LIVE UPDATES
Bota

Gërvalla: Turqia po ofron ndihmë për stabilitet në rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur në Prishtinë, homologun turk, ministrin e Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, të cilët iu janë adresuar mediave paraditen e së dieles.

19 Qershor 2022, 11:37 Nga DOSJA
Gërvalla: Turqia po ofron ndihmë për stabilitet në rajon
Donika Gërvalla

KOSOVË- Si një anëtare e rëndësishme e NATO-s, pas agresionit rus në Ukrainë, Turqia ka ofruar ndihmën e saj dhe është po ashtu aktive në Ballkan si ndërmjetësuese neutrale edhe mes Serbisë dhe të tjerëve, tha ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në konferencë për media.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur në Prishtinë, homologun turk, ministrin e Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, të cilët iu janë adresuar mediave paraditen e së dieles.

“Pozicioni i Kosovës në këtë çështje është i qartë, Rusinë, por edhe Serbinë, e shohim jo vetëm si agresiv, por edhe destabilizues për të gjithë rajonin tonë. Shpresojmë që përpjekjet për ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, NATO-s, por edhe Turqisë do të kontribuojnë që Serbisë dhe separatistëve serb në Bosnje dhe Hercegovinë të ju pamundësohet që nën hijen e agresionit rus në Ukrainë dhe me ndihmën e Rusisë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore”, tha Gërvalla.

Ajo shtoi se Kosova dhe Turqia kën kanë bashkëpunim në arsim dhe shëndetësi dhe se shpreson në “më shumë investime turke në Kosovë”.

Duke folur për investimet turke në Kosovë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu përmendi marrëveshjen për tregti të lirë mes dy vendeve, e cila ka hyrë në fuqi vitin e kaluar.

“Eksporti prej Turqisë në Kosovë është dyfishuar, në çerekun e parë të këtij viti rreth 20% është shtuar eksporti nga Kosova për në Turqi”, tha ai.

Cavusoglu tha se në fushën e energjetikës duhet të bëhet edhe më shumë punë.
“Posaçërisht në energjinë e ripërtritshme, solare dhe të erë, kompanitë tona janë të gatshme të investojnë. Nuk duam garanci të blerjes, natyrisht, financimin do ta bëjmë vet dhe për një vjet do ta kryejnë investimin e tyre. Unë besoj qe në këto investime kanë interesim firma të fuqishme”, tha ai.

Kosova dhe Turqia nënshkruan paraprakisht marrëveshje në fushën e aviacionit, që sipas ministres Gërvalla e njëjta do të rrisë frekuencën e fluturimeve mes dy vendeve.

“Edhe në fushën e aviacionit, me këtë marrëveshje do të rritet edhe numri i fluturimeve e turistëve”, tha ministri turk.

Cavusoglu përmendi dhe organizatën TIKA, ku tha se deri tash ajo ka realizuar mbi 700 projekte në Kosovë dhe është e gatshme të jetësoj edhe projekte tjera.
Në fund, ministri turk tha se vizitën e tij në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, e ka nisur me Beogradin, e këtu përmendi marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ne e mbështesim dhe besojmë që duhet të arrihet një marrëveshje përmes kanaleve diplomatike”, tha ai. Cavusoglu përmendi dhe organizatën FETO.

“Ekzistenca e FETO-s në Kosovë është pengesa më e madhe mes raporteve tona, për shkak që është duke bërë punë për të helmuar raportet tona”, tha ai.
Ministrin e Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka arritur në Kosovë të shtunën, ku bashkë me homologen e tij dhe ministra tjerë te Qeverisë së Kosovës kanë darkuar bashkë. Sipas MPJD-së, ata kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe projektet e përbashkëta.

Në darkën zyrtare, të ftuar ishin edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe ambasadorët e dy shteteve përkatëse. Ministri turk do të pritet edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Marrë nga REL. 

donika gërvalla mevlut cavusoglu mevlut çavusoglu ne kosove

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit