidentit Donald Trump me kërcënimin për të braktisur disa nga vendet aleate të NATO-s, nëse ai rizgjidhet. Ndërsa Rusia vazhdon të sulmojë Kharkivin dhe qytetet e tjera të Ukrainës, ekspertët paralajmërojnë se refuzimi i Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Mike Johnson për të lejuar votimin e paketës së ndihmave për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin do të shkaktojë viktima të mëtejshme, ndërsa Kievit ka mungesa në municione dhe ushtarë. Presidenti Joe Biden theksoi të martën pasojat dhe tha se miratimi i projektligjit do t’i jepte një mesazh tepër të rëndësishëm presidentit rus Vladimir Putin.

“Nëse nuk ndalim oreksin e Putinit për pushtet dhe kontroll ndaj Ukrainës, ai nuk do të ndalet vetëm tek Ukraina. Dhe kostot për Amerikën dhe aleatët dhe partnerët tanë do të rriten. Për republikanët në Kongres që mendojnë se mund të kundërshtojnë fondet për Ukrainën dhe të mos mbajnë përgjegjësi – historia po na ndjek”, tha presidenti Biden.

Në këtë sfond politik, Sekretari i Shtetit Antony Blinken shkoi në Shqipëri dhe në vazhdim merr pjesë në Konferencën e Sigurisë të Mynihut. Ai pritet të ketë një seri takimesh dypalëshe me homologët nga Gjermania, Ukraina, India dhe disa vende të tjera, ndër to ndoshta edhe Kina. Disa komente nga kandidati kryesor republikan për president, Donald Trump, mund të lënë në hije takimet për sigurinë në Mynih. Ish presidenti Trump tha javën e kaluar se i pati thënë një vendi anëtar të NATO-s se nuk do t’i mbronte nga Rusia vende të caktuara aleate. Gjithashtu, ai ka ushtruar vazhdimisht trysni ndaj ligjvënësve republikanë që të mos e miratojnë ndihmën për Ukrainën. Në Departamentin e Shtetit të mërkurën, Zëri i Amerikës shtroi pyetjen nëse politikat e brendshme amerikane do ta vendosnin Sekretarin Blinken në një pozitë të vështirë në Mynih.

“Jam i sigurtë se në Mynih do të dëgjojmë drejpërdrejt nga udhëheqësit e huaj se po ndjekin me vëmendje veprimet e Kongresit. E dimë se populli ukrainas po na ndjek dhe siç tha presidenti, historia po na ndjek gjithashtu”, tha Matthew Miller, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ligjvënësit republikanë janë të ndarë për sa i përket vazhdimësisë së financimit për Ukrainën. Ligjvënësi republikan Pete Sessions i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara i kanë premtuar mbështetje Ukrainës.

“Demokratët në Senat kanë kaluar për mendimin tim një projektligj të mirë për ta furnizuar Ukrainën me çfarë i nevojitet. Pra gjithçka ka të bëjë me Ukrainën – atyre u nevojitet ndihmë me artileri dhe armatime që mund t’i furnizojnë Shtetet e Bashkuara”, thotë ligjvënësi Sessions.

Të martën, Senati me shumicë demokrate kaloi me mbështetje dypartiake një projektligj për ndihma prej 95 miliardë dollarësh, nga të cilat 60 miliardë janë për Ukrainën. Ligjvënësi Sessions tha se ai beson se Kongresi do të arrijë të gjejë një mënyrë për ta miratuar projektligjin./VOA

mynih konferenca

Sondazh

Poll
Bota 16 Shkurt 2024, 17:41 h.k

DW: Konferenca e Sigurisë në Mynih

Foto ilustruese GJERMANI-Në Mynih fillon nga 16 shkurti deri 18 shkurt për të 60-n herë Konferenca e Sigurisë - MSC ësht&eum...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen